Image credits: Ricaro Beliel

Çifti brazilian që mbolli 2 milionë pemë dhe i ndryshoi pamjen vendlindjes

Ndryshimet klimaterike apo efektet e ngrohjes globale apo “babëzia njerëzore” kanë shkaktuar e vijojnë të shkaktojnë jo pak probleme në tokë por në vende të ndryshme të globit, ka edhe nga ata që duan ta ndryshojnë sado pak këtë qasje. I tillë është çifti nga Brazili, Sebastiao dhe Lelia të cilët më shumë se 20 vite më parë mbollën 2 milionë pemë, duke e i bërë natyrës dhe mjedisit përreth një “favor” të madh.

Nga mbjellja e pemëve janë kthyer 172 lloje zogjsh, 33 lloje gjitarësh, 15 amfibë dhe 15 lloje zvarranikësh. Në këtë zonë numërohen gjithashtu edhe 293 lloje bimësh.  Dekadat e fundit, në mbarë botën po humbasin gjithnjë e më tepër hapësira pyjore ndërsa vlerësohet se janë shkatërruar përqindje të konsiderueshme pyjesh. Cifti nga Brazili, Sebastiao Salgado dhe bashkëshortja e tij Lelia Deluiz Uanik Salgado mbollën miliona pemë në 1.500 hektarë tokë të shpyllëzuar në fermën e tyre Bulkao në Aimores.

Gjithçka nisi në vitin 1994 kur fotografi i mirënjohur Sebastiao u rikthye në Brazil për të vizituar pyjet e mrekullueshme tropikale në zonat ku kishte kaluar fëmijërinë por u shqetësua shumë kur pa një tjetër pamje, që të ofronte gjithçka përveçse pyjeve tropikale të dendura të dikurshme.

Ai tregon se ishte ideja e bashkëshortes së tij për ta ripyllëzuar këtë zonë dhe menjëherë çifti nisi punën. Falë edhe ndihmës së një grupi bashkëpunëtorësh, çifti Brazilian mbolli fara e fidanë që pas dy dekadash u kthyen në bimë e pemë të ndryshme që i dhanë frymë e më shumë oksigjen zonës, por edhe një pamje krejtësisht tjetër.

Na Ndiqni në: