Trupi ynë ka nevojë për disa lloje yndyrash për ndërtimin e membranave qelizore, funksionimin e duhur të sistemit nervor dhe absorbimin më të mirë të vitaminave të ndryshme, si vitamina D dhe vitamina K. Por jo të gjitha yndyrat janë të shëndetshme. Disa yndyra në sasi të gabuara mund ta dëmtojnë seriozisht shëndetin.
Yndyrnat e mira njihen ndryshe si yndyrnat e pangopura, që janë të dobishme për ta mbajtur organizmin të shëndetshëm dhe plot energji. Ngrënia e ushqimeve të pasura me yndyrna të mira ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës, përmirëson nivelet e kolesterolit në gjak, nivelet e insulinës dhe ekuilibron nivelet e sheqerit.
Këto yndyrna janë të dobishme për organizmin, por ky i fundit nuk i prodhon ato. Megjithatë, nuk është e nevojshme që t’i drejtoheni farmacive për ta marrë këtë product në formën e pilulave. Ka shumë ushqime prej të cilave mund të marrim sasinë e nevojshme të këtyre yndyrnave, mjafton që të jenë pjesë e regjimit ushqimor. Yndyrnat mono të pangopura ose Omega 9 mund të gjenden tek avokadot, ullinjtë, arrat dhe gjalpi natyral i kikirikut. Këto yndyrna i japin trupit dhe sistemit imunitar një ndihmë të madhe.
Yndyrnat polio të ngopura që njihen ndryshe si Omega 3 dhe acidet yndyrore Omega 6.
Acidet yndyrore Omega 6 gjenden tek vajrat vegjetalë që konsumohen me bollëk. Këshillohet që ushqimi të jetë më i pasur me acidet Omega 3 që gjendet tek produktet si, salmoni, sardelet, peshku ton, trofta e liqenit, vaji i peshkut, farat e linit, arrat, algat e detit dhe suplementet e saj, lakrat e vogla, kale, spinaqi dhe majdanozi.
Acidet yndyrore Omega 3 luftojnë inflamacionin, mbajnë nën kontroll mpiksjen e gjakut, ulin tensionin e gjakut dhe trigliceridet. Konsiderohen si një kampion i vërtetë mes acideve yndyrore.
Burimi: interneti