Shqipëria është një vend mesdhetar dhe ku për më shumë se 3000 vjet, ulliri dhe vaji i ullirit kanë qenë një nga produktet ushqimore më të njohur.
Prodhimi i vajit të ullirit është traditë mjaft e vjetër në Shqipëri, por në ekonominë e re të tregut ai ka fituar një vëmendje të shtuar si një potencial i rëndësishëm për gjenerimin e të ardhurave dhe sigurimin e punësimit. Dekadën e fundit, një vizion i ri për sektorin e ullirit po shfaqet në Shqipëri në angazhimin më të madh drejt vlerave cilësore të larta që karakterizojnë vajrat e specialitetit me identitet rajonal.
Pak histori
Në vendin tonë janë mbjellë dhe mbarështuar ullishtat qysh nga koha e Skënderbeut, ajo e mbretërisë së Zogut, në diktaturën komuniste dhe po vazhdojnë të mbillen edhe këto 20 vite të ekonomisë së tregut. Në agrofondin e ullishtarisë shqiptare, deri në vitet 1945 ishin të regjistruara 1.2 milionë rrënjë ullinj, kryesisht me moshë të madhe, të mbjella në toka jo shumë produktive. Prodhimi kokërr në vite të njëpasnjëshme arrinte 25 – 40 mijë tonë ose i njehsuar me 5 – 8 mijë tonë vaj.
Në fund të viteve 1990, ullishtaria zinte mbi 45 200 hektarë tokë me një inventar fizik rreth 6 milionë rrënjë.
Ullinjtë janë ndër kulturat më të rëndësishme të pemëve frutore që rriten në Shqipëri
Gjithsej numërohen pothuajse 12 milion pemë ulliri, me më shumë se 28 lloje – mesdhetare tipike. Me përjashtim të varietetit Frantio të futur nga Italia, tetë varietetet e tjera të rritura më shpesh janë varietet vendase shqiptare: “Kalinjot”, “Krypi Beratit”, “Bardhi i Tiranës”, “Krypsi i Elbasanit”, “Mixan” dhe “Himara”, të cilat zënë dhe 85% të prodhimit në vend dhe janë të një cilësie shumë të lartë, Dy varietet kryesore qe udhëheqin janë “Kalinjot”, i cili mbulon rreth 40% të plantacioneve totale për përdorimin e vajit dhe tryezës dhe “Kokërrmadhi i Beratit”, që përfaqësojnë afërsisht 21% të ullinjve të tryezës.Prodhimi i vajit të ullirit po rritet me shpejtësi në Shqipëri, veçanërisht përgjatë bregdetit. Metoda e kultivimit është kryesisht e gjerë dhe shpesh pemët janë pjesë e mjedisit natyror. Pjesa më e madhe e prodhimit plotëson standardet organike.
Zonat kryesore të prodhimit të ullinjve për vajin e ullirit janë Berati, Fieri, Vlora dhe zona midis Elbasanit dhe Tiranës. Në këto zona, 90% deri 95% e kultivarëve janë për prodhimin e vajit të ullirit.
Ndërveprimi i varieteteve shqiptare me mjedisin lokal (toka, klima, lartësia) dhe praktikat kulturore rezulton në karakteristikat e veçanta dhe shijet dalluese për vajrat e prodhuar në rajone të ndryshme të të gjithë Shqipërisë. Metoda e kultivimit është kryesisht ekstensive dhe pemët shpesh janë pjesë e mjedisit natyror.
Shumica e prodhimit mblidhet me standardet organike por nuk është certifikuar plotesisht si i tillë. Cilësia e lëndëve të para eshte e mirë. Aciditeti i vajit është më pak se 3%.
VAJI I ULLIRIt, PRODHIMI SHQIPTAR
SHIFRA PËRMBLEDHËSE
Numri i pemëve të mbjella në prodhim arrin rreth 8.2 milionë (2019)
Shqipëria është vend mesdhetar i përzgjedhur dhe i privilegjuar nga natyra për kultivimin e bimës së ullirit.
Ø Ushqehen mbi 118 mijë familje fermere,
Ø Sigurohen mbi 3.5 litra vaj /banorë
Ø Konsumi vjetor 10 kilogramë ullinj tavoline për frymë
Duke llogaritur importet, konsumi i vajit të ullirit është rreth 5 litra/banorë, kjo sasi është e ulët në krahasim me vendet e tjera prodhuese të vajit të ullirit si Italia, 16 litra/banor, Greqia 21 litra/banor. Por shqiptarët renditen si konsumatorët më të mëdhenj të ullirit të tavolinës. Këshilli Ndërkombëtar i Ullirit, organizata që përmbledh të gjitha vendet prodhuese dhe konsumuese të ullirit në botë ka publikuar shifrat më të fundit. Sipas këtij burimi Shqipëria klasifikohet në vend të parë me konsumin vjetor prej 10 kilogramë ullinj tavoline për frymë me konsum vjetor gjithësej 29 mijë ton në rang vendi.
- Ekonomia kombëtare përfiton mbi 25-30 milionë euro të ardhura në vit.
- Prodhimi kokërr në vitet e fundit arrin – 100 000 – 115,000 tonë dhe njehsuar në vaj ulliri 10 – 13 000 tonë vaj ulliri.
- Total i rrënjëve të ullirit në prodhim 8.2 00.000 (2019)
- Ullinj, rendimenti/ kg/rrënjë 15 (2016)
- Gjithësej rreth 480 linja dhe fabrika përpunimi nga të cilat 160 fabrika të reja të markës “Pieralis”, “Alfa Laval”, etj.
Shqipëria klasifikohet në vend të parë me konsumin vjetor prej 10 kilogramë ullinj tavoline për frymë me konsum vjetor gjithësej 29 mijë ton në rang vendi. Spanja, e cila është ndër furnizueset kryesore të Europës, konsumon 3,5 kg/frymë. Italianët konsumojnë 2 kilogramë ullinj tavoline në vit ndërsa Grekët edhe më pak, rreth 1,3 kilogramë në vit për frymë.
Vaji i ulirit ‘’Made in Albania”
Eksporti dhe vendet ku esportojmë
Prodhimi i vajit të ullirit në Shqipëri ka njohur një rritje të ndjeshme nga viti në vit duke ndikuar edhe në rritjen e eksporteve. Rritja e prodhimit të vajit të ullirit ka ndikuar pozitivisht edhe në eksportet e këtij produkti.
Shqipëria mund të eksportojë vaj ulliri të certifikuar organikisht me cilësi të lartë. Aktualisht kjo po ndodh, pavarësisht se në një shkallë të vogël
Prodhimi, çertifikimi dhe eksporti i vajit të ullirit organik filloi në vitin 2003 si pjesë e programit SIPPO (Programi Zviceran i Nxitjes së Importit) që mbeshteti kompaninë “Shkalla” , me një certifikatë të lëshuar nga IMO (Agjencia Zvicerane e Inspektimit), të hyjë e para me eksporte në tregun zviceran dhe më vonë kjo u bë pika kryesore e referimit për vajin e ullirit organik shqiptar. “Shkalla” qe prodhuesi i parë që fitoi çmimin ndërkombëtar për prodhimin e vajit organik të ullirit “Biol” në 2005. Qysh atëherë, “Shkalla” fiton çdo vit çmime për cilësinë e lartë, bashkë me disa kompani të tjera të sektorit të vajit të ullirit, si Musai Sh.p.k., Borshi, Subashi, etj dhe sot eksporton vaj ulliri organik ekstra të virgjër në Zvicër. Prodhimi i vajit të ullirit në Shqipëri ka njohur një rritje të ndjeshme nga viti në vit, duke ndikuar në rritjen e eksporteve. Eksportet shqiptare të vajit të ullirit janë shumë inkurajuese pasi kjo industri po maturohet dhe po arrin të gjitha standartet dhe atributet e kërkuara për cilësinë e vajit të ullirit. Gjatë vitit 2019 Shqipëria eksportoi 174 tonë vaj ulliri me një vlerë prej 35 milionë €. Destinacioni i eksportit të vajit të ullirit: Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kina, Kenia, SHBA etj, dhe importi nga Italia dhe Greqia.
- Eksporti i vajit të ullirit nga industria 174 (tonë) 2019
- Eksport i vajit të ullirit të virgjër nga industria 6 – 9 (tonë)
- Vendet ku eksportojmëMaqedonia
Kosova
Kenia
Britania
Shtetet e Bashkuara
Arabia Saudite
Zvicra, Belgjika
Hongkong
Perspektiva e ullinjve dhe vajit të ullirit në Shqipëri
Prodhimi i ullinjve është rritur bazuar në kushtet e furnizimit (klima, toka dhe tradita), por gjithashtu është stimuluar nga subvencionet qeveritare.
Vitet e fundit ulliri dhe vaji i ullirit është bërë një nga përparësitë e politikave të qeverisë shqiptare, së pari dhënë për krijimin e një baze relativisht moderne të përpunimit dhe për zgjerimin e prodhimit baza (kultivimi i ri.).
Për këtë qëllim, shumica e subvencioneve të dhëna në sektorin e bujqësisë i drejtohen kultivimit të ullirit dhe prodhimit të vajit të ullirit.
Mbjellja e pemëve të reja është rritur jashtëzakonisht shumë si rezultat i programeve mbështetëse të qeverisë dhe iniciativave private. Mbjelljet e reja janë krijuar me praktika moderne dhe menaxhim të mirë. Industria e përpunimit të naftës gjithashtu ka përjetuar një rritje të konsiderueshme.
Disa nga kufizimet për integrimin shqiptar në zinxhirin e vlerës globale të vajit të ullirit
Vaji i ullirit aktualisht është një treg eksporti 7 – 8 miliardë dollarë globalisht që po rritet me një mesatare prej 8.6% në vit. Megjithëse Shqipëria është liderja e prodhimit në Ballkanin Perëndimor, prodhimi i saj aktualisht qëndron në 0.6% të prodhimit të ullirit të BE-28 (udhëheqësi i tregut) dhe nuk është në gjendje të përmbushë kërkesën e brendshme. Sipas një analize të vitit 2012 të sektorit të ullirit të Shqipërisë nga Komisioni Evropian (Analiza e KE), 1 për shkak të fragmentimit ekstrem të pemishteve të saj të ullirit (madhësia mesatare e pemishtes prej 0.2-0.4 hektarë, krahasuar me një madhësi mesatare prej 1.6 hektarësh në Greqi), Shqipëria nuk mund të prodhojë në vëllime të mjaftueshme për të qenë një lojtar i rëndësishëm në tregun e BE-28.
Subvencionet evropiane për vajin e ullirit. Politika e Përbashkët Bujqësore e BE subvencionon fermerët evropianë me 2.3 miliardë US$ në vit, një vlerë 2 herë më e lartë sesa volumi tregtar botëror prej 1.1 miliardë US$ (duke përjashtuar tregtinë mes vendeve të BE-së. Rrjedhimisht në supermarketet botërore, 95% e vajrave të ullirit janë evropiane, ndërkohë që prodhuesit e tjerë afrikanë e aziatikë rreth Mesdheut (Maroku, Tunizia, Libani, Siria dhe Turqia) e kanë shumë të vështirë të arrijnë konsumatorin final. Subvencioni evropian është i barazvlefshëm me 1$ për çdo litër vaj të prodhuar në BE.
Në fokus duhet të jetë dhe është zgjerimi në tregun e vajit të ullirit organik të nivelit të lartë, i cili favorizon cilësinë mbi sasinë apo volumet.
Shqipëria ka potencial për kultivimin e mbi 60 specieve të perimeve më një trend në rritje për disa lloje të perimeve dhe frutave në vitet e fundit.
Aktualisht, qeveria e Shqipërisë synon të shndërrojë “Made in Albania” në një markë të çertifikuar dhe të besueshme në tregun ndërkombëtar. Qëllimi është të zhvillojmë produkte të përpunuara konkurruese për të përmbushur kërkesën dhe për të rritur peshën e saj në tregtinë ndërkombëtare. Produktet bujqësore shqiptare gëzojnë një kërkesë të fortë në vende të tilla si Italia, Franca, Belgjika, Zvicra, Evropa Lindore dhe SHBA.
Jo vetëm rritja e sipërfaqeve të mbjella dhe të sasisë së ullinjve të prodhuar por nga ana tjetër rritja e industrisë prodhuese dhe përmirësimi i teknologjisë së ekstraktimit janë disa nga faktorët kryesorë që do të sjellin kualifikimin e Shqipërisë në eksportet botërore të vajit të ullirit që dominohen nga Spanja, Italia dhe Greqia që së bashku kontribuojnë me 78% të prodhimit botëror dhe 98% të atij evropian.
Produktet kryesore që për Shqipërinë konkurrojnë fuqishëm sot në tregjet e huaja përfshijnë fruta dhe perime të freskëta dhe të përpunuara, bimë medicinale dhe aromatike, vaj ulliri dhe mjaltë.
Kushte tarifore kombëtare në Shqipëri për vajin e ullirit
Marrëveshjet tregtare preferenciale të Shqipërisë
Shqipëria ka nënshkruar marrëveshjen me OBT-në në vitin 2000. Në bazë të angazhimeve që janë marrë në këtë marrëveshj, nga Shqipëria nuk zbatohet tarifa për eksportin e vajit të ullirit ndërsa detyrimi i importit është 10% vaj ulliri dhe për të marrë këtë angazhim tarifa nuk rritet mbi këtë nivel.
Kjo tarifë, e njohur si tarifa MFN, do të thotë që Shqipëria zbaton tarifën e këtij niveli për vajin e ullirit të importuar nga të gjitha vendet anëtare të OBT-së, të cilat janë praktikisht pothuajse të gjitha vendet e botës. Nga ana tjetër, nëse Shqipëria dëshiron që disa vende të ofrojnë tarifa preferenciale (nën 10%) atëherë ajo lidh marrëveshje preferenciale tregtare me vende të ndryshme.
Eksportuesit shqiptarë ( përfshirë edhe ata të vajit të ullirit) përfitojnë nga një numër i konsiderueshëm i marrëveshjeve tregtare që përfshijnë rregjime tregtare preferenciale. Të tilla rregjime preferenciale mund të jenë dypalëshe ose shumëpalëshe. Rregjime dypalëshe ekzistojnë me BE, CEFTA, EFTA dhe Turqinë. Një rregjim unilateral njihet si Sistem i Përgjithshëm i Preferencave (Generalised System of Preferences (GSP). Një rregjim i tillë i jep trajtim preferencial produkteve nga Shqipëria por jo anasjelltas. Bazuar në marrëveshjen asimetrike si dhe MSA që janë në fuqi, Shqipëria mund të eksportojë në tregjet e BE-së vaj ulliri pa taksa si dhe në SHBA në kuadër të Sistemit të Përgjithshëm të Preferencave (Generalised System of Preferences (GSP).
Pellumb QOSEJ
Ekspert i Zhvillimit të NVM-ve dhe Nxitjes së Eksportit