Photo: www.cnn.com

Shuhet “syri i zjarrit’’ në mes të oqeanit

Pamje dramatike nga Gjiri i Meksikës tregojnë një zjarr gjigand që flakëron në mes të oqeanit pas dëmtimit të një tubacioni nënujor të gazit.

Ngjarja e ndodhur në gadishullin meksikan të Jukatanit fatmirësisht është shuar, bënë me dije burime nga kompania shtetërore e naftës “Pemex” ndërsa saktësoi se shkak i shpërthimit ishte pikërisht rrjedhja e gazit nga tubacioni nënujor në këtë zonë. Shpërthimi i fuqishëm dhe flakët në mes të oqeanit u bënë menjëherë virale në mbarë botën.

Flakët e ndritshme portokalli që dilnin nga uji i ngjanin llavës së shkrirë që del nga vullkani, e për këtë ngjashmëri pamjes së paprecedentë iu vendos emri “syri i zjarrit’’ për shkak të formës rrethore të flakëve, vatra e të cilave ishte në një distancë jo shumë të largët nga platform e naftës ‘’Pemex’’. Po sipas kompanisë shtetërore të naftës, janë dashur më shumë se pesë orë për të shuar flakët  në mes të oqeanit.

 

Burimi: www.reuters.com

Na Ndiqni në: