Kultivari i grurit “Dumreja”

Specia: Triticum durum Desf.
Përhapja: Është kultivar tradicional në zonën e Dumresë në qarkun e Elbasanit por është kultivuar edhe në zonat e tjera kodrinore. Është grurë i fortë, i krijuar nga kryqëzimi midis kultivarit Halëziu (Kapeli) dhe një gruri të fortë (Meksikap), në vitin 1971.
Përshkrimi: Është tipi biologjik i vonshëm-i vonshëm. Kërcelli është i shkurtër 75-85 cm, i drejtë, i qëndrueshëm ndaj rrëzimit. Kalliri me hala të gjata e të zeza, i ngjashëm me halëziun, i ngjeshur, i drejtë, pjellor, me bosht të përkulshëm. Kokrra ka ngjyrë qelibari të ndritshme, me strukturë qelqore dhe gjysmë qelqore. Kristaliteti është 70-90 %, në varësi nga kushtet e motit, toka dhe agroteknika. Përmbajtja e proteinave në kokërr 13.5-15 % .
Kultivimi: Ka qëndrueshmëri të lartë ndaj shkoqjes dhe mund të mbillet me sukses në tokat kodrinore. Është i qëndrueshëm ndaj rrëzimit, ndryshkut të kërcel- lit, ndryshkut të gjethes por preket nga fuzarioza dhe hiri. Qëndrueshmëri të ulët ndaj të ftohtit dhe të lartë ndaj thatësirës. Kërkon toka pjellore, shkon mirë deri ne 300-400 m lartësi mbi detare.
Teknologjia:
Parabimë të mira për këtë kultivarë janë bimët prashitëse. Afati i mbjelljes 1-20 Nëntor dhe norma e farës 210-230
kg/ha. Kërkon kullim të tokës të mirë
dhe të vazhdueshëm.
Rendimenti: 40-50 kv/ha.
Veçantitë
Pozitive: Jep prodhim gruri të cilësisë shumë të lartë.
Negative: Jep më pak rendiment se gruri i butë. Përdorimi: Për konsum për njerëzit si dhe për
prodhimin e makaronave. Risku: Nuk ka.
– 67 –

Shto Koment

Na Ndiqni në: