Një jetë në Universitetin Bujqësor të Tiranës. 2 Mars 2022

Prof. As. Dr. Pirro VEIZI

Sot ndërroi jetë në mënyrë krejt të papritur Prof. As. Dr. Pirro VEIZI. Largimi i tij i parakohshëm është një humbje e madhe për familjen, të afërmit dhe për kolegët e tij.

Pirro VEIZI  ka përfunduar studimet universitare në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe është diplomuar Inxhinier Mekanik në vitin 1975.

Nga viti 1983 ka punuar si pedagog pranë GMKSH- Mekanizimi Bujqësor, Fakulteti i Bujqësisë. Në vitin 1988 është zgjedhur Përgjegjës i GMKSH- Mekanizimi Bujqësor. Ka marrë Gradën shkencore “Doktor i Shkencave”  fushën e mekanizimit në Vreshtari në vitin 1989. Nga viti 1993-1996 , ka qenë përgjegjes i Departamentit të Prodhimit .

Në vitin 1996 Prof. Pirro VEIZI merr titullin ”Profesor i Asociuar”. Ai ka drejtuar shumë projekte kombëtare dhe ndërkombëtare dhe njëkohësisht ka kryer një sërë kualifikimesh në fushën e mekanizimit dhe Ekstensionit Bujqësor në: Japoni, SHBA, Holland, Greqi, Irlanda Veriut etj. Aktiviteti i tij mësimor dhe shkencor lidhet tërësisht me fushën e Mekanizimit Bujqësor në tëresi, duke dhënë një kontribut të çmuar.

Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës Prof. Dr. Fatbardh SALLAKU, Dekani i Fakultetit të  Bujqësisë dhe i Mjedisit Prof. Dr. Ilir KRISTO dhe gjithë Universiteti Bujqësor i Tiranës i shprehin ngushëllimet e sinqerta dhe të ndjera familjes, miqve, kolegëve dhe ish-studentëve të Profesor Pirro Veizi !

Lamtumirë i dashur Profesor, Pirro Veizi!

Shto Koment

Na Ndiqni në: