Marrja e mostrave tek karkasat e mishit në thertore

Sigurimi i nivelit mikrobiologjik brenda limiteve të përcaktuara nga ligji përbën sfidën kryesore për të gjitha thertoret dhe stabilimentet ku realizohet procesi i përpunimit të mishit. Gjatë procesit të marrjes së mostrave bazohet në disa parime bazë që janë:

  • Mostra e marre duhet të jetë përfaqësuese.
  • Mostra e marrë nuk duhet të pësojë ndryshime.
  • Për mishin e freskët temperatura e hyrjes në laborator nuk duhet të jetë me e lartë se 50C.
  • Tek mishi i ngrirë temperatura e hyrjes në laborator nuk duhet të jetë më e lartë se 50C dhe mostra e marre nuk duhet të ringrihet.

Vendi dhe koha

Në lidhje më marrjen e mostrave duhet të bëhet e qartë se ekzistojnë ndryshime të mëdha në lidhje me ngarkesën dhe mikroflorën mikrobike në pjesë të ndryshme të karkasës. Disa rajone të ndryshme të karkasës kontaminohen më shumë gjatë therjes, heqjes së lëkurës, eviscerimit, ftohjes ose transportit. Marrja e mostrave tek karkasat e mishit realizohet në tre pika specifike që jepen në pamjen e mëposhtme. Tek gjedhi çdo rajon ku realizohet marrja e mostrave duhet të ketë një sipërfaqe 100 cm2, duke arritur një total të përgjithshëm prej 300 cm2.

Fig. 1 Marrja e mostrave tek gjedhi

Vendi i parë ku realizohet marrja e mostrave është tek m. abdominis obliques exeternus, 7.5 cm kranialisht së mesit. Vendi dytë ku realizohet marrja e mostrave është në rajoni e brrylit. Vendi i tretë ndodhet në sipërfaqen mediale në linjën imagjinare që bashkon tendinin e akilit me kockën e pelvisit. Tek derrat pika e parë e marrjes së mostrave ndodhet në rajonin e brrylit, pika e dytë ndodhet ventralisht vijës imagjinare që bashkon atlasin dhe aksis. Pika e tretë ndodhet kranialisht bazës së bisht, 5cm lateralisht planit medialë.

Fig 2. Marrja e mostrave tek derrat

Tek të imtat ashtu si tek gjedhi merren 3 mostra por ndryshon sipërfaqja e marrjes së mostrës e cila është 25 cm2. Pika e marrjes së mostrave është në rajonin e brrylit, pika e dytë është kaudalisht brinjës së 13 ndërsa pika e tertë e marrjes së mostrave ndodhet kranialisht bazën e bishtit.

Fig 3. Marrja e mostrave tek të imtat

Tabela 1. Frekuenca e marrjes së mostrave sipas specieve për E. coli

Në rast të pranisë së Salmonellosës në karkasat e mishit kërkohet serotipizimi i saj. Frekuenca e marrjes së mostrave sipas specieve për Salmonellosën jepet në tabelën e mëposhtme.

Tabela 2.  Frekuenca e marrjes së mostrave për Salmonella Spp

Analizimi i mostrave duhet të realizohet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe nëse ka kaluar mbi 36 orë kjo mostër nuk duhet të analizohet.

Tabela 3. Koha e marrjes së mostrave

Metoda destruktive ose prerja

Metoda destruktive (excision technique) përfaqëson prerjen dhe largimin e të gjitha zonave të paracaktuara për analizimin e ngarkesës mikrobike. Prerja konsiderohet si metoda më e saktë që ekziston për marrjen e mostrave tek karkasat e mishit duke siguruar numërimin e saktë të baktereve (Figura 4).

Metodat jo-destruktive

Metodat jo-destruktive janë metoda lehtësisht të zbatueshme e cila ka një indeks të mirë të numërimit të kolonive bakteriale të pranishme në karkasë. Gjithsesi këto metoda nuk garantojnë numërim e të gjitha mikroorganizmave të pranishëm në sipërfaqen e karkasës.

Metoda me shpëlarje (Rinse method)

Metoda më shpëlarje është më e saktë se metoda me tampon pasi siguron testimin e të gjithë hapësirës brenda shabllonit. Për realizmin siç duhet të procesit së marrjes së mostrës nevojiten një tavolinë, doreza sterile, qeska sterile, një sfungjer sterilë, 25 ml solucion buffer ose ujë peptonik dhe një shabllon me përmasa 10 X 10 cm. Më pas vendoset shablloni sterilë në zonën ku do të realizohet marrja e mostrës duke e lëvizur sfungjerin 10 herë horizontalisht dhe 10 herë vertikalisht.

Metoda me tampon (swab methods)

Metoda me tampon bazohet në përdorimin e një tamponi steril i cili fërkohet në zonën që do të merret mostra duke realizuar zhvendosjen e mikrobeve nga sipërfaqja e karkasës drejt tampon (Figura 5).

Pllakëza Agar-Contact-Rodac Plate (Replicate Organisme Detection and Counting)

Metoda bazohet në përdorimin e pjatave të vogla të petrit të cilat janë të mbushura me një solucion agar për rritjen e mikroorganizmave. Pjata e petrit mbështet për 10 sekonda ne sipërfaqen që do të kontrollohet dhe më pas inkubohet duke lejuar shumëzimin e kolonive (Figura 6).

PETRI-FILM (3M, DRY MEDIUM FILM)

Petri film përfaqëson një metodë standarde për përcaktimin e ngarkesës mikrobike në karkasat e mishit dhe mjetet e punës (Figura 7).

Transporti i mostrave për në laborator

Një nga momentet më të rëndësishme gjatë procesit të mostrave është dhe transporti i tyre për në laborator. Ky proces bazohet në dy parime baze që janë koha dhe temperature. Në lidhje me kohën duhet që mostra të mbërrijë në laborator sa më shpejt të jetë e mundur dhe të mos kalojë 24 orë që nga marrja e saj. Në lidhje më temperaturën kërkohet që ajo mos të jetë më e lartë së 50 C. Për këtë arsye përdorën pllakëza ftohëse që nuk duhet të jenë në kontakt të drejtë për drejtë me mostrën për mos ta dëmtuar atë (Figura 8).


Figurat ilustruese

Dr. Egon Andoni
Departamenti i Shëndetit Publik Veterinar, Fakulteti i Mjekësisë Veterinare, UBT.

Na Ndiqni në: