Ndryshimet e klimës sot janë një realitet, rruga e zgjidhjes përshtatja në mënyrë aktive

Sot ndryshimet e klimës janë një realitet i dukshëm dhe i prekshëm, klima e Tokës ka ndryshuar dhe po ndryshon me shpejtësi. Nga ana tjetër, ky ndryshim i shpejtë i klimës ka rritur ndjeshëm prekshmërinë duke prekur miliona njerëz nëtë gjithë botën dhe sistemet ekologjike në të cilët ata bëjnëpjesë. Rruga e zgjidhjes ndaj efekteve të ndryshimeve tëklimës nuk është injorimi i tyre, por zbatimi i strategjive zbutëse e përshtatëse në të gjitha nivelet lokale, rajonale e globale.

Pikërisht për këtë, mendojmë të sjellim në vëmëndjen e opinionit publik disa informacione lidhur me klimën, ndryshimet e klimës, efektet e tyre dhe zbatimin e strategjivezbutëse e përshtatëse, si aspekte të rëndësishme për përballimin e këtij problemi madhor në të gjithë botën.

Po çfarë përfaqëson klima dhe ndryshimet e klimës?

Klima nënkupton bashkësinë e kushteve meteorologjike dhe mjedisore që karakterizojnë një rajon të caktuar gjeografik, për një periudhë kohore relativisht të gjatë. Çdo rajon i Tokës  karakterizohet nga një klimë e caktuar e cila përcaktohet nga sistemi klimatik i një rajoni. Sistemet klimatike janë sisteme dinamike dhe elementët përbërës të tyre, si atmosfera dhe përbërja e saj, e cila ka një rol përcaktues në formimin e klimës të një rajoni, ndryshojnë për shkaqe natyrore dhe nga aktiviteti njerëzor.  

Ndryshimet klimatike janë përcaktuar si një ndryshim global i klimës së Tokës. Ndryshimi i klimës presupozon variacionet në nivel global për një periudhë kohe relativisht të gjatë të disa prej parametrave klimatikë kryesorë si temperatura e ajrit, niveli i rreshjeve, temperatura e deteve dhe oqeaneve dhe pasojat që ato kanë në ekosisteme.

Referuar shpejtësisë së ndryshimit dekadat e fundit, ndryshimi i klimës është përcaktuar si një ndryshim në modelet klimatike që përcaktojnë klimën lokale, rajonale dhe globale të Tokës dhe që i atribuohet, drejtpërdrejt ose tërthorazi, aktivitetit njerëzor.

Rritja e temperaturave mesatare globale, kryesisht për shkak të përqëndrimeve në rritje të gazeve serrë në atmosferë, ështëpërcaktuar si ngrohja globale, e cila nga ana e saj po ndryshon sistemet klimatike të Tokës në shumë mënyra.

Atmosfera e Tokës, si një nga faktorët kryesorëklimëformues, pengon që energjia e Diellit që vjen në Tokë të largohet me shpejtësi në hapësirë dhe ky proces, i quajtur efekti serrë i atmosferës, mban brenda planetit tokësor njënxehtësi të tillë që lejon ekzistencën e jetës. Pra, efektin serrë duhet ta konsiderojmë si një dukuri pozitive.

Por, rritja e sasisë së lëshimeve të gazeve me efekt serrë nëatmosferë nga ativiteti njerëzor  dhe modifikimi i këtij efekti(efektit serrë) përcaktojnë ndryshimin e klimës i cili është tashmë një realitet. Tashmë provat janë të qarta se shkaku kryesor i ndryshimit të klimës janë lëshimet e gazeve serrënga djegia e lëndëve djegëse fosile si nafta, gazi natyror dhe qymyri.

Emetimet e sotme të gazeve serrë të shkaktuara nga aktivitetet njerëzore janë më të larta se kurrë, përqëndrimi i tyre ka ndryshuar nga 280 ppm në fund të viteve 1700  në372 ppm në 2002. Përqëndrimet e CO2 janë rritur ndjeshëm, nga një mesatare vjetore prej 280 ppm në fund të viteve 1700 në 410 ppm në 2019 (një rritje prej 46%) dhe thuajse e gjithë kjo për shkak të aktiviteteve njerëzore.  

Përqëndrimi i gazeve serrë në atmosferë po vazhdon të rritet me shpejtësi dhe sipas IPCC (2014), planeti po mbinxehet.Rritja e përqëndrimit të gazeve serrë sjell në rritjen e temperaturës tokësore. Ky parametër klimatik ka pësuar një rritje progresive në vitet e fundit duke e bërë planetin më tënxehtë. Kështu, temperatura vjetore globale, ose temperatura mesatare e sipërfaqes së Tokës, është rritur me 0,850C që nga viti 1880. Ngritja e temperaturave në nivel global ështëpërcaktuar si ngrohja globale. Shkaku kryesor i ndryshimeve klimatike është ngrohja globale (mbinxehja) e cila ka shumë pasoja negative në sistemet fizike, biologjike dhe njerëzore. E nxitur nga lëshimet e gazeve serrë të prodhuara nga aktivitetet njerëzore ngrohja globale po ndryshon sistemet klimatike të tokës në shumë mënyra.

Cilat janë disa nga efetet e ndryshimit të klimës?

Ndryshimi i sistemeve klimatike të Tokës, me pasojëndryshimin e klimës sjellin efekte të drejtpërdrejta si rritja e temperaturave maksimale e minimale në të gjithë botën për shkak të gazeve serrë që bllokojnë më shumë nxehtësi në atmosferë; rritje të temperaturave të oqeanit, ndryshime në regjimin e shpërndarjes së rreshjeve dhe intensifikim të tyre, shkrirje e akullnajave me një shpejtësi si asnjëherë më parë(zona e Artikut ka humbur 1,07 milionë km2 akull në dekadë)dhe rritje e niveleve të detit (niveli i detit është rritur me 19 cm) nga viti 1880.

Ndryshimet e klimës po shfaqen me dukuri gjithnjë e mëekstreme. Shkencëtarët në mbarë botën pajtohen se një rritje e temperaturës mesatare globale prej më shumë se 1.5°C do të çonte në ndryshime ekstreme në klimë dhe do të kishte ndikime të drejtpërdrejta në të gjithë botën.

Kështu gjithnjë e më shumë po verifikohet shpeshtimi i ngjarjeve intensive e ekstreme të motit, duke përfshirë valët e të nxehtit, uraganet, thatësirat dhe përmbytjet. Modifikimi i ciklit të rreshjeve po i bën rajonet me lagështi më të lagësht dhe rajonet e thata më të thata. Thatësirat po bëhen më të gjata dhe më ekstreme në mbarë botën. Stuhitë tropikale bëhen më të rënda për shkak të temperaturave më të ngrohta të ujit të oqeanit dhe rritja e nivelit të detit po kërcënon komunitetet bregdetare.

Efekte të tjera indirekte të ndryshimeve të klimës  po verifikohen në ekosisteme, ato janë të dukshme dhe ndikojnëshumë aspekte të jetës tonë. Kështu po verifikohen modifikime të ekosistemeve dhe habitateve natyrore tëorganizmave, ndryshime dhe zhvendosje në arealet gjeografike të shtrirjes për shumë organizma bimorë e shtazorë, modifikime në modelet e migrimit të kafshëve e shpendëve, organizmave të ujrave të ëmbla dhe specieve detare. Humbje e biodiversitetit (florës dhe  faunës) për shkak të përshtatshmërisë së kufizuar, acidifikimi i oqeanit për shkak të rritjes së përqëndrimit të HCO3 në ujë si pasojë e rritjes së përqëndrimit të CO2.

Por ndryshimet e klimës paraqesin kërcënim dhe po sjellin efekte dhe mbi njerzit. Kështu po verifikohet mungesë e burimeve ujore dhe e sigurisë ushqimore sidomos në vendet në zhvillim; fatkeqësitë natyrore të lidhura me motin; rritje e rreziqeve shëndetësore pasojë e rritjes së temperaturave të ajrit dhe valëve të të nxehtit; përhapja në rritje e dëmtuesve dhe patogjenëve të ndryshëm me efekte të dëmshme sidomos në bujqësi  dhe shumë efekte të tjera negative.

Në pjesën e territorit europian efektet do të ndihen në rritjen e rrezikut të përmbytjeve të shpejta në brendësi të kontinentitdhe në zonat bregdetare; rritje e erozionit nga stuhitë dhe rritja e nivelit të detit; tërheqje e akullnajave në zonat malore; reduktim i mbulesës së borës; humbje të mëdha të specieve; reduktim i prodhimit në Evropën Jugore.

Sa më i madh të jetë ritmi i ndryshimeve klimatike, aq më shumë do të kërcënohet ekuilibri i ekosistemeve.

Pra, njerzit dhe aktivitetet e tyre janë problemi, por ne mund të jemi dhe zgjidhja. Në se ne do të lejojmë që ngrohja globale të kalojë 1.50C (të cilën IPCC e ka identifikuar si pragun për të shmangur ndikimet më të këqija të ndryshimeve klimatike), do të nënkuptonin thatësirë ​​më intensive, nxehtësi ekstreme, zjarre, përmbytje dhe varfëri, rënie të numrit të specieve (duke përfshirë një zhdukje masive të shkëmbinjve koralorë të botës) dhe përkeqësim të mungesës së ushqimit.

Por projeksionet nuk janë shumë optimiste. Në se nuk do të reduktohet niveli i lëshimeve të gazeve serrë, sipas IPCC, temperatura mesatare globale parashikohet të shkojë ndërmjet 1.4 – 5.80C ndërmjet 1990 dhe 2100. Kjo do të thotë që efektet e ndryshimeve të klimës do të jenë më të mëdha.

Cilat janë rrugët e zgjidhjes të problemeve të krijuara nga ndryshimet e klimës?

Kur themi që njerzit janë dhe zgjidhja e problemit kjo nëpërmjet dy përgjigjeve kryesore të politikave ndaj ndryshimeve klimatike që janë zbutja dhe përshtatja. Të dy strategjitë janë kompementare dhe qëllimi i tyre është i njëjtë, reduktimi i efekteve të ndryshimeve klimatike.

A keni dëgjuar ndonjëherë për  shprehjetstrategji zbutëse ndaj ndryshimeve limatike” dhe “masa zbutëse”?

Zbutja trajton shkaqet rrënjësore, duke reduktuar emetimet e gazeve serrë, ndërsa përshtatja kërkon të ulë rreziqet që vijnë nga pasojat e ndryshimeve klimatike. Qëllimi i përshtatjes është të zvogëlojmë cënueshmërinë tonë ndaj efekteve të dëmshme të ndryshimeve klimatike. Ato kanë si qëllim minimizimin e prekshmërisë së sistemeve ekologjike.  

Me qëllim arritjen e objektivave të vendosura në Konferencën për Klimën të Marrëveshjes së Parisit (COP21 në 2015), për të mbajtur temperaturën nën 1,50C nëpërmjet strategjive zbutëse ne duhet të ulim lëshimin e gazeve serrë me 45% nga nivelet e vitit 2010 deri në vitin 2030 dhe të arrijmë emetimet neto zero deri në vitin 2050 (IPCC,2016). Kjo do të kërkojë përpjekje të konsiderueshme në nivelendërkombëtare, kombëtare dhe lokale. Për këtë duhet tëzvogëlojmë prodhimin dhe konsumin e karburanteve fosileduke reduktuar emetimet e gazeve serrë; duhet të rritimpërdorimin e energjisë së pastër, të rinovueshme dhe efiçensën teknologjike.

A keni dëgjuar ndonjëherë për shprehjet “përshtatje ndaj ndikimeve të ndryshimeve klimatike” dhe “masa përshtatje”?

Strategjitë përshtatëse nënkuptojnë zbatimin e masave që kundërshtojnë prekshmërinë e sistemeve ndaj ndryshimeve klimatike. Përshtatja i referohet përshtatjeve ekologjike, sistemeve sociale ose ekonomike në përgjigje të ndryshimeve  aktuale ose të pritshme të ndryshimeve klimatike dhe efekteve të tyre.

Për të reduktuar ndikimet negative të ndryshimeve klimatike në të gjithë sektorët ekonomikë duhen marrë masa aktive përshtatje. Njerëzit janë përshtatur me mjediset e tyre gjatë historisë duke zhvilluar praktika, kultura dhe mjete jetese të përshtatshme për kushtet lokale si përgjigje ndaj ndryshimeve të klimës. Në veçanti në sektorin e bujqësisë, përshtatja ndaj ndryshimeve të klimës kërkon të përshtatim menaxhimin  e fermave; të zgjedhim varietete më të qëndrueshme;modifikojmë praktikat e menaxhimit të tokës e të ujit etj.

Pra, ne duhet të informohemi dhe të ndërgjegjësohemi që rruga e zgjidhjes së këtij problemi madhor në të gjithë botën që ne vetë e kemi krijuar, është nëpërmjet zbatimit në praktikë të strategjive dhe masave zbutëse e përshtatëse ndaj ndikimit të ndryshimeve klimatike.

Prof.Dr. Albert Kopali

Departamenti i Mjedisit dhe Burimeve Natyrore

Shto Koment

Na Ndiqni në: