ERASMUS + në Arkitekturë Peizazhi

Programi i studimeve në arkitekturë peizazhi është një ngaprogramet e reja të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Megjithësenë hapat e para drejtuesit e këtij programi kanë qenë aktiv nëvendosjen e kontakteve dhe të bashkëpunimit me universitete tëhuaja. Kështu pas bashkëpunimit me Universitetin e Wisconsin-it në SHBA për krijimin e kurrikulës, programi është anëtarësuarnë Këshillit Europian të Shkollave të Arkitekturës së Peizazhit(ECLAS) dhe në Rrjetin Europian të Arkivave të Arkitekturës sëPeizazhit (NELA) si dhe ka marrëdhënie bashkëpunimi me njësërë universitetesh.

Në kuadër të këtyre bashkëpunimve, nëpërmjet programitERASMUS +, Departamentin e Hortikulturës dhe Arkitekturëssë Peizazhit nga data 9-13 Maj 2022 e vizitoi Prof. Asoc. IsilKaymaz nga Universiteti i Ankarasë, Turqi. Departamenti iArkitekturës së Peizazhit pranë fakultetit të Bujqësisë të këtijUniversiteti është një prej departamenteve të para në niveleuropian në këtë fushë i cili ka edhe një histori lindje tëngjashme me programin e studimit “Arkitekturë Peizazhi” nëUBT. Ajo zhvilloi disa leksione me studentët e arkitekturës sëpeizazhit që lidheshin me historinë dhe përvojën e studimeve nëarkitekturë peizazhi në Turqi duke u fokusuar në rëndësinë që ka për këtë fushë të mësuarit nëpërmjet studios.

Në përfundim të qëndrimit të saj në Shqipëri, me anëtarët e Departamentit të Hortikulturës dhe Arkitekturës së Peizazhit u zhvillua nje diskutim i dobishem mbi kurrikulën e studimeve nëarkitekturë peizazhi. Diskutimi adresoi disa çështje që vazhdojnëtë jenë tema debati mes anëtarëve të këtij departamenti.

Shto Koment

Na Ndiqni në: