Stikat e pishës dhe përfitimet shëndetësore prej tyre

Stikat e pishës kanë vlera të veçanta për shëndetin e zemrës dhe kundër plakjes. Ato konsiderohen si një nga llojet më të çmuara të frutave të thatë me lëvozhgë dhe përdoren në përgatitjen e ëmbëlsirave, sallatave dhe salcave të ndryshme. Stikat e pishës kanë qenë një burim vlerash dhe ushqim i preferuar që nga lashtësia.
Stikat e pishave janë të llojeve të ndryshme dhe janë të shëndetshme kur i shtohen në dietës ushqimore të gjithësecilit. Këto fara të vogla përmbajnë një larmi ushqyesish thelbësorë për shëndetin duke përfshirë vitaminat, mineralet dhe yndyrnat e shëndetshme për zemrën. Kanë sasi të lartë të yndyrnave, por shumë pak yndyrë të ngopur.

Arrat e pishave mund të rrisin nivelin e energjisë për shkak të proteinave, hekurit dhe magnezit. Fuqia antioksiduese e vitaminës E që ndodhet në to, mund të ndihmojë për në një lëkurë të shëndetshme dhe plot jetë. Për më tepër, ngrënia e rregullt e stikave të pishës mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të diabetit dhe sëmundjeve të zemrës. Kjo, për shkak të llojit të yndyrnave që zakonisht gjenden në fara dhe arra.

Stikat e pishave ofrojnë edhe përfitime të tjera shëndetësore, veçanërisht për shëndetin e zemrës. Duke qenë se përmbajnë një larmi ushqyesish, duke përfshirë edhe antioksidantë që kontribuojnë në shëndetin e zemrës, ato mund të ulin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe të ndihmojnë në shëndetin afatgjatë të zemrës.
Konsumimi i të paktën tre racioneve me stika pishe ose lloje të tjera arrash çdo javë, mund të zvogëlojë rrezikun e dështimit të zemrës dhe fibrilimit atrial.

Yndyrnat e pangopura te stikat e pishave ndihmojnë në ngritjen e nivelit të kolesterolit të mirë HDL dhe në uljen e nivelit të kolesterolit LDL ose atij “të keq”. Acidet yndyrore Omega-3 mund të parandalojnë aritmitë (një gjendje ku zemra rreh shumë shpejt ose shumë ngadalë) dhe ndihmon në zvogëlimin e mpiksjes së gjakut.

Stikat e pishës, së bashku me farat dhe arrat e tjera, ndikojnë në mbajtjen e niveleve të qëndrueshme të sheqerit në gjak, falë ekuilibrit të yndyrnave, fibrave dhe proteinave.

Shëndeti i trurit është një tjetër ‘’sektor’’ që merr një sërë përfitimesh nga përdorimi i stikave të pishave. Acidet yndyrore Omega-3 që gjenden në stikat e pishës mund të ndihmojnë në ndërtimin dhe riparimin e qelizave në tru. Antioksidantët që ato përmbajnë ndihmojnë në uljen e stresit qelizor dhe inflamacionit në tru, gjë e cila mund të përmirësojë aftësitë konjitive dhe të zvogëlojë rrezikun e demencës.

Stikat e pishës janë të pasura me hekur dhe organizmi e përdor hekurin për shumë proçese thelbësore, siç është rregullimi i sistemit qendror nervor dhe qarkullimit të gjakut.
Bakri që është natyralisht i pranishëm në stikat e pishës ndihmon në përthithjen e hekurit nga trupi dhe parandalon plakjen. Stikat e pishës janë special kundër plakjes. Kjo arrihet falë përmbajtjes së lartë të antioksidantëve që mbrojnë trupin ndaj dëmeve të shkaktuara nga radikalet e lira.
Këto të fundit janë molekula që prodhohen kur trupi shpërbën ushqimin ose kur jemi të ekspozuar ndaj ndotjes siç janë pluhurat ose tymi i cigares.

Stikat e pishës janë shumë të shëndeshme për shëndetin e syve. Ato përmbajnë luteinë që ndihmon sytë në filtrimin e rrezeve UV dhe parandalon dëmtimet e retinës dhe shikimit në përgjithësi.

Stikat e pishës janë energji pasi janë të pasura me proteina të cilat organizmi ynë i përdor për të rregulluar indet e dëmtuara.

 

Burimi; interneti

Na Ndiqni në: