Patëllxhani i Lunxhërisë

Specia: Solanum melongena L.

Përhapja: Në Shqipërinë e jugut, kryesisht në fshatrat e Gjirokastrës dhe Përmetit, njihet e kultivohet për më se 70-80 vjet. Fara e tij është mbajtur dhe ruaj- tur brez pas brezi nga bahçevanët. Aktualisht zë më pak se 10-15 % të sipërfaqes të mbjell në zonë me këtë bimë.
Përshkrimi:
Bimë me kërcej të drejtë, mesatarisht të degëzuar, me ndërnyje të shkurtra, lastar dhe gjethe të gjelbra, lulet ngjyrë vjollcë. Prodhon 7-8 fruta për bimë. Ata janë të gjatë (18-20 cm), të hollë (diametri 3-3.5 cm), cilindrik dhe me maj pak të harkuar, me peshë mesatare 90 – 100 g. Në pjekjen teknike frutat kanë ngjyrë vio- let të errët deri në të zezë, kurse në atë biologjike marrin ngjyrë banane; tuli ngjyrë e bardhë. Ata janë të shijshëm.
Kultivimi: Farat e patëllxhanit të Lunxhërisë mbillen në farishte në gjysmën e parë të muajit mars dhe fi- danët në fushë në fund prillit e fillim të majit. Vjelja e prodhimit fillon në fund të qershorit – fillim të korrikut dhe vazhdon deri në ngricat e para të vjeshtës.
Rendimenti:
rreth 25-35 kv/dynym.
Veçantitë
Pozitive: Ka qëndrueshmëri të mirë ndaj sëmundjeve, temperaturave të ulë- ta dhe të larta.
Negative: Jep prodhim relativisht të ulët.
Përdorimi:
Preferohet për konsum të freskët, gatime dhe përpunim në formë turshie për konsum në familje dhe për tregun lokal.
Risku: Me futjen e farërave të importit po mbillet pak dhe vetëm në kopshtet familjare; pra është në rrezik zhdukjeje.

Shto Koment

Na Ndiqni në: