Kontributi i fermave në botë në ndryshimin e klimës mund të duket disi i largët dhe kjo ndoshta vjen si pasojë e mungesës së oxhaqeve për nxjerrjen e tymit. Por në të vertetë edhe bujqësia ka një ndikim të lartë. Bujqësia është përgjegjëse për emetimin e 26 % të gazrave serë në atmosferë. Faktorët që prodhojnë këtë sasi të lartë gazrash janë të shumtë. Traktorët që punojnë tokën lëshojnë një sasi jo të vogël të dioksidit të karbonit (CO2). Plehrat kimikë që hidhen nëpër fusha gjithashtu ndikojnë duke prodhuar oksid azoti. Ndërsa bagëtitë janë përgjegjëse për çlirimin e metanit që prodhohetnë zorrët e tyre.
Punimi i tokës sipas mënyrës tradicionale, pra duke e copëtuar me parmendë ose makineri të tjera, ekspozon karbonin qëndodhet në tokë kundrejt oksigjenit që ndodhet në ajër dheduke i lejuar mikrobet që t’a shëndërrojnë atë në CO2. Kyështë një proces që fermerët e bëjnë përpara se të fillojnë mbjelljen e tokës. Por çfarë ndodh nëse e shmangim këtë proces?
Në studimin e botuar në Mbretërinë e Bashkuar ku janë përfshirë të gjithë fermat, u zbulua se qasja e re e quajtur‘bujqësia pa punim’ mund të ulë prodhimin e gazrave serë me pothujase 1/3 nga prodhimet bujqësore. Thelbi i kësaj teknikeështë mos punimi i tokës me metodën tradicional por vendosjae farërave në vrima të hapura në tokë. Kjo mënyrë gjithashtundikon në rritjen e sasisë së karbonit që mund të ruajnë tokat.
Ne mund të jemi mësuar me format e rregullta dhe dheun e ngritur në fushat e punuara dhe kjo gjë mund të duket e pashmangshme, por ‘bujqesia pa punim’ ështe përhapur nëmjaft vende të botës e kryesisht në SHBA.
Mënyra e mbjelljes sipas kësaj metode kërkon vetëm një makineri për të hapur vrimat e vogla të farës dhe kjo makinë e përshkon fushën vetëm njëherë. Nëse do të bënim njëkrahasim për siperfaqen e tokës së punuar me metodat konvencionale, ku fermerët përdorin një sërë pajisjesh për tëpunuar dhe mbjellë tokën, do të vërenim që sipërfaqja e punuar është shumë e vogël sipas metodës ‘bujqësia pa punim’.
Punimi i tokës në bujqësinë konvencionale krijon xhepa tëmëdhenj ajri që mbushen me oksigjen, duke nxitur mikrobettë kthejnë karbonin që gjendet në tokë në CO₂. Studimi i bërëkrahasoi tokën në fermat e punuara me tokën në fushat epërgatitura me metodën ‘bujqësia pa punim’. Ky studim konsistonte në skanimin e tokës me rreze X, metodë e njëjtëme atë të përdorur nëpër spitale për të ekzaminuar kockat e thyera.
Nga ky studim rezultoi që fushat pa punim kishin më pak xhepa ajri dhe për rrjedhojë më pak prodhim të CO2. Pjesa me e madhe e këtyre xhepave krijoheshin nga gërmimet e krimbave të tokës dhe nga rrënjët që lulëzonin për shkak tëmungesës së plugimit të tokës. Gjithashtu u vu re, edhe psenuk kishim punim të tokës, që kishte mjaftueshëm pore përkullimin e tokës dhe mundësi për rrënjët që të rriteshin mëthellë në kërkim të ujit. Ky është një avantazh shumë irëndësishëm pasi thatësirat janë bërë më të shpeshta për shkaktë ndryshimit të klimës.
Kjo metodë mban oksigjenin e tepërt jashtë tokës dhe larg mikrobeve që jetojnë aty dhe si rrjedhojë karboni i krijuar ngabimët e thara dhe të dekompozuara mbetet nën tokë. Tokat nëfermat e përfshira në këtë studim, të cilat përdorën metodën pa punim, kishin grumbulluar më tepër karbon dhe sa mëgjatë të liheshin të papunuara, aq më tepër karbon ruhej.
Është e qartë se tokat e papunuara lëshojnë më pak CO₂ nëatmosferë, por mikrobet në tokën bujqësore mund tëgjenerojnë gjithashtu metan dhe oksid azoti të cilët janëakoma edhe më të dëmshëm për klimën. Metani është mbi 20 herë më shumë efektiv në ruajtjen e nxehtësisë në atmosferësesa CO₂ ndërsa oksidi i azotit është rreth 300 herë më efektiv.
Në studim janë kombinuar matjet për tre gazet serë nga tokatë punuara tradicionalisht dhe nga tokat e mbjella sipasmetodës pa punim. Këto matje treguan që metoda pa punimprodhonte rreth 30% më pak emetime në total, ku reduktimetmë të mëdha vërehen në fermat që e kanë përdorur këtëmetodë për një kohë të gjatë, rreth 15 vite.
Duke mos patur nevojë për punim e tokës, kjo metodëgjithashtu sjell edhe uljen e kostove në përgjithësi. Fermerëtnuk do të duhet të bëjnë shumë përgatitje. Kjo metodë ul nëmënyrë drastike konsumin e karburantit pasi fermerët kanënevojë për më pak makineri të rënda.
Pavarësisht këtyre avantazheve, fermerët në Mbretërinë e Bashkuar dhe pothujase në të gjithë Evropën ngurrojnë tëpërdorin këtë metodë. Një studim i fundit tregoi se vetëm 7% e tokës së punueshme në Angli menaxhohej aktualisht sipaskësaj metode. Kur u pyetën fermerët, pjesa me e madhedeklaruan se kostoja fillestare e blerjes së një makineri es hpimi i bën ata të hezitojnë. Disa ishin të shqetësuar se ndryshimi i metodës do të çonte në një rendiment më të ulët tëprodhimit, krahasuar me metodat e tyre të provuara dhe tëtestuara më parë.
Fermat që përdorin metodën pa punim mund të prodhojnë mëpak në fillim, nëse farat luftojnë të mbijnë në një tokë të fortë, më pak të oksigjenuar dhe të pakultivuar. Ky mund të jetë një problem në vitet e para të kultivimit me metodën pa punim. Por faktet tregojnë se krimbat e tokës dhe rrënjët mund të ndihmojnë në rivendosjen e një strukture natyrore të tokës, e cila redukton këto probleme me kalimin e kohës.
Një ndryshim i tillë është i arritshëm për sektorin e bujqësisë në Evropë, ku metoda pa punim është ende margjinale, pasi kjo metodë është testuar mirë në disa vende të tjera. Nëse qeveritë mund të nxisin fermerët që të kalojnë në bujqësi pa punim, tokat do të kenë një shans për të rifilluar funksionimin e tyre natyror dhe për të bllokuar karbonin ne brendësi të tyre për dekada të tëra.
Përshtati: Enkeleda Jata
Departamenti i Gjuhëve të Huaja
Shto Koment