StockSnap - Pixabay.com

Koleksionimi dhe varitetet e fikut

Koleksionimi

Fiku është një pemë që ka shumë diversitet gjenetik në vendin tonë në krahasim me pemët e tjera. Një pjesë e varieteteve është autoktone dhe nuk gjendet në vende të tjera të botës apo në rajon, kurse një pjesë tjetër gjendet dhe në vende të ndryshme të botës, ku mund të përmenden varietetet Patllixhan, Stamboli e Tivaras. Koleksioni ka për qëllim që të ruajë këtë material gjenetik nga erozioni gjenetik. Për këtë arsye ajo ruhet në ex situ, në koleksionin e germoplazmës së pemëve frutore ndërsa në shtete të tjera me financime më të mëdha, ajo ruhet në koleksionin e germoplazmës vetëm të Fikut, (T. Kokaj, 2018, IJAEB, vol 3, no 3).

Koleksion i germoplazmës së fikut fikut në Valias, UBT.

Varietetet më të përdorura

Resurset gjenetike të fikut gjenden të shpërndara në disa rajone të vendit tonë dhe ajo që i  dallon në rajon, është destinacioni i prodhimit si për konsum të freskët, ashtu edhe tharje apo për industri. (T. Koka, 2003, Acta Hort, 605).

Nga eksplorimet në rajone të ndryshme të vendit, janë eksploruar dhe studiuar shumë varietete të fikut të cilat janë karakterizuar në in situ, janë vlerësuar dhe janë sjellë për mbjellje në koleksionin në Valias, UBT për ruajtje (T. Koka, 2008, Acta Hort, 798).

Në vijim janë paraqitur disa nga varietetet që gjenden në koleksionin Valias, UBT si rezultat i një pune kërkimore shumë të gjatë:

  1. Kraps i zi, Peshtanak, Morait, Dimrak, Rotllar, Allaxhir, Fiku i kuq, Cipull, etj.

Nga studimi molekular është arritur që të shihen tiparet e përbashkëta dhe të ndryshme të këtyre varieteteve si dhe të arrihet që të dallohen tiparet genotipike të atyre varieteteve që pavarësisht se gjenden në rajone të ndryshme të vendit dhe me emra të ndryshëm, janë të njëjta.

 

Prof. Ass. Dr. Tatjana Koka
Përgjegjëse për pemët frutore, farore dhe sub-tropikale, Instituti i Resurseve Gjenetike të Bimëve, UBT.

Na Ndiqni në: