Tema e gjelbërimit është një temë e rëndësishme e diskutimitpublik dhe gjatë dekadës së fundit ka qenë në fokus tëkërkimeve shkencore edhe për shkak të një interesi në rritje mbindikimin që gjelbërimi ka mbi shëndetin dhe mirëqenien e popullsisë në zonat urbane. Kështu kjo çështje është sa popullorepo aq edhe shkencore. Jo rrallë në diskutimin publik konstatojdisa keqkuptime të cilat po përpiqem ti adresoj në vazhdim:
1. Persona të ndryshëm me cilësinë e specialistit të gjelbërimitapo njohësit të problemeve lokale deklarojnë që ka një standard të Organizatës Botërore të Shëndetësisë sipas të cilit çdo qytetduhet të ketë 9 apo 9.5m2 gjelbërim për frymë.
Duke studiuar literaturën e gjerë të dy dekadave të fundit, konstatohet që një standard i tillë nuk ekziston.
Për të përcaktuar zonën e mbulimit me parqe publike, specialistët zakonisht mbështen në distancën ose kohën e ecjesnga vendndodhja e banimit deri tek parku më i afërt siparakushti më i rëndësishëm për përdorimin e hapësirave tëgjelbërta. Sipas shumë studiuesve, parqet e lagjeve duhet tëvendosen brenda një distance normale të ecjes me këmbë qëkorrespondon me një rreze nga 300 deri në 500 m ngavendbanimi i një përdoruesi. Studime të tjera kanë propozuarrekomandime të planifikimit dhe të projektimit për parqeturbane që duhet t’i përmbahen një sistemi hierarkik tëstandardeve, ku secila klasë e parqeve ka një zonë të ndryshmembulimi që përcaktohet pjesërisht nga madhësia e saj. Kështup.sh në disa raste standardet e autoriteteve lokale të parqeverekomandojnë një sipërfaqe minimale prej 5 ha dhe një rrezembulimi prej 800 m për një park lagjeje dhe 10 ha dhe 1600 m për një park distrikti.
Sidoqoftë gjithmonë rekomandimet theksojnë rëndësinë e tëkuptuarit të karakteristikave të popullsisë së blloqeve të banimitaty pranë dhe prioritizimin e grupeve të përdoruesve me lëvizshmëri më të ulët.
2. Ka konfuzion në lidhje me atë që studiues të ndryshëmkuptojnë me termin “hapësirë e gjelbër“. Kështu p.sh nëse nëhapësirën e gjelbër do të përfshinim edhe gjelbërimin e pemëvetë rrugës ( i cili padyshim është një komponenet i rëndësishëm igjelbërimit) atëherë llogaritë tregojnë që Tirana ka shumë mëtepër se sa 9.5m2 hapësirë të gjelbër për frymë.
3. Duke folur për nevojën e gjelbërimit shpesh diskutantëtkërkojnë drejtpërdrejt ose nënkuptojnë nevojën e qyteteve me ndërtesa të ulta dhe shprehin preferencën për zonat rezidencialeme vila.
Duke nënvizuar që gjelbërimi është një komponent irëndësishëm i zhvillimit të qëndrueshëm të qyteteve duhetsqaruar që ndërtesat e ulta dhe zonat rezidenciale të rrethuaradhe me portë nuk shkojnë në harmoni me zhvillimin e qëndrueshëm të qyteteve.
4. Shpesh njerëzit shprehin një preferencë të theksuar për bimëtme gjelbërim të përhershëm dhe për gjelbërim të njëtrajtshëmgjatë gjithë vitit.
Në fakt studimet tregojnë që duhet gjetur një ekuilibër i caktuarmidis bimëve gjetherënëse dhe atyre me gjelbërim tëpërhershëm pasi në të kundërt gjelbërimi mund të ketë efekte tëpadëshiruara. Ndërkohë gjelbërimi që ndjek ecurinë e stinëve ka efekte psikologjike më pozitive.
Prof. Dr. Zydi Teqja
Lektor i Bazave të Arkitekturës së Peizazhit, Departamenti iHortikulturës dhe Arkitekturës së Peizazhit
Shto Koment