Boronica

Vaccinium myrtillus L
Përhapja: Shkurre e përhapur në Evropë, Azi e Amerikën veriore. Në vendin tonë është mjaft e përhapur në trevat veriore (Kukës, Pukë, Tropojë), në pyje e kullota në lartësitë rreth 1000-1500 m.
Përshkrimi: Gjethet i ka vezake të zgjatura, të këmbyera, me ngjyrë të gjelbër të errët, ndërsa lulet të vetmuara në sqetullat e gjetheve. Ato janë me petla të ngjitura dhe me formë kambanë të vogël me pesë dhëmbë. Fryti është bakë gati sferike me ngjyrë blu, i ngrënshëm, i pasur me tanina. Boronica lulëzon në periud- hën Maj-Qershor, ndërsa frutat piqen në fund të verës-fillimi i vjeshtës.
Shtimi: Me farë duke patur kujdes që të vilen frutat plotësisht të pjekur.
Përdorimi: Nga frytet përgatitet ekstrakti i thatë i tyre i pasur me antocianinë. Këto pigmente me cilësi vitaminike përdoren kundër çrregullimeve të enëve të gjakut.
Përdoret si adstrigjent, dizifektues e diuretik. Gjen përdorim dhe si hipoglice- mik. Ekstraktet e bimës kanë dhe veti antikërpudhore

Shto Koment

Na Ndiqni në: