Përhapja: Është kultivar i vjetër me origjinë vendi. Ai ka gjetur përhapje në zonat e Lezhës, Shkodrës, Malësisë së Madhe, të cilat janë dhe vatrat e lashta të kultivimit të tij por edhe në Tiranë, Lushnje, Përmet. Shpesh njihet dhe me emra si Zadrimore, Gjashtore, Skadarka, Tokai i zi i Shkodrës.
Përshkrimi:
Ky kultivar karakterizohet nga lastar me rritje të fuqishme, me ngjyrë të gjel- bër ,me shumë push. Në vjeshtë marrin ngjyrë kafe me nuance vere. Gjethja është mesatare, pesëkëndëshe, me pesë lobe, me gropëzën e bishtit të mbyllur, me lobe të mbivendosura. Prodhon 1.1-2 lulëri për lastar. Lulja është funksionale femërore. Bistaku është i madh , me gjatësi mesatare, jo i ngjeshur. Kokrra është mesatare , e rrumbullakët, me ngjyrë të kuqe në violet, me puhizë të hollë, me cipë mesatarisht të trashë, i lëngshëm, me fara mesatare.
Karakteristikat agronomike:
Kallmeti është kulti- var shumë i ndjeshëm ndaj kushteve ekologjike. Preferon toka të thata, të kulluara. Me që dëmtohet nga kalbëzimi kur ka shira në kohën e pjekjes është mirë që të mbillet në faqe ko- drinore, të ngrohta e të ajro- sura. Ai jep verëra të cilësisë së lartë në kushtet e zonës së ulët bregdetare. Duke qenë se ka lule funksionale femërore është mirë që në parcelë të ketë dhe kultivarë të tjerë që janë pjalmues të mirë. Kallmeti ka afinitet të mirë me të gjitha nënshartesat tona. Grumbullon 23-25% sheqer, në kushte op- timale sasia e sheqerit arrin edhe 27%. Është kultivar me pjekje mesatare në të vonë.
Përdorimi:
Kultivar tipik për prodhimin e verërave të cilësisë së lartë, me
Shto Koment