Përdorimi i hormoneve si stimulantë të rritjes në kafshët e fermës

Në të kaluarën, shumë vënde e konsideronin mishin një luks që mund të shijohej vetëm në raste të veçanta ose ditë të caktuara të javës, ndërsa sot ai është një element kryesor dhe gjuajse i kudogjendur në tryezat familjare apo menutë e restorantevembarëbotën. Mishi dhe nënproduktet e tij janë një burim i rëndësishëm ushqimi për konsumatorin. Ky produkt përbën burimin kryesor të të ardhurave ekonomike të shumë fermave dhe sasia qëkërkohet nga tregu është në rritje të vazhdueshme. Industria e mishit përbëhet nga therja e kafshëve, përpunimi mishit dhe operacione të tjera të lidhura me tregtinë e tij, si reklamimi dhe paketimi. Në vitin 2020, industria e mishit në mbarë botën vlerësohej në mbi 838 miliardë dollarë dhe pritet të rritet në një vlerë prej mbi një trilion dollarë deri në vitin 2025. Që nga viti 2020, Azia dhe Amerika e Veriut zëne peshën kryesore të tregut të mishitrang botëror, ndërsa pjesa tjetër e vëndeve prodhon vetëm një të tretën e sasisë totale.

Kërkesat në rritje për prodhimin e mishit dhe nënprodukteve të tij ka bërë që në kafshët shtëpiake të përdoren metoda të ndryshme për të shtuar ritmet e rritjes dhe shtesën në peshë. Ndër të tjera, një nga metodat për të nxitur shtimin në peshëështë edhe përdorimi i hormoneve si nxitës të rrijes.

Me rritje kuptohet një rritje në peshën dhe madhësinë e trupit tëkafshës për shkak të rritjes së numrit të qelizave (hiperplazis) ose rritjes së madhësisë së qelizave (hipertrofis). Rritja mund të ndodhë si pasojë e rritjes së sasisë së proteinavë (kryesisht shtim i vëllimit të muskujve). Kjo reflektohët si një rritje e azotit në karkasë (kafsha e therur ku janë larguar organet e brëndshmedhe koka), sikurse kemi edhe rritje si pasojë e depozitimit të yndyrnave (dhjamit). Depozitimi i proteinave rrëgullohet në sajë të balancës së prodhimit dhe degradimit të tyre; dëpozitimi i yndyrnave rëgullohet në sajë të lipogjenezës dhe lipolizës.

Hormonet mund të prekin depozitimin e masës muskularë dheyndyrnave, efekte këto që prekin drejtpërdjet cilësinë e karkasës. Hormonët gjithashtu mund të prekin marrjen e ushqimit, konvertimin e tij (raporti ushqim/shtësë peshe), performancën erritjes (shaklla e ritjës) dhe raportin pëshë e gjallë/peshë karkase. Përveç kësaj, hormonet mund të prekin edhe aspekte të cilësisë së mishit, përfshirë butësinë, lëngshmërinë, aromën dhekapacitetin mbajtes të ujit.

Çfarë është një hormon?

Një hormon është një mesazher kimik që kordinon aktivitetin e disa qelizave në organizmat shumë qelizor. Të parët ishin Bayliss dhe Sterling ata që përdoren termin “hormon” për herë të parë në vitin 1904 për të përshkruar veprimin stimulues të sekretinës (hormon i prodhuar nga duodeni) në prodhimin e lëngut pankreatik. Nëse do ti referohemi përshkrimit klasik të hormonit, do të ishtë: një substancë kimikë që sekretohet nga gjëndrat endokrine, e cila më pas kalon në qarkullimin sistemik të gjakut për të vepruar tek organet shenjë, këto të fundit janë të paisur më rëceptor specifik ku do të lidhët hormoni.

Ekzistojnë edhe disa mënyra të tjera të shpërndarjes dheveprimit të hormoneve. Mënyra neuroendokrine: hormone të prodhuar nga indi nervor shpërndahen me anë të gjakut në organet shenjë; për shembull, faktorët lëshues të prodhura nga hipotalamusi, të cilët mbërrijnë në pjesën e adenohipofizës nëpërmjet sistemit portal hipotalamo-hipofizar të qarkullimit të gjakut. Mënyra neurokrine; hormonet lëshohen në hapsirën sinaptikë nga qelzat nervore (neuronet) të cilat janë në kontakt të afërt me njëra tjëtrën. Mënyra parakrinë; hormonët lëshohën

Figura 1. Mënyrat e veprimit të hormoneve.

dhë vëprojnë në qëlizat fqinjë. Mënyra autokrine; hormone të cilët veprojnë mbi të njëtën qelizë nga cila prodhohen (Fig. 1).

Cilat janë efektet që sjellin hormonet?

Hormonet shkaktojnë ndryshime në metabolizmin qelizor, këto ndryshime janë të lidhura me funksionet e paracaktuara që qelizat kanë, pra hormonet nuk nxisin një funksion të ri që nuk ekzistonte më parë. Ato mund të aktivizojnë gjenet dhe të ndikojnë në sekretimin e proteinave të ndryshme. Hormonet mund të dryshojnë enzimat katalitike, në sajë të mekanizmave të forforilimit dhë defosforilimit të proteinave. Ato gjithashtu mund të ndryshojnë përshkueshmërinë e membranave, në këtë mënyrë ato dryshojnë permeabilitetin qelizor, trasportin e joneve, kontraktimin e muskujve, sekrecionet ekzorkine dhe trasportin ë ujit.

Një pjesë e hormoneve të cilët ndikojnë drejtpërdrejt në rritje prodhohen nga vetë organizmi i kafshës si për shembull, hormoni i rritjes (Somatropina), hormonet e tirotides etj. Njëpjesë janë ksenobiotikë (hormone që nuk prodhohen nga organizmi i kafshës) të prodhuar në mënyrë sintetike siç janëderivatet e esterogjenit (17βestradioli dhe esteret e tij si p.sh;zeranoli), derivatet androgjenik (testosteroni dhe esteri i tij;trenbolon acetati) ose derivatet progestogjenik (progesteroni; megastrol acetati (MGA)).

Mënyra e përdorimit të hormoneve

Mënyrat e përdorimit të hormoneve është e ndryshme, kjo lidhet kryesisht me strukturën kimike të tyre. Hormonet mund të administrohen nga goja si shtesë ushqimore, nëse ato nuk degradohet nga aparati tretës ose nuk metabolizohet dhe eliminohet me shpejtësi. Kjo metodë zakonisht funksionon për hormonet me strukturë jo proteinike. Shembuj të këtyre përbërjeve aktive nga goja janë β-agonistët, megastrol acetati etj. Në këtë rast duhet treguar kujdes nga punojësit që punojnë nëshpërndarjen e ushqimit për të shmagur rrezikun e inhalimit të hormoneve të hedhur në ushqim të cilët përhapen në formën e pluhurit që ngrihet në ajër.

Hormonet që nuk janë aktive nga goja mund të administrohen si injeksione të vetme ose të përsëritur, zakonisht përdoreninjeksione subkutane ose intramuskulare. Në këto raste hormonet jepen si suspension në tretësirë vajore, për të dhënë një çlirim ose efekt më të qëndrueshëm dhe që zgjat në kohë.

Një mënyrë tjetër e administrimit të hormoneve është përdorimi i tyre në formën e implanteve të cilat preferohen sepse nuk kërkojnë aq shumë impenjim sa ineksionet dhe sigurojnë një lëshim të hormonit për një kohë të gjatë. Këto implante janë matrikse të polietilen glikolit, kolesterolit ose laktozës të kombinuar me substancën aktive hormonale (Fig. 2). Implantet vendosen në mënyrë subkutane në bazën e veshit të kafshës duke përdorur një injektor specifik për vendosjen e tyre (Fig. 3). Duke qënë se pjesa e veshit hiqet gjatë therjes, vendosja e implantit nuk prek cilësinë e karkasës. Implantet mund të jenë efektivë për një periudhë prej 60, 80 dhe deri në mbi 200 ditë.

Figura 2. Implanthormonal përparavendosjes.

 

Figura 3. Vendosja e implantit duke përdorurnjë injektor specifik.

 

Aspekte të biosigurisë në përdorimin e hormoneve të rritjes

Shqetësimi kryesor në përdorimin e nxitësve hormonal tër rritjesjanë mbetjet e tyre në mishin dhe nënproduktet e tij dhe efekteve negative të këtyre mbetjeve tek konsumatorët. Metodat e përdorura për të vlerësuar efektet e mundëshme negative janë po ato që përdoren nga agjencitë monitoruese për të vlerësuar praninë e kimikateve në ushqime të ndryshme. Rëndësi të veçantë ka sasia e përbërjeve hormonale të konsumuara në produktet e mishit dhe marrëdhëniet e tyre me prodhimin endogjen nga konsumatori, veçanërisht në të rinjtë në moshën e adoleshencës. Këto mbetje hormonale mund të kenë efekt nëinaktivizimin enterohepatik dhe ndikim negativ në qeliza tëcaktuara. Ato kanë potencialin për ndërhyrë në rritjen, zhvillimin dhe funksionet fiziologjike tek konsumatorët.

Ekziston një shqetësim i veçantë për rolin e 17β-estradiolit si një kancerogjen në inde të caktuara. Studimet e fundit kanë treguarse disa metabolitë të këtij hormoni mund të shkaktojnë dëmtim të ADN-së si pasojë e prodhimit të radikaleve të lira, kjo është vërejtur linjat qelizore të kafshëve të laboratorit. Po kështu, në vitin 1990 në Spanjë nga përdorimi ilegal i clenbuterolit, (derivat i të β-Agonistëve Adrenergjik) u hospitalizuan 123 persona që konsumuan mishin me mebetje të këtij hormoni. Pacientën shfaqën shenja klinike si dridhje muskulare, takikardi, shenja nervore, dhimbje muskulare, marrje mendësh dhe tëvjella.

Aspekte ligjore në përdorimin e hormoneve të rritjes

Në Bashkimin Europian (BE) që në vitin 1981, me Direktivën 81/602/EEC, është e ndaluar për të gjithë vëndet antare përdorimi i substancave hormonale për nxitjen e rritjes në kafshët e fermës. Ndër këto substanca të ndaluara përfshihet17ßestradioli, testosteroni, progesteroni, zeranoli, trebolonacetati dhe megastrol acetati. Në të njënjtë linjë, direktivat 96/22/EC dhe 2003/74/EC ndalojnë importimin e mishit dhe nënprodukteve te tij nga vendet e treta ku përdoren hormonet si nxitës rritjes në kafshë.

Përdorimi i hormoneve si mjete nxitur rritjen apo shtimin nëpeshë është i lejuar në vendet e Amerikës së Veriut të cilat nuk ndajnë të njënjtin qëndrim me vëndet e BE-së. Në SHBA, që nga vitet 1950, Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka aprovuar përdorimin në mënyrë të kontrolluar të hormoneve me origjinë natyrale ose të ksenobiotikëve. Të gjitha llojet implantet me përbërje steroidale lejohet të qëndrojnë në trupin e kafshës deri në ditën e therjes. Lejohet vendosja e vetëm një implanti për kafshë gjatë një faze të caktuar të rritjes. Nuk lejohet përdorimi i implanteve me përmbajtje steroidale tek lopët e qumështit, viçat, derrat dhe shpendët. Po ashtu në tregun e këtyre vendeve tregtohet edhe mishi dhe nënproduktet e tij që vijnë nga kafshë të pa trajtuara me hormone (produkt organik), i cili natyrishttregtohet me një çmim më të lartë.

Aspekte praktike në përdorimin e hormoneve të rritjes.

Jo të gjithë hormonet kanë efekt të njënjtë në të gjitha specietapo apo dhe brënda së njënjtës specie (brënda të njënjtit lloj ndryshon përgjigja në varësi të moshës, seksit dhe gjendejs fiziologjike).

Hormoni i Somatotropinës mund të japi një rritje të shtimit nëpeshë tek gjedi që shkon nga 5-10%, ndërsa në derra shtimi nëpeshë mund të rritet deri në 20%. Nga ana tjetër duhet të patur në konsideratë se ky hormon nuk ka një efekt të ngjashëm nëshpendë.

Derivatet e hormoneve steroidalë në gjedh sjellin një përmirësim të rritjes me rreth 15%. Këto përbërës janë më efektivë në viçat në majmëri krahësuar me femrat apo meshkujt e pa kastruar. Hormonet androgjenik janë më efektivë tek kafshët femra ndërsa esterogjenikët më efektive tek meshkujt.

β-Agonistë Adrenergjik janë më efektivë tek lopët dhe delet, mëpak tek shpendët ndërsa tek derrat kanë një efekt mesatar. Përgjigja fillestare maksimale ndaj përdorimit të β-Agonistëve Adrenergjik arrin kulmin në ditën e 14-të pas trajtimit dhe më pas zvogëlohet në mënyrë drastike pas ditës së 21-të.

Gerald Muça, Departamenti i Lendeve Klinike, Fakuulteti i Mjekesise Veterinare. UBT

Shto Koment

Na Ndiqni në: