Prof. Asoc. Edvin Zhllima në një intervistë për Tv Scan ka folur rreth politikave bujqësore të zhvilluara aktualisht në vend dhe fondeve të alokuara për këtë sektor.

Lidhur me pyetjen nëse janë të mjaftueshme këto fonde dhe këto politika të ndjekura deri më tani për bujqësinë, Zhllima përgjigjet se vitet e fundit kemi patur një rritje të mbështetjes buxhetore dhe pse akoma nuk kemi arritur tek mesatarja europiane.

Mënyrat e kompozimit të vlerave buxhetore janë shumë të rëndësishme për të nxitur qytetarët në punimin e tokës e kultivimin e kulturave të ndryshme në zonat rurale dhe në mbarështrimin e bagëtive, duke sjellë rritje të prodhimit të brendshëm dhe të fitimit ekonomik.

Ai shton se vendi duhet të financohet në të paktën 10% të vlerës që krijon vetë bujqësia. Kjo, sipas Prof. Zhllimës vjen si rezultat e prioritizimit të kërkesave të tregut të brendshëm, por jo vetëm, dhe të kapaciteteve që vendi posedon.

Për më tepër rreth kësaj interviste ju ftojmë të vizitoni linkun: https://www.youtube.com/watch?v=Dm937SRe53s

 

Na Ndiqni në: