Ky kualifikim synon të plotësojë kërkesat në rritje të tregut të punës për specialistë në fushën e planifikimit, projektimit, ndërtimit dhe mirëmbajtjes së mjediseve të gjelbëruara familjare dhe parqeve publike. Nëpërmjet këtij formimi, studentët ridimensionojnë konceptet për hortikulturën si shkenca e integrimit të shkencave teorike bazë në funksion të shfrytëzimit të bimëve të kopshtit jo vetëm për qëllime konsumi, por edhe për shfrytëzimin e tyre në krijimin e mjediseve çlodhëse dhe argëtuese. Nëpërmjet këtij kualifikimi zbatohen rekomandimet e Konventës Europiane të Peizazhit (Firenze, 2000) lidhur me formimin e specialistëve në sektorin e njohjes dhe ndërhyrjes në peizazh si dhe aktivizimin e studimeve universitare që trajtojnë vlerat e lidhura me peizazhin dhe ato që trajtojnë ruajtjen, menaxhimin, planifikimin dhe projektimin e tyre me qellim rritjen e njohjes për peizazhet.
Artikuj të ngjashëm
Testimi i tokës dhe ujit.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural , me mbështetjen e projektit IPESA të financuar nga Bashkimi Evropian, ka përgatitur një paketë videosh praktike informuese për të gjithë fermerët. Testimi dhe analizimi i...
January 11, 2023
187 Shikime
Ndërkohë që akoma nuk janë mbyllur të gjitha fazat e aplikimeve për këtë vit akademik, pedagogu Dritan Laçi ka bërë një përmbledhje të parakohshme të regjistrimeve në nivel universiteti.
Sipas tij, regjistrimet në degët e Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit, të Shkencave Pyjore, të Mjekësisë Veterinare dhe të Bioteknologjisë dhe Ushqimit shfaqen brenda parametrave të përgjithshme. Ndërsa Fakulteti...
November 9, 2022
116 Shikime
Profesor Zef Gjeta ishte i ftuar në studion e “Ditarit” në A2 CNN, ku foli për mënyrat më efektive të përdorimin e tokës bujqësore në Shqipëri.
Ai shprehet se toka është pasuri kombëtare dhe si e tillë duhet të prodhojë. Për këtë, Profesor Gjeta këshillon fermerët se cilat produkte duhet të kultivojnë dhe se si të veprojnë për të marrë prodhim dhe fitim të...
November 9, 2022
179 Shikime