Kujdesi i fermerit në periudhën me ngricat

Tashmë stina e dimrit ka “trokitur” në të gjithë vendin me gjithë “shfaqet” e veta: reshjet, temperaturat e ulëta, e tashmë edhe ngricat. Janë pikërisht ngaricat, pra temperaturat nën 00C, një nga shqetësimet më kryesore të fermerit shqiptar. Dhe kjo vjen si pasojë e ndikimit shumë të madh, deri në dëmtime serioze të ekonomisë rurale, të sektorëve të ndryshëm të saj. Në këtë material të shkurtër, dëshirojmë të tërheqim vëmendjen e fermerëve për kujdesin që ata duhet të tregojnë në këtë situatë.

Temperatura nën 0 gradë celcius, ftohtë, borë dhe ngricë, janë pjesë e fjalorit të përditshëm, ndërkohë që i ftohti po sjell kufizime në fusha të ndryshme të veprimtarisë së përgjithshme të fermerit, dhe duhet të ruhemi nga pasojat negative: ti shmangim ose së paku të minimizojmë dëmet.

Ka mjaft kultura bujqësore që kultivohen në vendin tonë, të cilat janë indiferente ndaj të ftohtit, ndërkohë që disa të tjera kërkojnë përkujdes të veçantë për t’u mbrojtur. Megjithatë masat parandaluese duhen marrë në çdo rast! Drurët frutorë në rajone të ndryshme në vend nuk rrezikohen nga temperaturat e ulëta, ndërkohë që masat parandaluese sigurojnë prodhimtarinë e kulturave në serra. 

Pra, në përgjithësi, pemët frutore tashmë kanë akumuluar lëndën ushqyese në pjesë të ndryshme të trupit të tyre, dukë lëshuar gjethet, dhe janë përgatitur për dimrin. Atëherë ku duhet të ketë kujdes fermeri në lidhje me pemët frutore? Vëmndja duhet kushtuar në krasitjen: nuk duhet të shkojmë pas “avazit” të disa zanatçinjve që kërkojnë që të fillojnë krasitjet që në dhjetor. Duhet të mos ngutemi, dhe nga ana tjetër, të mos shkurtojmë shumë llastarët, sepse një dimër me shumë ngrica, mund të ndokojë në tharjen e një deri në disa sythe në degë. Pra, pas krasitjes, rrezikon që dimri të bëje edhe një “korigjim” apo “krasitje” më të thellë. Fermerët duhet që në rastet kur hapin plagë të madhe, të përdorin izolimin e plagës (mund të bëhet me pastë gurkali, apo me ndonjë tjetër). Pothuajse e njëjta situatë shfaqet edhe në lidhje me vreshtarinë, edhe këtu, duhet të behën të njëjtat kujdese. 

Një këshillë është për të gjithë ata që kanë “plantacione” apo vetëm ndonjë bimë, që frutifikojnë relativisht vonë (përfshi edhe agrumet), që të mos shtyjnë për shumë vonë vjeljen. Ka një tendencë, që pronarët e bimëve frutore priren të lënë frutin në degë, për gjatë dimrit. Kjo është një praktikë e gabuar: nga njëra anë fruit mund të prishet nga ngrica, e ajo që është më e rëndësishme, ky prodhim deri në periudhë të vonë, dëmton shumë bimën që të përgatitet për prodhimin e sezonit të ardhshëm. Pra, sadoqë duken bukur frutat në degë, edhe përgjatë dimrit, rekomandimi është që ato të vilen para ngricave.

Ndërkohë që pë rata njerëz meraklinj, që kultivojnë pemë të ndryhsme (kryesisht jashtë habitatit të tyre natyral), përfshi agrume të kultivuara larg detit dhe në brendësi të “kontinentit”, duhet të përgatisin një lloj këllefi me plastmas dh eta mbulojnë. Kujdes: më parë duhet bërë një lloj skeleti mbajtës me listela druri, hunj apo kallama, në mënyrë që flera e plastmasit të mos takojë lastarët e bimës (kur takohen, sidomos llastarët e rinj, ato dëmtohen plotësisht). 

Në lidhje me serrat dhe perimet pasi temperaturat e ulëta mund të ndikojnë negativisht në proçesin e rritjes të mbjelljeve të reja në sera, duke penguar zhvillimin e shpejtë të tyre. Megjithatë, nga praktika dhe kërkimi shkencor është sqaruar që efektet negative të temperaturave të ulëta mbi këto kultura mund të parandalohen.  Ndër masat më të rëndësishme parandaluese që merren për të siguruar prodhimin janë mbulimi i serrave me dy shtresa plastmasi (ku krijohet një shtresë ajri që përgjithësisht ndihmon që temperature të mos ulet nën 0). Një masë tjetër ndihmuese në këtë drejtim është edhe mulçerimi i tokës nëpërmjet vendosjes së një shtrese plastmasi të zi në pjesën e poshtme, në mënyrë që të përthithen më shumë rreze dielli, apo duke mbulluar tokën me kashtëra të ndryshme, me pleh të pakalbur mirë, etj.

Një masë tjetër ndihmuese për të përballuar efektet negative (deri në dëmtim të plotë të bimëve në serra, kur ato nuk janë me ngohje, pra që janë të thjeshta) është edhe vendojsa e një sobe (shporeti apo stufe), sado të thjeshtë me dru apo lëndë tjetër djegëse, ku duhet të ketë shumë gjatësi tubi nëpër serrë (në mënyrë që e gjithë nxehtësia e prodhuar të mbetet në serrë). Kjo masë është ndihmuese për raste emergjente, për periudhë relativisht jot ë gjatë, si dhe për temperature të moderuara minus. 

Mdërkohë që në sektorin e blegtorisë, ka shumë nevojë të merren disa masa praktike, për të përballuar sa më mirë këtë periudhë me ngrica. E para dhe më e rëndësishmja është mbyllja e mirë e stallës (korigjimi apo riparimi i të çarave në mure, apo tek dyert, mbulimi si duhet i çatisë, etj), në mënyrë që kafshët të mos harxhojnë shumë për mbajtjen e temperaturës normale të trupit të tyre. Një masë tjerët me rëndësi lidhet me dietën ushqimore të kafshëve. Tashmë, duhet konsultuar me zooteknikun dhe të përdoret raporti i duhet: bimë/koncentratë dhe raporti i caktuar graminore/bishtajore. Kujdes: mos harroni të jepni kripërat e duhura si dhe ujë. Duke qënë në regjim “stallor”, sëpaku në këtë periudhë, ka nevojë për më shumë kujdes për ujin dhe kripërat që duhen konsumuar nga kafshët.

Poashtu, duhet të tregohet kujdes i shtuar për gjendjen shëndetësore të kafshëve, duke u kujdesur për profilaksinë. Tashmë, është e pranuar që ne humbim rreth 40% të prodhimit të kafshëve që mbarështojmë (kapacitetit që ato kanë) për tre arsye kryesore: kushteve të këqia të stallës, mos kujdesit shëndetësor në masën e duhur, dhe një racion ushqimor jo i balancuar sa duhet. Ndaj, blegtorët, duhet të bëjnë një kujdes të veçantë në këto tre çështje me rëndësi. Në mënyrë të veçantë, për stalla që janë në zona të thella, duhet shtuar shumë kujdesi për mosprishjen e tyre nga ngarkesa e dëborës, nëpërmjet pastrimit të çatisë.

Mbarështuesit e bletëve (bletarët), duhet të bëjnë kujdesin e duhur në stabilizimin e koshereve në vende që nuk rrezikohen nga rrëshqitjet, nga përmbytjet, nga erëra të fuqishme, apo të shmangin sa të jetë e mundur kundrejtimi nga veriu. Nga ana tjetër, duhet që të kenë hequr siprinat, të bëjnë mbrotje me “brez mbrojtës” ndaj erës apo të ftohtit, etj. Shumë e rëndësishme që të jemi të bindur që bleta ka mjaftueshëm ushqim në zgjua. Poashtu, duhet të bejmë kujdes është për sëmundjet dhe dëmtuesit e stinës.

Natyrisht që ky nuk është një material detaist, për të dhënë gjithë aktivitetet që duhet të kryejnë fermërët. Përkundrazi, kërkojmë të “zgjojmë” vëmendjen e fermerave për të treguar kujdesin e duhur për këtë periudhë të fillimit të ngricave.

  1. GJETA, IRGJB

Na Ndiqni në: