Duke parë vlerat që ka mjalti, nisur edhe nga puna që bëhet në media dhe në rrjetet sociale, njerëzit kanë filluar të konsumojnë më shumë mjaltë. Por, kjo është njëra anë, ana tjetër me shumë rëndësi është: a konsumojmë ne mjatë të mirë?
Fillimisht duhet të dihet se mjalti në botë (jo vetëm në vendin tonë), konsumohet pak, krahasuar me nevojën që ka organizmi dhe me vetitë e mira të mjaltit dhe ndikimet positive që kanë në shëndet. Por, edhe pse kjo është e vërtetë, duhet të dimë që vetëm 40% e mjalit që konsumohet në botë është original dhe i rregullt, ndërkohë që pjesa tjëtër është e manipuluar, fallco, e parregullt.
Për konsumatorin e thjeshtë, kjo është një situatë e ndërlikuar, pasi ai nuk e dinë si të veprojnë. Në këtë rast, vimë në ndihmë me disa metoda mjaft të thjeshta që na tregojnë nëse mjalit është i rregullt apo jo, metoda të cilat çdokush mund ti provojë në shtëpinë e tij, për tu bindur sa origjinal është mjalti për të cilin keni shpenzuar para.Në rastin konkret, pavarësisht nga çmimi i mjaltit, provat që po paraqesim, bëjnë të mundur që të kuptoni nëse i keni harxhuar paratë si duhet, nëse keni marrë atë për të cilin ju keni paguar, apo diçka nuk skon.
Fillimisht, është e nevojshme të theksojmë se metodat që ju paraqiten në vijim, janë shumë të thjeshta, por edhe vetëm njëra prej tyre, mund tju lejojë të diferenconi mjaltin e rregullt nga ai fallco. Është me rëndësi të tregohet që metodat e paraqitura në vijim, nuk kanë asnjë influecë për lloje të ndryshme të mjaltit (pra funksionojn pavarësisht se nga çfarë luleje ka ardhur mjalti).
Natyrisht që kultura të ndryshme nëpër botë, kanë gjetur e zbatojnë edhe metoda të tjera të testimit të mjaltit. Por, këto ishin në mënyrë të përmbledhur ato metoda që kushdo mund ti provojë në shtëpi dhe të bëjë diferencën mes mjaltit origjinal, natyral dhe atij të rremë. Ndaj, duhet të mundoheni të blini mjaltë direkt nga një bletërritës i besueshëm. Tek ata keni mundësinë ta provoni mjaltin dhe të merrni përgjigje të sakta për çdo pyetje në lidhje me mjaltin në shitje.
Poashtu, rekomandimi i ekspertëve është që të bëni kujdes me etiketën. Mjalti i vërtetë duhet të përmbajë vetëm një përbërës – mjaltë! Ndërkohë që disa prodhues ose kompani shtojnë përbërës të tjerë në listë, shije, ëmbëlsues, aditivë, dhe elementë artificialë. Në vetvete, në mënyrë të menjëhershme, bën që ai të mos jetë mjaltë i vërtetë.
Disa prej aditivëve të shtuar përfshijnë: shurup misri, niseshte, glukozë ose shurup sheqeri. Produktet që mbajnë emërtime jo fort të qarta në etiketë janë qartësisht shumë larg mjaltit të vërtetë.
Përgatiti:
Zef GJETA
Shto Koment