Një ekip kërkuesish japonezë kanë arritur të modifikojnë gjenetikisht domaten me anë të metodës CRISPR-cas9 (gene editing technology). Ata kanë mundur të marrin edhe lejen për ta hedhur në tregun japonez këtë lloj domateje (Sicilian Rouge High GABA).
Ky variatet domateje është i pajisur me një gjen përgjegjës që bart informacionin për prodhimin e një neurotransmentuesi (lëndë që lejojnë ose pengojnë qarkullimin e sinjaleve nervore) që quhet GABA (acidi gama amino butirik). Ky lloj neurotransmentuesi është i zakonshëm në trurin e njeriut.
Kjo lëndë kimike ka efekt qetësues, antistres dhe përmirëson gjumin. Ulja e nivelit të stresit ndikon në uljen e tensionit të gjakut nga i cili vuajnë rreth një miliardë njerëz në botë.
E njëjta metodë bioteknologjike në fushën e inxhinierisë gjenetike po përdoret për modifikimin e karkalecave të detit me synim rritjen e masës muskulore të konsumatorit.
Prodhimi i medikamenteve moderne përmes qumështit të kafshëve shtëpiake dhe pjesëve të ngrënëshme të bimëve ka kohë që ka tërhequr vëmendjen e kërkuesve.
Megjithatë, leja për tregëtimin e këtyre prodhimeve nuk është e lehtë për t’u marrë. Duhen ende shumë studime për t’u bindur që prodhime të tilla nuk janë të dëmshme për shëndetin e njeriut dhe kafshëve.
Marre nga profili ne fcb I prof. Ethem Ruka