Kjo lojë është krijuar nga gazeta e njohur Financial Times. Lojae Klimës e Financial Times ju vë në kontroll të së ardhmes sëplanetit. Ajo u kërkon lojtarëve të shpëtojnë botën nga efektet më të këqija të ndryshimit të klimës përmes një formati inovativ, format loje. Loja është e disponueshme për të gjithë.
Ajo bazohet në shkencë dhe raportim të vërtetë, megjithatë, është një lojë, jo një simulim i përsosur i së ardhmes. Loja e Klimës e vendos lexuesin në qendër të vendimmarrjes, në një simulim që eksploron rrugët për të ndryshuar të ardhmen tonë të përbashkët në planet.
Në fund, lojtarët duhet të ulin emetimet por ata duhet të bëjnëedhe kompromis dhe të balancojnë vendimet e nevojshme për të arritur zero neto të emetimeve deri në vitin 2050. Lojtarët do të përjetojnë ndikimet e vendimeve të ndryshme ndërsa përparojnë përmes pyetjeve me alternativa, duke parë ndikimin e secilës në emetimet globale.
Loja fokusohet në energjinë elektrike, transportin, ndërtesat dhe industrinë – katër sektorët përgjegjës për emetimet më të mëdha të dioksidit të karbonit të lidhura me energjinë. Gjithashtu,lojtarët duhet të merren me gazra të tjerë serrë dhe të mbrojnë njerëzit dhe natyrën, në mënyrë që planeti të mbetet i banueshëm. Kur lojtari arrin vitin 2050, ai merr një parashikim të temperaturës për vitin 2100, i cili është një pasqyrim i saktë i vendimeve që ka marrë.
Sipas Financial Times, vendosja e lojtarit në kontroll të së ardhmes së planetit tonë e ndihmon atë të kuptojë përpjekjet e nevojshme për të mbajtur ngrohjen globale nën 1.5°C. Loja e Klimës ndihmon në thjeshtimin e një teme kritike dhe rrit shpresën që të tërheqë audiencën më të re dhe jo-specialiste përmes përdorimit të një formati argëtues dhe vizual.
Loja e Klimës mund të gjendet në adresën e internetit:https://ig.ft.com/climate-game/
Adri Erebara
Departamenti i Mjedisit dhe Burimeve Natyrore, Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit, UBT.
Shto Koment