Limoni (Citrus Limon), një pemë e vogël me gjelbërim të përhershëm deri në gjashtë metra e lartë dhe që i përket familjes Rutaceae, referohet se është një hibrid natyror midis specieve (Citrus medica) dhe (Citrus aurantifolia).klasifikohet si agrume: me lëkurë të verdhë dhe tul të verdhur në të zbehtë, pothuajse i pangjyrë, ku cipa e jashtëme mund të jetë e lëmuar dhe her herë e ashpër.
Limoni është një frut i jashtëzakonshëm, ku kohët e fundit është sjell në vëmendje dhe ka qenë referenc nëtrajtimet e shumta kurative, të periudhës së pandemisedhe “post saj”. Si frut i veçantë, ashtu si bima në të cilënrritet është e aftë të japë lule dhe fruta në të njëjtënkohë, ky ”diell i vogël i verdhë që zbut dimrin në jetesëntonë” jep bujarisht të gjitha cilësitë e tij me një goditje tëvetme! Një ilaç i vërtetë natyral, limoni është antiseptik, baktericid dhe antiviral i fuqishëm (mendoni sa produktetrajtimi apo pastrimi i referohen këtij fruti). Diuretik, shuarës i etjes dhe një tonik i fuqishëm për sisteminnervor; por jo vetëm kaq, ndryshe nga sa mund tëmendohet për shkak të shijes së tij, limoni është një ngaushqimet me fuqinë më të madhe alkalizuese tëpranishme në natyrë. Interesante dhe ajo çka referohetsot nga studimet e fundit është veçantia e lëngut tëlimonit, ndër të gjithë agrumet, që kur hyn në trupin e njeriut, kthehet nga acid në bazik.
Përmbajtja shumë e lartë e vitaminës C, prania e aciditcitrik, forcon sistemin imunitar duke stimuluar prodhimine qelizave të bardha të gjakut. Referohet, se shtimi ilëngut të gjysëm limoni në një porcion me lëng mish, tëzier është një trajtues i shkëlqyer për një trup tëdobësuar e të lodhur, konfirmuar kjo edhe në shumëreceta dietike apo gastronomie të kulturave të ndryshme(sidomos të Lindjes së Mesme).
Lëngu i limonit përmban mjaftueshëm vitaminën C (rreth 43 mg në 100g lëng, që korrespondon me rreth 50% të kërkesës ditore të një të rrituri për këtë vitaminë), e cila është një aleat i fuqishëm i sistemit imunitar dhe gjithashtu përmirëson përthithjen e hekurit.
Limonët gjithashtu kanë veti anti-hemorragjike, ulin nivelin e glukozës në gjak, pastrojnë mëlçinë, kanë veti tonike, kundër diarresë dhe luftojnë formimin e gurëve në veshka. Ato përmbajnë gjithashtu vitamina B1, B2 dhe kalium.
Këto fruta janë të shkëlqyera kundër AKNE-ve kuvitamina C, e cila lehtëson rigjenerimin e indeve dhe acidi askorbik, i cili jo vetëm që përmirëson pamjen jo estetike te rrudhave, por edhe zvogëlon dukshëm shenjat e tyre. Në këtë drejtim rekomandimet për maskat e fytyrës specifikojnë, përzierjen e lëngun tëlimonit dhe vajit të ullirit ekstra të virgjër në pjesë të barabarta, aplikuar në fytyrë dhe masazhuar me kujdes për 10 minuta.
Përdorimi mjaft i madh në recetën e famshme kunder Covid, ku specifikohet përzierja e tij me ekstrakt xhinxheri, hudhre, mjalti dhe uthull molle, e bën atë një frut dhe element të pazëvendësueshëm.
Prof.As. Adriatik Çakalli
Universiteti Bujqësor, Tiranë