Një dru i veçantë në formën e gërmës ‘K’

Në kodrën e “Bletës” mbi Plá, në Curraj të epërm (Tropojë), gjendet një dru ahu krejt i veçantë, i cili ka formën e gërmës “K”.

E rrallë të kuptohet se si ka ndodhur bashkimi i dy drurëve të veçantë apo çfarë mund të ketë ndikuar në këtë formësim, por kur sheh se si vegjeton i gjithë ky krijim i natyrës, duket si një mrekulli.

Përveçse një bashkim mekanik (plagosje dhe më pas ngjitje e dy drurëve në të njëjtin vend), nuk më shkon ndërmend gjë tjetër. Ka ndodhur pra kështu një “shartim natyror” pa ndihmën e njeriut, duke krijuar diçka unike në natyrë.

Druri në të majtë ka një diametër rreth 70 cm ndërsa ai në të djathtë rreth 50 cm. Lartësia është 25 metra. Një kompozim i tillë natyror mund të jetë (duhet propozuar) edhe munument natyre.

Nëse dëshironi t’a shihni nga afër, mund ta gjeni rreth 3-4 orë larg (në këmbë), mbi fshatin Curraj i epërm.

 

Burimi: Abdulla Diku

Na Ndiqni në: