FSHP dhe biznesi shqiptar, mundësi të mira bashkëpunimi

Në ambientet e Fakultetit të Shkencave Pyjore, në Universitetin Bujqësor të Tiranës, stafi akademik i këtij të fundit mirëpriti përfaqësues të kompanisë  Gera-AL dhe OPK Europe GmbH, me përfaqësues të tyre Kreshnik Kroin dhe Hans-Peter Nägele, të cilët prezantuan gamën e aksesorëve rrëshqitës të prodhuara nga OPK Europe GmbH. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga kompani të ndryshme prodhimi, arkitektë që merren me projektimin e interierit si edhe studente/ë të dizajnit. Gjatë takimit u prezantuan një sërë aksesorësh si dhe karakteristikat e tyre që i dallojnë ato nga produktet e tjera të tregut.

Në përfundim të takimit palët shprehën interes në thellimin e bashkëpunimit të tyre disavjeçar në disa fusha me specifike, në të cilat do të angazhohen edhe studentët.

Duke shprehur falenderimet përkatëse për takimin e zhvilluar me përfaqësues të kompanive të njohura në industrinë e drurit e konkretisht në prodhimin dhe tregëtimin e materialeve ndihmëse, Fakulteti i Shkencave Pyjore është shpresëplot se të tjera takime të ngjashme e frytdhënese do të pasojnë edhe në të ardhmen si një mundësi e mirë bashkëpunimi mes FSHP dhe biznesit, por që do t’i shërbejnë më së shumti studenteve/ëve të këtij fakulteti.

OPIKE HARDËARE PRODUCT CO., LTD ka disa njësi prodhimi me mbi 1200 punonjës. Kompania është e orientuar drejt teknologjisë dhe ka një portofol gjithëpërfshirës të pajisjeve të dyerve rrëshqitëse që aplikohen në të gjitha sektorët e pajisjeve të mobiljeve dhe pajisjeve arkitektonike për materialet e ndryshme si psh kornizat prej druri, qelqi dhe alumini, me një sërë pajisjesh dushi që plotësojnë gamën e prodhimit. Zhvillimi nga OPK bazohet në profesionalizëm, inovacion dhe cilësi. OPK zhvillon, prodhon dhe shpërndan gamën e produkteve të markës OPK, si dhe një gamë shumë të madhe dhe specifike OEM (original equipment manufacturer) për klientët. Vetitë e shkëlqyera të mbylljes dhe funksionimit me mbyllje të butë janë shenjë dalluese e produkteve të markës dhe për këtë arsye janë unike. OPK ka krijuar një reputacion të mirë për produktet e saj të shkëlqyera dhe e konfirmon këtë herë pas here me zhvillimin e vazhdueshëm.

Disa nga aksesorët për përfaqësues të kompanisë OPK mund të përmendim

opk Miniroller

opk Speedboat Ë InSide,opk Speedboat Ë MixSide,opk Speedboat G InSide,opk Submarine 9 Ë InSide,opk Flagship 5 Ë

Këto aksesorë dallohen për elegancën e tyre në pamjen e jashtme, për cilësinë e lartë të realizimit dhe për lehtësinë në instalim dhe mirëmbajtje. Të gjitha produktet kalojnë një sërë testesh për të verifikuar cilësinë e tyre dhe për të marrë certifikimin përkatës.

 

 

 

Na Ndiqni në: