Photo: qrgj.org

Institucionalizmi i marrëdhënieve mes Institutit të Resurseve Gjenetike të Bimëve dhe bashkëpunëtorëve të tjerë

Instituti i Resurseve Gjenetike të Bimëve (IRGJB) është institucion kombëtar që merret me koordinimin e aktiviteteve në fushën e administrimit dhe ruajtjes së resurseve gjenetike bimore. IRGJB përfaqëson një institucion relativisht të ri, që është ngritur mbi ndryshimin e Qendrës së Resurseve Gjenetike, ku operon dhe Banka Gjenetike Kombëtare. Ai është institucion kërkimor i pavarur dhe njësi kryesore e Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Si një institucion kërkimor unik në llojin e tij, objektivi i përgjithshëm i IRGJB-së, është të promovojë ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të resurseve gjenetike të bimëve për ushqimin dhe bujqësinë në vendin tonë.

Për të realizuar këtë qëllim, IRGJB përpiqet të koordinojë përpjekjet e përbashkëta për resurset gjenetike të bimëve në bashkëpunim dhe koordinim me Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. IRGJB ruan dhe menaxhon inventarin kombëtar të resurseve gjenetike të bimëve në formën ex-citu në Bankën Gjenetike si dhe koleksionin eskperimental në fushën eksperimentale Valias, Tiranë.

Bashkëpunimi dhe institucionalizimi i marrëdhënieve mes Bankës Gjenetike dhe institucioneve të tjera.

Institucionalizimi përfaqëson një mekanizëm apo strukturë sociale bashkëpunuese të rendit shoqëror që ndikon në sjelljen e dy apo më shumë individëve/organizatave. Institucionalizimi i mardhëdhënieve midis IRGJB-së dhe palëve të treta mundëson rritjen e kapacitetit bashkëpunues në fushën e mbrojtjes së resurseve gjenetike. Duhet marrë në konsideratë fakti që mbrojtja e resurseve gjenetike është me rëndësi kombëtare. Në këtë mënyrë arrihet të sigurohet ruajtja e biodiversitetit në tërësi dhe e resurseve gjenetike në veçanti.

Kështu mund të lidhen marrëveshje bashkëpunimi midis institucioneve kërkimore shkencore në vend apo palëve të treta (shoqata apo shoqëri të ndryshme) të cilat merren me aktivitete të ngjashme të cilat i shërbejnë punës kërkimore në institucion.

Bashkëpunimi me institucione apo donatorë të ndryshëm lejon stafet e institucioneve përkatëse të angazhohen në studime, ekspertiza dhe çështje të gjykuara të rëndësishme në fushën e bujqësisë, ushqimit apo në mbrojtjen e konsumatorit.

Bashkëpunimi me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Angazhimi duhet të shoqërohet me benefite për institucionet përfshirëse. Kërkuesit shkencorë mund të angazhohen në dhënien e ligjëratave të tyre në simpoziume apo takime me specialistët e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ku mund të prezantohen tema me rëndësi për zhvillimin e bujqësisë dhe veçanërisht në ruajtjen dhe konservimin e farave.

Gjithashtu kërkuesit mund të ftohen në ditë të veçanta ku organizohen ëorkshope, trajnime apo konferenca të ndryshme me tema relevante në fushën e konservimit dhe menaxhimit të qëndrueshëm të resurseve gjenetike.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në kuadër të projekteve që organizon duhet të bashkëpunojë me kërkuesit e IRGJB-së dhe t’i mbajë të informuar me të rejat e fundit që mund të ketë në kuadrin e projekteve që lidhen me ruajtjen dhe mirëmbajtjen e burimeve gjenetike.

Marrëveshjet duhet të përfshijnë marrëdhënie të tilla të cilat mundësojnë krijimin e strategjive të përbashkëta kombëtare në lidhje me menaxhimin e resurseve gjenetike bimore në vendin tonë. Gjithashtu, bashkëpunimi duhet që të sigurojë që qëllimet e përbashkëta të konvergojnë në administrimin sa më adekuat dhe në mënyrë të qëndrushme të ruajtjes së burimeve gjenetike.

Bashkëpunimi me qendrat e transferimit të teknologjive bujqësore (QTTB-ve)

Gjithashtu, duhet të rritet bashkëpunimi i IRGJB-së me specialistët në strukturat e Ministrisë së Bujqësisë, ekstensionistë apo specialistë të Qëndrave të transferimit të teknologjive bujqësore (QTTB-ve) në rrethe, në lidhje me teknika laboratorike të reja apo metodikat më të reja dhe inovative në menaxhimin e resurseve gjenetike.

Marrëdhëniet bashkëpununese duhet të legjitimohen nëpërmjet arritjes së marrëveshjeve ndërmjet palëve për çështje, tematika të ndryshme. Kjo mund te realizohet me anën e kontratave të bashkëpunimit apo kontatave të sipërmarrjeve ku përcaktohen baza ligjore sëbashku me nenet përkatëse që rregullojnë këto marrëdhënie bashkëpunimi. Këto marrëveshje së bashku me nenet e tyre duhet të bazohen në Kodin Civil.

Palët përshfirëse të angazhohen të bashkëpunojnë dhe të arrijnë një koordinim sa më të mirë të të gjitha aktiviteteve të cilat lidhen me ruajtjen dhe me menaxhimin efikas të resurseve gjenetike në vend.

Aktivitetet në lidhje me identifikimin, koleksionimin, karakterizimin dhe ruajtjen e vendit të origjinës së resurseve gjenetike janë të një rëndësie të veçantë pasi ato paraqesin një identitet të caktuar apo karkateristika me interes të lartë agronomik.

Palët që angazohen në këto marrëveshje mund të hartojnë metodika apo raporte kërkimore ku evidentohen mangësitë apo benefitet, rrisqet dhe sfidat që hasin në terren dhe jo vetëm.

Këto marrëveshje të realizohen në periudha kohore të përcaktuara midis palëve bashkëpunuese.

Duke qenë se QTTB janë njësi kërkimore nën Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bashkëpunimi mes këtyre institucioneve mund të realizohet në mënyrë direkte ose nëpërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Temat e bashkëpunimit mes institutit të resurseve gjenetike bimore (IRGJB) dhe të 5 qendrave të transferimit të teknologjive bujqësore (QTTB), mund të lidhen me tematika të ndryshme si më poshtë.

  • Ruajtja e resurseve gjenetike ekzistuese
  • Eksplorimi i resurseve apo kultivarëve të vjetër që kultivohen si pasojë e përshtatshmërisë së tyre me një mjedis të caktuar
  • Eksplorimi i specieve të egra
  • Eksplorimi i specieve ekzistuese por që janë drejt zhdukjes
  • Vlerësimi, ruajtja dhe grumbullimi i resurseve gjenetike bimore
  • Rigjenerimi, karakaterizimi dhe vlerësimi i resurseve gjenetike të ruajtura në Bankën Gjenetike dhe në qendrat përkatëse
  • Ngritja e grupeve të përbashkëta të punës midis specialistëve në Bankën Gjenetike dhe specialistëve të QTTB-ve për përmirësimin gjenetik
  • Aktivitete të përbashkëta në fushën informuese, shkencore dhe dokumentim të saktë midis palëve në bashkëpunim

Kështu, në fund të periudhave të bashkëpunimit duhet të realizohen raporte pune sipas specieve të ndryshme të resurseve gjenetike apo tematikave të caktuara për të cilat palët kanë hyrë në bashkëpunim.

Përveç ruajtjes së burimeve gjenetike të bimëve, duhet të ngrihen grupe pune eskpertësh edhe për koleksionimin e resurseve gjenetike të drufrutorëve. Mund të ngrihen grupe të përbashkëta për eksplorim dhe koleksionim dhe të organizohen ekspedita në vende të ndryshme të vendit tonë. Ekpseditat e përbashkëta mes grupe të punës për eksplorimin dhe koleksionimin e resurseve gjenetike të bimëve drufrutore autoktonë përbëjnë një rëndësi të veçantë për të shtuar, apo mbrojtur inventarët e drufrutorëve autoktonë.

 

Anika Totojani
Instituti i Resurseve Gjenetike të Bimëve, UBT

koment

  • Sugjeroj se bashkepunime te rendesishme per ju duhet te jene ato me specialistet me eksperience te madhe ne fusha specifike. ATA do vdesin dhe ju skeni trasheguar kulturen e tyre. MB nuk ka te tille. Ju duhet informacioni in situ. Eksplorimi.

Na Ndiqni në: