Drita e Diellit përcakton ditën, natën dhe ndryshimin e stinëve. Shkenca sot studion njollat diellore dhe ndikimin e tyre mbi klimën e Tokës por dhe shumë aspekte të tjera që lidhen medritën diellore.
Dimë që pa Diellin nuk është e mundur jeta dhe ndriçimi diellor mundëson një nga proçeset më të mrekullueshme të natyrës, fotosintezën tek bimët e gjelbra. Por drita ushtron dhe merr pjesë në shumë proçese biologjike, nëpërmjet reaksioneve fotokimike që ajo nxit në bimë. Ajo kontrollon, në fanerogamet, stadet e njëpasnjëshme të mbirjes, rritjes dhe lulëzimit. Tek bimët krahas energjisë së rrezatuar që ndikon fotosintezën, rëndësi të veçantë nga ana biologjike ka edhe zgjatja e kohës që Dielli ndriçon në kupën qiellore. Kjo zgjatje astronomike e ndriçimit quhet ditë ose fotoperiodë. Ndërsa reagimi i bimëve ndaj fotoperiodës është quajtur fotoperiodizëm. Nëpërmjet dukurisë së fotoperodizmit bimët janë përshtatur në gjërësi të ndryshme gjeografike duke bërë tëmundur grupimin e tyre në bimë të ditës së gjatë, bimë të ditës së shkurtër etj.
Kur studiojmë ndikimin e ndriçimit diellor (dritës) mbi bimët dhe sidomos fotoperiodën, nuk mund të lëmë mënjanëndikimin e Hënës.
Për bimët të dhënat eksperimentale janë të pakta dhe përpara se të shpjegohej mekanizmi i veprimit të fitokromit, veprimi i ndikimit të Hënës mbi bimë konsiderohej pa baza. Problemi i ndikimit të fazave hënore sot shpjegohet me dukurinë e fotoperiodizmit.
Është e qartë se drita me intensitet të dobët (siç është drita e Hënës), nuk mund të ndikojë mbi fotosintezën. Por ndikimi i Hënës mund të shpjegohet me zgjatjen artificiale të ditës apo me ndërprerjen e errësirës, duke kontrolluar në këtë mënyrë lulëzimin e shumë bimëve.
Kështu, p.sh., nga praktika është vërejtur se sallata e gjelbër, kur është mbjellë në Hënë zbritëse (dritë e dobët), ngelet për një kohë të gjatë në gjendje vegjetative. Ndërsa, kur është mbjellë në fazë ngjitëse të Hënës, lulëzimi shpejtohet për 2 – 3 javë.
Eksperimentet e bëra në qepë kanë dëshmuar qartë ndikimin e fazave hënore në drejtim të kontrollit të lulëzimit (vonimit apo shpejtimit të tij).
Nga këto eksperimente është vërtetuar se drita e Hënës siguron vazhdimësinë e stimulit që shkakton zhvillimin në aspektin riprodhues, pra eleminon ndërprerjen e zhvillimit, që ndodh për shkak të natës së gjatë e të errët. Kjo e fundit nxit ndërprerjen e zhvillimit dhe detyron bimën të rifillojë veprimtarinë çdo mëngjez. Në këtë mënyrë bima humbet energji dhe vonon zhvillimin. Ndërsa duke e mbjellë bimën kur Hëna është në zbritje, formimi i organeve riprodhuese vonohet ose nuk ndodh dhe kështu sigurohet zmadhimi në masë i pjesëve nëntokësore.
Vrojtimet praktike e të dhënat e pakta eksperimentale tregojnë se ka një ngjashmëri ndërmjet fotoperiodizmit dhe efekteve të dritës së Hënës, sepse intensiteti ndriçues në fraksionin e dritës së kuqe të Hënës është i barabartë me atë të llampës së përdorur nga fiziologët për të shpjeguar fotoperiodizmin.
Pavarësisht nga dyshimet që ka mbi veprimin e dritës sëHënës në kuptimin praktik, sidomos për disa bimë perimore, eksperimentimi dhe vrojtimi i këtyre dukurive mund të sillte një orientim me vlerë bazuar në qëllimin e përdorimit të bimëve, d.m.th., për farë apo për masë të gjelbër.
Bujqit e kanë studiuar ndikimin e dritës mbi bimët në mënyrëempirike që në kohët më të hershme. Ata jo vetëm kanëzgjedhur e vendosur në tokat e tyre bimët që përshtaten me regjimin e ndriçimit (dritën diellore), por kanë vlerësur edhe dritën Hënore dhe ndikimin e saj mbi bimët e kultivuara. Praktikat bujqësore në këtë drejtim janë bartur tradicionalisht në shekuj, si praktika në harmoni me modelet e natyrës. Shumë bujq mbjellin, krasitin apo bëjnë verën duke ndjekur lëvizjet e Hënës. Edhe pse shkenca ka pak të dhëna eksperimentale, bujqit gjatë shekujve kanë treguar se kjo funksionon. Në sistemet bujqësore industriale kjo praktikëantike bazuar në shkencë ka humbur.
Ndikimi i dritës së Hënës është njohur e zbatuar në mënyrëempirike nga bujqit, por ajo është studiuar edhe nga studiues të ndryshëm si Maria Thun një studiuese gjermane e cila ka kryer shumë kërkime për ndikimin e Hënës në bujqësi. Kërkimet e Lilly Kolisko dhe të Maria Thun kanë evidentuar ekzistencën e lidhjeve ndërmjet kultivimit të bimëve dhe pozicionit të Hënës. Maria Thun publikon çdo vit një kalendar të mbjelljeve, bazuar në kalendarët astrologjikë, ku tregohenmomentet kritike të operacioneve bujqësore që duhen kryer nga fermerët.
Nga vitet 1920 kanë filluar kërkimet mbi ndikimin e forcave kozmike në bimë. Kolisko vuri shpejt në dukje ndikimin pozitiv të Hënës së plotë mbi bimët në krahasim me Hënën e re. Eksperimentime të tjera u bënë në atë kohë për ndikimin e fluksit të dritës të Hënës ngjitëse dhe zbritëse. Po dhe shumëkërkime të tjera të kryera më vonë kanë argumentuar lidhjen ndërmjet fazave Hënore dhe ndikimit të tyre mbi bimët.
Por ndikimi i Hënës nuk lidhet thjesht vetëm me ndjekjen e fazave hënore, por zbatimi i tyre në bujqësi tregon dëshirat ebujqve që i ndjekin ato dhe i zbatojnë për të kultivuar nëharmoni me natyrën.
Bujqësia që zbaton fazat hënore ka një trend në rritje, por teknika nuk është një gjë e re. Bujqit e kanë zatuar këtëteknikë që në antikitet. Kjo për faktin se ata kishin vrojtuar disa efekte të ndikimit të fazave hënore mbi bimë. Por dhe studime të mëvonshme argumentojnë këtë gjë. Kështu sipas “Gardening by the Moon” cikli Hënor ndikon në rritjen e bimëve. Tërheqja gravitacionale e Hënës dhe e Diellit në faza të ndryshme hënore rrisin dukshëm qarkullimin e lëngjeve në bimë.
Ashtu sikurse tërheqja gravitacionale e Hënës shkakton ngritjen dhe rënien e baticave, ajo gjithashtu ndikon në lagështinë në tokë. Kjo argumentohet me faktin se më shumë lagështi do të tërhiqet në sipërfaqen e tokës dhe do të ketë njëdisponibilitet më të madh uji për bimët gjatë Hënës së plotë dhe Hënës së re.
Por jo vetëm në drejtim të ujit, tërheqja gavitacionale e Hënës në lëvizjen e saj sipas fazave hënore ka një efekt të madh mbi jetën e organizmave në Tokë.
Po sikurse thamë më sipër, ndikimi kryesor i Hënës lidhet me dritën e saj që vjen në Tokë. Për këtë arsye disa lloje bimësh duhen mbjellë në Hënë rritëse e disa të tjera në Hënë zbritëse. Për këtë duhet ndjekur kalendari i hënor i mbjelljeve(Kalendari i Maria Thun ose Almanaku i Fermerëve) i cili bazohet në: a) datat mesatare të ngricës së fundit dhe b) fazën e Hënës.
Nëpërmjet kalendarëve të mbjelljeve femerët mund tëorientohen për datat më të hershme për mbjelljet në pranverëdhe datat e fundit me qëllim marrjen e prodhimit me mbylljen e ciklit bimor në vjeshtë, përpara se të fllojnë ngricat e dimrit, bazuar në shfaqjet mesatare të ngricave për zona të caktuara.
Po çfarë janë fazat Hënore?
Kur Hëna rrotullohet rreth Tokës dhe Toka rrotullohet rreth Diellit, këndi midis Diellit, Tokës dhe Hënës ndryshon. Për pasojë, pjesa e dritës së Diellit që reflektohet nga Hëna ndryshon çdo ditë. Hëna vetë nuk emeton dritë, ajo reflekton dritën e Diellit. Reflektimi i dritës nga Hëna ndryshon, nga një Hënë e ndriçuar tërësisht në një Hënë të errët e përsëri tëndriçuar. Hapsira kohore e reflektimit të dritës quhet cikël Hënor, muaj Hënor ose muaj Sinodik. Ai zgjat mesatarisht 29.53 ditë. Nga pikëpamj astronomike cikli Hënor ndahet nëkatër faza primare: Hëna e re, Hëna në rritje (çereku i parë iHënës), Hëna e plotë dhe Hëna në rënie (çereku i fundit iHënës). Fazat primare ndodhin në një moment të caktuar, pavarësisht se në cilën pikë gjeografike të Tokës gjendemi. Cikli Hënor ka dhe katër faza sekondare.
Cili është ndikimi i fazave hënore mbi bimët bujqësore?
Hëna e re dhe Hëna në rritje ose fazat rritëse të Hënës konsiderohen si faza pjellore dhe me lagështi për bujqësinë. Këto faza ose të njohura më mirë si drita e Hënës konsiderohen të mira për të gjitha bimët perimore.
Faza e Hënës së re është më e përshtatshme për mbjelljen ose trapiantimin bimëve gjethore si sallata, spinaqi, lakra, selino etj., të cilat duhet të mbillen gjatë rritjes së Hënës, d.m.th., që nga dita kur shfaqet Hëna e re deri në fazën e Hënës në rritje. Kjo për faktin se drita e Hënës rritet dhe nivelet e lagështisë nëtokë rriten dhe rritja e dritës së Hënës natë pas nate nxit bimët të rritin kërcellin dhe gjethet. Bimët kanë më shumë ekspozim ndaj dritës dhe lëvizja e ujit është më e lartë. Kjo fazë është e përshtatshme edhe për shartimet e bimëve.
Faza e Hënës në rritje është e përshtatshme për mbjelljen ose trapiantimin e bimëve frutore njëvjeçare (jo drufrutorët) si domatet, specat, kastravecat, kungujt, brokoli, fasulet etj. Mirëështë të mbillen rreth 3 dita para Hënës së plotë.
Faza e Hënës së plotë është e përshtatshme për mbjelljen ose trapiantimin e kulturave frut–rrënjore si patatet, qepët, karrotat, panxhari, rrepat etj. dhe për bimët shumëvjeçare frutore ose dekorative (si mollët, shpargu etj.), e cila duhet të bëhet gjatëkohës kur Hëna është e plotë deri në fazën e Hënës në rënie kur fillon zvogëlimi i dritës. Kjo për faktin se zvogëlimi i dritës së Hënës inkurajon bimët të rritin më shumë pjesën nëntokësore të tyre se sa atë sipërfaqësore. Në këtë rast energjia e bimëve përqëndrohet më shumë në pjesët nëntokësore se ato mbitokësore. Faza e Hënës së plotë është e mirë për mbjelljen e bimëve me bulba, të lashtave dhe tëbimëve shumëvjeçare. Tërheqja e ujit nga nëntoka favorizon mbirjen e farave në këtë fazë. Gjithashtu dhe krasitja e drurëve frutorë rekomandohet të bëhet në Hënë zbritëse pasi i bën ato më rezistente ndaj kushteve të disfavorshme të motit, më tëqëndrueshme, më pak të prekshme nga sëmundje e dëmtuesit. Në bujqësinë e hershme krasitja e drufrutorëve sipas fazave hënore ishte një praktikë e zakonshme.
Faza e Hënës në rënie është faza e fundit ku tërheqja gravitacionale bie dhe drita e Hënës bie derisa të fillojë Hëna e re. Në këtë fazë duhen shmangur mbjelljet pasi bimët janë nëqetësi dhe puna në bujqësi duhet përqëndruar më shumë nëpërmirësimin e cilësive të tokës, punimet, heqjen e barërave tëkëqia, kompostimin e plehrave organike, etj.
Ka të dhëna se shumica e bimëve kanë nëvojë për njëekspozim ndaj dritës së Hënës, për të paktën një javë ose mëshumë në Hënë të plotë për të rritur imunitetin, rigjenerimin dhe rritjen e tyre.
Ndikimi i dritës së Hënës vërehet edhe në dukurinë e fototropizmit ose aftësinë e bimëve për tu rrotulluar apo për tu kthyer në drejtim të rrezeve të dritës, ose në anën e kundërt të tyre. Në lidhje me dritën e Hënës në mënyrë të veçantëdallojmë Lulen e Hënës (Ipomoea alba), një bimëshumëvjeçare tropikale, e cila ndjek dritën e Hënës, nëanalogji me Lulen e Diellit (Helianthus annuus) e cila ndjek dritën e Diellit.
Drita hënore njihet edhe si Hëna e korrjeve kur pas perëndimit të Diellit shfaqet drita e Hënës, me ndriçim të fortë e cila i lejon fermerët të vazhdojnë procesin e korrjes së të lashtave verore edhe gjatë natës, derisa zë vesa.
Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të kultivojnë në harmoni me natyrën duhet të ndjekin kalendarin hënor të mbjelljeve nëtë cilin trajtohen të gjitha kategoritë e bimëve të kultivuara.
Duhet theksuar se zbatimi i kalendarit hënor të mbjelljeve jep rezultate më të mira në kultivimin biologjik e biodinamik, d.mth., në ato ferma që ka një aktivitet të lartë biologjik dhe se ai nuk merr në konsideratë ndikimin e klimave lokale.
Mbjellja sipas kalendarit hënor jep rezultate shumë të mira nëbujqësi n.q.se ne e respektojmë atë ose edhe mund ta provojmë një vit të caktuar për të dalluar ndryshimin në rritjen dhe prodhimtarinë e bimëve që kultivojmë.
Besojmë se fermerët tradicionalë që do të ndjekin e zbatojnëfazat hënore në proceset prodhuese në fermat e tyre do tëpërmirësojnë prodhimin bujqësor jo vetëm nga ana sasiore por edhe cilësore.
Prof.Dr. Albert Kopali
Departamenti i Mjedisit dhe Burimeve Natyrore
Shto Koment