Photo by Mathilde Langevin on Unsplash

3 Korrik, Dita ndërkombëtare pa çanta plastike.

Kjo ditë është një mundësi për ndërgjegjësimin e publikut për mos përdorimin e çantave plastike duke patur parasysh rrezikun dhe ndikimin e tyre në mjedis. Ekzistojnë shumë mundësi të tjera mjedisore të përdorimit të çantave që nxitin zhvillimin e qendrueshëm.

Përdorimi i tepërt, pa kontroll, hedhja e tyre vend e pa vend, si dhe mos dërgimi për riciklim paraqet probleme serioze për mjedisin ku jetojmë. Qeset plastike përdoren për një mesatare prej 12 minutash dhe pasi hidhen, kërkojnë 100-1000 vjet për t’u dekompozuar. Në mbarë botën, vetëm 9% e tyre riciklohet, ndërsa 73% e mbeturinave të detit janë plastike.

Në vitin 2017, Tirana është përfshirë në nismën për zvogëlimin e përdorimit të çantave plastike, përmes vendosjes së pagesës për çdo çantë plastike të përdorur.

Të dashur qytetarë te vendit tonë, dashamirës të mjedisit ku jetojmë dhe veprojmë, ju ftojmë të zëvendesoni përdorimin e tyre me materiale të tjera më miqësore me mjedisin (trasta,pëlhure etj).

Të pakësosh volumin e mbeturinave ke pakësuar ndotësit!

Burimi: Agjencia Kombëtare e Mjedisit

Na Ndiqni në: