Krocierat (Cruises, Crociere),  Produkti Turistik me Rëndësi Strategjike për Shqipërinë dhe në Tregun Botëror Turistik

            Konsumi dhe prodhimi i produkteve turistike në mbarë botën kanë pësuar gjithnjë e më shumë rritje, jo vetëm në shumllojshmërinë e tyre por sigurisht edhe në efektet që jep në ekonomitë lokale. Ky zhvillim dhe kjo rritje konsumi është nxitur dhe ka ardhur me zhvillimin industrial, me rritjen e rolit të teknologjisë në stilin e jetesës, me përmirësimin e standarteve të jetesës, me rritjen e impenjimit të qeverive në progresin e turizmit dhe stabiliteteve politike, me përmirësimin dhe modernizimin edhe sidomos të mjeteve të transporteve. Krahas të gjitha formave të ndryshme të turizmit, të cilat kanë njohur dhe po njohin gjithmonë e më shumë një rol esencial dhe dramatik në ekonomitë kombëtare. Rol shumë të rëndësishëm ka dhe po marrin Krocierat. Produkt ky, sa modern aq edhe nga më të vjetrit në historine e tregjeve turistike në mbarë botën. Industria krocierave është dhe konsiderohet si një segment shumë i rëndësishëm i turizmit lokal me efekte ne ekonomitë kombëtare në mbare botën duke siguruar 1.17 milionë vende pune të shpërndara në të gjithë nënsektorët që stimulohen e ndikohen nga ky sektor kryesor turistik, duke gjeneruar më shumë se 50 miliardë dollar në vit. 

              Në Shqipëri bizneset ndërmjetëse si Tour Operatorët apo Agjensitë e Udhëtimeve ofrojnë në mënyrë profesionale këto lloj produktesh. Duke ndikuar edhe në ekonomitë e qyteteve të porteve tona si Saranda. Por duke mos qënë PortHome, Port ku nisen dhe përfundojnë këto produkte, krocierat. Ndërmjetësi i cili është më së shumti i specializuar kryesisht dhe vetëm me këtë produkt në Shqipëri është Cruisetopic dhe Krociere.al agjensi udhëtimi online, të cilët janë jo vetëm të specializuar me prezencën në treg nëpërmjet agjentëve online TOP CRUISER, por ata ofrojnë eksperiencën me orientim të qartë drejt një tregu ballkanik me një potencial prej 300.000 konsumatorësh për krocierat. 

           Rritja e rolit të teknologjisë së komunikimit dhe e platformave në komunikimin e bizneseve turistike me konsumatorët. Ka bërë që ndërmjetësit turistik apo Agjensitë e Udhëtimit dhe Tour Operatorët të mos njohin kufij si në funksion të shtrirjes së tregut por edhe bashkëpunëtorëve të tyre. Pikërisht për shkak të kësaj mënyre për të operuar në tregun e krocierave, ky biznes nga Shqipëria shet produkte në tregun Italian, Maltë, Hungari, Kroaci, Spanjë, Emirate, Romani dhe së shpejti edhe në Svicër. Këtë avantazh e ofron gjithashtu edhe dimensioni on line që ky biznes ka zgjedhur të ushtrojë aktivitetin e saj. Në vijim ne do diskutojmë edhe mbi avantazhet që ofron ky dimension i ri të bërit biznes në turizëm. 

         Në saj të strategjisë on line të ushtrimit të aktivitetit të tyre nga Tirana shumë prej të punësuarve të këtij biznesi jetojnë e punojnë Itali, Maltë, Hungari, Kroaci, Spanjë, Emirate, Romani etj.

         Vetëm për vitin 2022 agjensia ka pasur mbi 7000 rezervime turistësh për krociera, duke pasur kështu më shumë se 7 milionë euro të shitje, vetëm për vitin 2022, duke u renditur në 5 operatorët e parë në Itali për vitin 2021. Mjafton të konsiderosh vetëm këto tregues për të kuptuar jo vetëm rolin e shfrytëzimit të teknologjisë online në disa biznese turizmi. Me shumë interes duhet konsideruar ky biznes në raport me produktin specifik (krociera) qe Cruisetopic dhe Krociere.al ofron.

         Me interes është të kuptojmë shpërndarjen e konsumimit të këtij produkti sipas moshave por edhe grupeve sociale. Ku rreth 84.6 % janë familjarë ndërsa 15.4 % çifte. Ndërsa 76% e tyre kanë udhëtuar për herë të pare por që rreth 90 % e tyre e përsërisin këtë eksperiencë.

Karakteristikat e Agjencive të Udhëtimit on line (AUoL) 

           Agjencive të Udhëtimit on line (AUoL) filluan rritjen e popullaritetit të tyre në fund të viteve 1990, duke sjellë komoditet dhe efikasitet më të madh për udhëtarët në mbarë botën. Që atëherë ata janë rritur në numër dhe rëndësi, duke ofruar mundësinë për të rezervuar gjithçka, nga krocierat, në ture në qytet, nga hotelet luksoze te fluturimet e minutës së fundit. 

         AUoL-të u bënë edhe më të forta ndërsa konsumatorët filluan të qëndronin gjithnjë e më shumë në internet, duke blerë mallra dhe shërbime nga aplikacionet dhe faqet ku ata normalisht do të kishin shkuar personalisht ose në një dyqan. 

         Për udhëtarin modern, AUoL -të janë më tërheqëse dhe në fund të fundit më të përshtatshme duke ofruar ekuilibrin e duhur midis të qenit të përballueshëm dhe të lehtë, duke lejuar që udhëtimi dhe akomodimi të rezervohen në kohën e duhur dhe me çmimin e duhur.

Duke vepruar si një ndërmjetës midis kompanive të ndryshme të udhëtimit dhe operatorëve, AuoL -të tani kanë një pozicion të rehatshëm dhe të favorshëm brenda industrisë dhe, në një kohë kur klientët po grumbullohen drejt zgjidhjeve online, modeli i tyre i biznesit vazhdon të lulëzojë.

         Shumica e konsumatorëve duan të bëjnë gjithçka nga komoditeti i shtëpisë ose zyrës së tyre. AUoL-të mund të ofrojnë shërbime të kombinuara dhe krahasime çmimesh që i ndihmojnë konsumatorët të marrin vendime më të zgjuara për planet e tyre të udhëtimit.

Për më tepër, rezervimi përmes një AUoL-e gjithashtu i lejon konsumatorët të kontrollojnë lehtësisht komentet dhe reagimet në internet, të cilat mund të tregojnë shumë nëse AuoL-së mund t’i besohet dhe është një diferencues kur vendosin midis një hoteli, anije turistike, destinacion, etj.

Avantazhet për konsumatorin me blerjen e një krociere nërmjet CRUISETOPIC

Krocierat janë një qytet i vogël lundrues dhe një pushim gjatë të cilit ju udhëtoni në një anije dhe vizitoni një numër vendesh duke:

  • U zgjuar çdo mëngjes përpara një peizazhi, vendi apo qyteti të ri
  • Ndryshuar destinacionin pa paketuar organizuar çdo herë bagazhet tuaja
  • Kaluar kohën tuaj në një hotel me 5 yje
  • Shikuar teatër, kinema dhe restorant pa përdorur portofolin
  • U njohur me jetën buzë detit
  • Pushuar plotësisht pa stres, shpërqendrime të mërzitshme ose telefonatave
  • Pushim dhe thjesht pushim 

Pushime pa shqetësime

       Krociera është një përvojë unike dhe e përjetshme duke qënë  gjithçka e organizuar nga kompania e udhëtimit ose ajo e krocierës. Madje parimi në këto përvoja është se: është e pamundur të mërzitesh!

Vizita në shumë destinacione

        Duke lëvizur nga porti në port, krocierat janë mënyra e vetme për të vizituar shumë vende dhe qytete duke bërë kështu të shijohen disa orë dhe ndonjëherë edhe netë në vende të ndryshme.

Komoditet në standarte shumë të larta

        Në një krocierë ofrohen peizazhe mahnitëse dhe argëtim i pakrahasueshëm në bord për shkak të shumë shërbimeve që disponohen në bordin e anijeve. Lojëra, kuize, klasa kërcimi, palestër, galeri arti, spa, kazino, klube nate dhe shfaqje të stilit Broadway!

         Krocierat janë qytete lundruese dhe disa prej tyre janë aq moderne sa mund të përjetoni aktivitete si Go Karting ose Teatri Aqua, patinazh në akull apo edhe një stimulues të vërtetë sërfi në një valë artificiale! Në varësi të anijes ka akomodime të ndryshme me standarte të ndryshme, kabina të brendshme, të jashtme (me dritare),  ballkone dhe suita. Për komoditetin maksimal sot pothuajse çdo dhomë ka një ballkon për të shijuar pamjen e detit. Mund të zgjidhet niveli i dëshiruar i komoditetit mes mijërave mundësive të anijeve të ndryshme, kompanive etj.

Disa nga kompanitë kryesore të krocierave në botë

Disa nga destinacionet kryesore të krocierave në botë

      Pse krocierat janë mënyra më e mirë për të zbuluar destinacione të ndryshme? Sepse nuk ka mënyrë më të lehtë për të parë botën. Nëse pushimet ideale janë një plazh në Karaibe ose eksplorimi i kryeqyteteve evropiane apo mesdhetare, duke shijuar kuzhinat e ndryshme çdo ditë apo edhe duke parë nëpër botë, destinacione të ndryshme, një krocierë i ofron të gjitha.

 

Disa nga Portet dhe itineraret kryesore të krocierave në botë

Na Ndiqni në: