Inaugurimi i Fushës Eksperimentale të Bimëve Aromatike dhe Mjekësore

UBT inauguron Fushën Eksperimentale të Bimëve Aromatike dhe Mjekësore në Valias

Universiteti Bujqësor i Tiranës zhvilloi më 4 nëntor 2020 ceremoninë e inaugurimit të Fushës Eksperimentale të Bimëve Aromatike dhe Mjekësore në Valias. Ngritja e kësaj fushe është mundësuar nëpërmjet projektit “Forcimi i burimeve njerëzore, kuadrit ligjior dhe kapaciteteve institucionale për zbatimin e Protokollit të Nagoyas”, (Global ABS), financuar nga GEF dhe zbatuar nga PNUD në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.

Ferma Eksperimentale Didaktike e UBT-së në Valias, është e para e këtij lloji në vendin tonë dhe synon të ndihmojë në ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve të stafit akademik dhe studentëve të UBT-së, duke krijuar mundësi për zhvillimin e veprimtarive kërkimore shkencore, të sigurojë aftësi praktike teknike dhe mbështetje për mësimdhënie nga stafi akademik dhe të sigurojë përvojë për studentët.

Na Ndiqni në: