ROLI I KOMPOSTIMIT NË ZBUTJEN E NDRYSHIMEVE KLIMATIKE

Ndryshimet klimatike sot janë një realitet i prekshëm. Ajo që po vërehet është fakti që Toka po ngrohet më me shpejtësi se në tëkaluarën, për pasojë dhe klima po ndryshon me shpejtësi. Efektet negative të këtyre ndryshimeve janë të mëdha.

Ndryshimi i klimës së Tokës nuk i dedikohet thjesht shkaqeve natyrore por veprimit njerëzor, i cili nëpërmjet lëshimeve ka rritur dukshëm përqëndrimin e gazeve me efekt serrë në atmosferë. Gaze të tillë si dioksidi i karbonit (CO2), metani (CH4), oksidet e azotit (NOx), gazet e florinuar (HFC, PFC, SF6) kanë rritur aktivitetin e efektit serrë duke mbajtur më shumë nxehtësi nëbrendësi të atmosferës së Tokës.

Sektorë të ndryshëm të aktivteteve njerëzore lëshojnë këto gaze të cilët po ndryshojnë klimën. Kështu, pjesa më e madhe e dioksidit të karbonit vjen nga djegia e djegësve fosilë, metani dhe oksidet e azotit nga bujqësia  dhe përdorimi i tokës, gazet e florinuar nga industria etj. Rritja e përqëndrimit të gazeve serrë në atmosferë po ndryshon me shpejtësi klimën.

Këtij ritmi të shpejtë të ndryshimit të klimës  sistemet ekologjikedhe gjallesat që jetojnë në to nuk arrijnë ti përgjigjen dhe për pasojë impaktet janë të mëdha.

Tashmë është e qartë se shkaku kryesor i ndryshimeve klimatike është lëshimi i gazeve serrë dhe zgjidhja e këtij problemi madhor në të gjithë botën do të vijë vetëm nëpërmjet reduktimit tëlëshimeve.

Pikërisht për këtë, komuniteti shkencor ndërkombëtar është i shqetësuar dhe kërkon që të gjitha vendet e botës të veprojnënëpërmjet strategjive e masave zbutëse e përshtatëse për tëngadalësuar ndryshimet klimës dhe efektet negative të tyre.

Shkencëtarët kanë vlerësuar se për të stabilizuar ndryshimet është e nevojshme të zvogëlohet niveli i dioksidit të karbonit në atmosferë në 350 ppm (nga rreth 400 ppm që është aktualisht), si gazi kryesor përgjegjës (me rreth 60%) për modifikimin e efektit serrë në atmosferë. Për të reduktuar karbonin në atmosferë duhen marrë masa dhe duhen gjetur mundësi në të gjithë sektorët e aktivitetit ekonomik të njeriut. Dhe kjo gjë duhet bërë pa cënuar zhvillimin ekonomik.

Depozita kryesore e  karbonit është Toka (shkencëtarët vlerësojnë se në 30 cm e sipërme Toka në nivel global përmban rreth 700 Gt karbon), në atmosferë gjendet një sasi e vogël. Në Tokë gjendet një sasi karboni thuajse dy herë më e madhe se sasia e karbonit që gjendet në atmosferë dhe pjesa tjetër është e kapitalizuar në formën e lidhjeve të karbonit tek bimët gjatë fotosintezës.

Toka ka aftësinë për të sekuestruar  karbonin nga atmosfera dhe për ta ruajtur atë si karbon organik. Krijimi i kushteve që bimët të fiksojnë dhe të mbajnë sa më shumë karbon në tokë është një nga mënyrat më të rëndësishme për të luftuar ndryshimet klimatike.Reduktimi i lëshimeve dhe kapja e karbonit që gjendet nëatmosferë është rruga kryesore për të luftuar ndryshimet klimatike. Kështu zgjidhja e problemit të ndryshimeve klimatike është  që karbonin që përdoret dhe që qarkullon në sistemet ekologjike ta depozitojmë përsëri në Tokë.

Ndërmjet masave zbutëse si reduktimi i përdorimit të lëndëve djegëse fosile etj. një masë e rëndësishme zbutëse e lëshimeve tëgazeve serrë është praktika e kompostimit të mbetjeve të ngurtaorganike.

Në lidhje me këtë çështje lind një pyetje: si ndikon praktika e kompostimit në luftën ndaj ndryshimeve klimatike dhe sa kontribuon kompostimi në ndryshimin e klimës?

Së pari të qartësojmë shkurtimisht se çfarë është komposti dhe cila është rëndësia agronomike dhe mjedisore e tij.

Komposti është një lëndë organike e shpërbërë dhe maturuar nëpërmjet një procesi dekompozimi natyror të kontrolluar dhe qëriciklon lëndën organike me prejardhje bimore ose shtazore.Kompostimi është një praktikë ekologjike sepse nëpërmjet tijbëhet i mundur riciklimi i lëndës organike me bazë karbonin. Përdorimi i kompostit ruan karbonin në tokë. Karboni i fiksuar nëfotosintezë nga bimët rikthehet në tokë nëpërmjet dekompozimit të kontrolluar të mbetjeve bimore dhe përgatitjes së kompostit.

Praktika e kompostimit mund të zbatohet në ferma ku krijohen sasi të mëdha të mbetjeve organike bujqësore e blegtorale, në nivel familjar me mbetjet ushqimore e të kopshtit dhe në nivel industrial me kategori të tjera të mbetjeve organike.

Qëllimi kryesor i kompostimit është të zvogëlojë sasinë e mbetjeve të ngurta që gjenerohen duke u ripërdorur për qëllime bujqësore por edhe për të reduktuar lëshimet e gazeve serrë nëatmosferë.

Komposti ka një përmbajtje të lartë të lëndës organike të maturuar e cila përmirëson karakteristikat kimiko-fizike të tokës dhe krijon mundësinë për një  akumulim progresiv të karbonit në tokë duke kontribuar në reduktimin e efektit serrë.

Nga pikëpamja agronomike kompostimi luan një rol të rëndësishëm pasi ai kthen në tokë lëndët ushqyese kryesisht me bazë karboni, të cilat përdoren nga bimët gjatë procesit tëfotosintezës.

Komposti është një ushqyes (shtues organik) i cili kur përdoret nëbujqësi përmirëson cilësitë e tokave, rrit pjellorinë e tokave, rrit shëndetin afatgjatë të tokave, siguron ushqim për mikroorganizmatdhe lëndë ushqyese në tokë në formë organike, siguron zhvillimin e shëndetshëm të bimëve, rrit kapacitetin ujëmbajtës të tokës, redukton erozionin e tokës,  rrit biodiversitetin e tokës, redukton ndotjen e mjedisit dhe ndotjen e ujit në veçanti dhe zvogëlon nevojat e fermave për plehra kimike dhe pescticide, të cilat kanëefekte mjedisore dhe ekonomike.

Nga pikëpamja mjedisore nga praktika e kompostimit tëmbetjeve të ngurta organike kemi shumë përfitime por përfitimi më i madh është se redukton impaktet e ndryshimeveklimatike, nëpërmjet reduktimit të drejtpërdrejtë të dioksidit tëkarbonit (CO2), gazit metan (CH4) dhe oksidit të azotit (N2O).

Një nga gazet që reduktohet me anë të kompostimit është gazi metan i cili është një gaz serrë që kontribuon me rreth 20% në modifikimin e efektit serrë të atmosferës. Zakonisht ai çlirohet sëbashku me dioksidin e karbonit kur mbetjet organike të depozituara në vende të ndryshme nuk kompostohen por shpërbëhen në mënyrë anaerobike. Sipas vlerësimeve gazi metan është një gaz serrë dhe një kontribues i rëndësishëm në lëshimet globale me një potencial ngrohje rreth 25-36 herë më të madh se dioksidi i karbonit  duke qënë se ai thith më shumë energji dhe 72 herë më i dëmshëm se dioksidi i karbonit gjatë një periudhe 20 vjeçare, gjë e cila do të thotë që çdo ton metan do të bllokojë aq nxehtësi në atmosferë sa 72 ton dioksid karboni. Megjthatë,metani qëndron në atmosferë për një kohë më të shkurtër, rreth 12 vjet në krahasim me mbi 100 vjet për dioksidin e karbonit (CO2). Pra, ulja e lëshimeve të metanit jep rezultate të shpejta në uljen e sasisë së nxehtësisë që bllokohet në atmosferë.

Një nga sektorët që lëshojnë gaze serrë është edhe bujqësia e cila kontribuon me rreth 14 %. Bujqësia së bashku me pylltarinë dhe përdorimin e tokës lëshojnë rreth 21.5 % gaze serrë. Ndërmjet këtyre gazeve një pjesë të konsiderueshme e zë gazi metan. Gazi metan çlirohet më shumë nga mbarështrimi shtazor.

Gaze të tjerë serrë si dioksidi i karbonit dhe oksidet e azotit nëbujqësi vijnë nga përdorimi i tokës, nga djegia e lëndëve djegëse fosile dhe nga përdorimi i plehërave kimike. Veçanërisht përdorimi i azotit sintetik është burimi kryesor i lëshimeve tëoksidit  të azotit (N2O) i cili është një gaz serrë rreth 310 herë më i fuqishëm se dioksidi i karbonit.

Sasi të mëdha të gazeve serrë vijnë nga mos kompostimi i mbetjeve ushqimore të cilat gjenerojnë çdo vit 4,4 GtCO2 eq, ose rreth 8% të lëshimeve totale të gazeve serrë.

Praktika e kompostimit është rruga më e mirë për të reduktuar gazet me efekt serrë në atmosferë. Duke qënë se e gjithë lënda organike e formuar është e përbërë nga karboni, kompostimi ështëmënyra më e mirë që të gjithë këtë sasi karboni ta kthjemë përsëri në tokë, në të kundërt ajo do të shkojë në atmosferë duke rritur përqëndrimin e për pasojë edhe ndryshimet e klimës.

Zbatimi i praktikës së kompostimit dhe përdorimi i kompostit nëshumë lloje tokash rrit kapacitetin e tokës për të sekuestruar karbonin në tokë, duke parandaluar në këtë mënyrë largimin e tij në atmosferë, ku ai shndërrohet në një gaz serrë. Nga vlerësimet që janë bërë në bujqësi, në ato toka ku është përdorur komposti për një periudhë mbi 20 vjeçare, niveli i sekuestrimit të karbonit ka qënë 1.1 deri 1.8 ton CO2ek/ha/vit.

Praktika e kompostimit është shumë e rëndësishme në ekonomitërrethore (cirkulare).

Praktika e kompostimit  është e thjeshtë dhe ajo lehtësisht mund tëzbatohet në çdo nivel (familjar, ferme apo industrial).  Nëqarkullim ka shumë manuale për të zbatuar praktikën e kompostimit në çdo nivel, është koha më shumë se anjëherë tjetër,të veprojmë tani. Dhe për këtë duhet të ndërgjegjësohet çdo qytetar i vendit. Kompostimi është një praktikë që çdo njeri, aty ku ekzistojnë mundësitë dhe veçanërisht në nivel familjar, duhet të ndërmarrë për të luftuar ndryshimet klimatike.

Prof.Dr. Albert Kopali

Departamenti i Mjedisit dhe Burimeve Natyrore

Na Ndiqni në: