Sfidat e arsimit të mesëm profesional në Shqipëri; perspektiva e bujqësisë

Dhënia përparësi zhvillimit të sistemit arsimor është e rëndësishme sepse mendohet të jetë vendimtar për rrugën e zhvillimit në përgjithësi, dhe konkretisht për ekonominë e vendeve. Vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim i kanë dhënë një prioritet të lartë sistemit arsimor, i cili ka nxitur vazhdimisht mirëqenie më të mirë në vendet e tyre. Shqipëria, si një vend i vogël dhe në zhvillim, po përballet me një sërë sfidash në lidhje me sistemin e saj arsimor, në përgjithësi, dhe më konkretisht, në shkollat profesionale. Arsimi në përgjithësi dhe veçanërisht ai profesional lidhur me sektorin e bujqësisë është shumë i rëndësishëm veçanërisht në ditët e sotme kur Shqipëria është një vend aspirues për të qenë anëtare e plotë e Bashkimit Evropian.

Gjatë viteve të tranzicionit, arsimi profesional nuk ka qenë njëprioritet i theksuar. Vetëm në 2014 është miratuar për herë tëparë Strategjia Kombëtare për Punësim dhe Aftësi (SKPA, 2014-2020) e cila e prioritizoi arsimin e mesëm profesional në këtënivel. Për më tepër në këtë strategji nxitet ndërveprimi midis institucionet e ofrimit të arsimit profesional me tregun e punës.

Ekzistojnë disa institucione, rregullore (d.m.th., ligje, direktiva etj.) dhe dokumente strategjike që i japin prioritet sistemit arsimor profesional dhe konkretisht shkollave profesionale publike që kanë një drejtim mësimor të lidhur me fushën e bujqësinë. Në fakt, mbështetja e shkollave profesionale në Shqipëri është e rëndësishme për efektet e saj të shumëfishta;

Së pari, Shkollat Profesionale luajnë një rol të rëndësishëm në ofrimin e kandidatëve të kualifikuar, të gatshëm për të punuar, të pajisur me njohuri, aftësi dhe qëndrime pune në përputhje me nevojat e tregut. Kjo është një nevojë kombëtarë për këtëperiudhë ku shumë sipërmarrje, sidomos ato në zona rurale, kanë mungesa të theksuara në staf i nivelit të mesëm.

Së dyti, shkollat profesionale krijojnë mundësi punësimi për grupet e pa favorizuara, siç janë të rinjtë. Përtej përmirësimeve, Shqipëria ende përballet me sfida të rëndësishme në drejtim të garantimit të një punësimi produktiv për të gjithë ata në moshë pune, veçanërisht të rinjve dhe grupeve të tjera të pa favorizuara. Në Shqipëri, shkalla e papunësisë për të rinjtë e moshës 15-24 vjeç është 26.5% (27.0% për meshkujt dhe 25.9% për femrat) (INSTAT, 2021), krahasuar me mesataren e BE-së prej 10.6%. Të rinjtë po braktisin vazhdimisht zonat rurale dhe angazhimin e tyre në sipërmarrje rurale duke migruar në zonat urbane dhe/ose duke emigruar jashtë vendit. Si rrjedhojë, shkollat profesionale mund të fuqizojnë, të rinjtë duke i pajisur ata me një grup njohurish, aftësish dhe qëndrimesh të kërkuara nga tregu.

Së treti, mbështetja e shkollave profesionale, sidomos ato me drejtime mësimor që lidhen ngushtë me bujqësinë, përbën një vlerë të shtuar. Rreth 46% e shqiptarëve jetojnë në zonat rurale dhe aktivitetet bujqësore janë burimi kryesor i të ardhurave dhe mjeteve të tyre të jetesës. Sektori i bujqësisë kontribuon afërsisht me 20.06% të PBB-së (INSTAT, 2018) dhe deri në 38% të punësimit total. Edhe pse ka rëndësi, sektori i bujqësisë po përballet me disa sfida. Në përgjithësi, mungesa e fuqisë punëtore, dhe për më tepër, e atyre të kualifikuar është sfida kryesore në zhvillimin e zonave rurale.

Arsimi profesional në Shqipëri luan një rol të rëndësishëm në ofrimin e fuqisë punëtore të kualifikuar. Sipas AgjencisëKombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA), në Shqipëri ka 36 shkolla të mesme profesionale, nga të cilat 8 kanë drejtime mësimore në fushën e bujqësisë. Të diplomuarit në këto shkolla përbëjnë 13.3% të totalit të arsimit të mesëm Sipas INSTAT, nëvitin akademik 2020-2021, nga 31 136 të diplomuar në total nëarsimin e mesëm, 3 831 diplomohen në sistemin profesional.

Sfidat aktuale të shkollave profesionale, kryesisht atyre me drejtime mësimore në bujqësi dhe veterinari janë tëshumanshme.

Së pari, dhe më e rëndësishme është  rënia e theksuar e regjistrimeve (hyrjeve). Kështu, krahasuar vitin 2018 me atë2021, ka një rënie të numrit të nxënësve të regjistruar në shkollat profesionale deri në 11%, dhe ky ritëm rënës vazhdon. Për mëtepër, në drejtimet mësimore bujqësi dhe veterinari rënia ështëedhe më e theksuar, deri edhe në mungesë regjistrimesh. Janëshumë faktorë që e kanë ndikuar këtë efekt. Një prej tyre gjykohet të jetë emigrimi i vazhdueshëm, sidomos i 10 viteve tëfundit. Po ashtu, edhe perceptimi ose imazhi negativ ndaj punës në bujqësi që kanë fëmijët dhe prindërit e tyre (që zakonisht janëvendimmarrësit për zgjedhjen e fëmijëve të tyre), vazhdon tëjapë efekte. Për më tepër, ky aspekt është edhe më e theksuar për familjet e zonave rurale, ku bujqësia, edhe pse është burimikryesor i të ardhurave, nuk është një aktivitet shumë fitimprurës. Një tjetër faktor është edhe rënia e lindshmërisë. Tashmë, po ndihen efektet e shumë viteve më parë për të lindur gjithnjë e më pak fëmijë.

Së dyti, kurrikula, ka ende nevojë për përmirësime cilësore. Nënjë studim të GIZ (2020), konstatohet se kurrikula nuk është e përditësuar sipas kërkesave të tregut. Po ashtu konstatohet se ka mungesa të teksteve mësimore, edhe në rastet kur ato ekzistojnë, vihet re që literatura e cituar është shumë e vjetërsuar.

Së treti, edhe pse duhet theksuar fakti se ka përmirësime tëdukshëm për shumë shkolla profesionale në infrastrukturën didaktike, ka ende raste ku shkolla nuk disponojnë burimet e nevojshme. Kjo, është problem pasi nxënësi nuk pajiset me aftësi dhe njohuritë e nevojshme që kërkon dinamika e tregut. Përfshirja praktike e nxënësve është jetësore.

Së katërti, shkollat janë ende hezituese ndaj lidhjes më konkretedhe cilësore me tregun. Sipas kuadrit ligjor në fuqi, sistemi arsimor profesional në Shqipëri, është i bazuar në qasjen e sistemit Dual”, sikundër është rasti i Gjermanisë, pra rreth gjysmën e kohës nxënësi duhet të jetë në praktikë, kryesisht me bizneset. Por, që të arrihet një gjë e tillë, duhet që shkollat tëjenë shumë aktive në marrëdhënie me aktorët e tregut. Mbetet ende shumë punë për tu bërë në këtë drejtim nga ana e shkollave.

Së fundmi, është e nevojshme ngritja e kapaciteteve njerëzore nëmënyrë të vazhdueshme. Ky aspekt ndihmon përmirësimin e metodave në mësimdhënie, zhdërvjelltësinë dhe përfshirjen e shkollës në projekte zhvillimore, ofrimin e ekspertizës sëmësuesve edhe për komunitetin lokal. Një staf i mirë-kualifikuar krijon mundësinë e ofrimit të një arsimi profesional të mesëm dhe pas të mesmes, si dhe formim profesional për të rinjtë e të rriturit etj.

Megjithatë, edhe pse sfidat e listuar më sipër, janë të gjindshmenë çdo shkollë të arsimit të mesëm profesional, ka edhe shembuj, ku shkolla me mbështetje të donatorëve po arrijnë ti adresojnë ato. Kështu, një shembull pozitiv është shkolla e mesme profesionale “Rakip Kryeziu”, në Fier. Kjo shkollë po përjeton një transformim të vazhdueshëm, të plotë dhe cilësor, pikërisht në adresimin e sfidave të listuar më sipër. Transformimi është në shumë dimensione si në atë infrastrukturorë, kurrikulës, ngritjes së kapaciteteve njerëzore, lidhja me tregun etj. Kështu, shkolla është ri-konstruktuar plotësisht duke krijuar një kampus të mirëfilltë, dhe me kushte shumë komode për nxënësit. Në kuadër të projektit “PEMA” financuar nga qeveria Italiane dhe Bashkëpunimi Italian, kjo shkollë i është nënshtruar edhe ndryshimeve në skelet-kurrikulën e saj duke u përpjekur për një kurrikul që i përgjigjet tregut të punës. Në vijim, shkolla po shndërrohet në një qendër multifunksionale, ku lidhja me komunitetin lokal po merr formëedhe më shumë. Kështu, njësia Zhvillimor është mbështetur që të jetë më aktive dhe konkrete në afrimin e komunitetit lokal me shkollën. Në vijim, falë binjakëzimit të shkollës me ato si-motra në Itali, stafi ka përfituar në aspektin e eksperiencës në mësimdhënie dhe shkëmbim eksperiencë të ndryshme që lidhen me punën e tyre të përditshme.

Për ta përmbyllur, një nga shprehjet më të famshme që mishëron qasjen e duhur të sistemit arsimor profesional është ajo shkencëtarit Amerikan, Benjamin Franklin, i cili thotë; “Më thuaj dhe harroj, më mëso dhe mbaj mend, më përfshi dhe mësoj”. Pra, një sistem arsimor profesional drejt përfshirjes mëaktive dhe cilësore të nxënësve, pa dyshim që do ta bënte atë mëtërheqës, dhe për rrjedhojë, më kontribuues për shoqërinë.

Na Ndiqni në: