Bimët gjatë rritjes e zhvillimit të tyre pësojnë ndryshime të mëdhamorfo-fiziologjike stinore e periodike të cilat ndikohen nga faktorëmjedisorë klimatikë, hidrologjikë e ushqimorë. Duke qenë se bimëtreagojnë dukshëm ndaj faktorëve klimatikë ato mund të japininformacione të rëndësishme për ndryshimet klimatike. Këtoinformacione mund të përdoren me sukses në bujqësi për të bërëpërshtatjet e nevojshme të praktikave bujqësore si përgjigje ndajtyre.
Ndryshimet periodike e stinore që pësojnë bimët gjatë ciklit të tyrejetësor studiohen nga një degë e shkencës e cila është Fenologjia. Fenologjia e bimëve merret me studimin e ciklit jetësor të bimëve duke e vënë atë në lidhje me faktorët mjedisorë dhe veçanërishtfaktorët klimatikë.
Ciklet stinore dhe periodike të bimëve janë përcaktuar si faza fenologjike ose faza zhvillimi. Fazat fenologjike të bimëvepërfshijnë mekanizmat e reagimit dhe të përshtatjes së bimëve ndajvariacioneve klimatike, pra ato paraqesin një lidhje të ngushtëndërmjet bimës dhe klimës. Fazat fenologjike të bimëve janë shumëtë ndjeshme ndaj variacioneve të klimës, sidomos temperaturës; në këtë mënyrë ato mund të jenë përdorur për të studiuar ndryshimetklimatike dhe efektet potenciale të tyre në bimë.
Ndryshimet që vërehen në kushtet e motit dhe dukuritë ekstreme tëtij, pasojë e ndryshimeve klimatike kanë ndikim të drejtpërdrejtë nëciklin fenologjik të bimëve. Studimet mbi fenologjinë e specieve bimore dhe vrojtimet fenologjike kanë marrë kohët e fundit një rëndësi të madhe në nivel botëror si një nga indikatorët kryesorë nëkuadrin e evidentimit të efekteve të ndryshimeve klimatike por jo vetëm. Vrojtimet fenologjike mund të përdoren me sukses nëprodhimin bujqësor, në menaxhimin e integruar të sëmundjeve dhe dëmtuesve, monitorimin e thatësirave, rreziqet e zjarreve, trajtimin e alergjive nga poleni etj.
Parë në këtë këndvështrim, fenologjia dhe vrojtimet fenologjike tëbimëve që kultivojmë mund të bëhen një indikator i dobishëm nëstudimin e efekteve të ndryshimeve klimatike dhe menaxhimin e risqeve të tyre.
Rritja e temperaturës në nivel global po ndryshon modeletfenologjike, ajo po shpejton shfaqjen e fazave fenologjike të bimëvebujqësore, duke ndikuar në cilësinë dhe sasinë e prodhimit. Kjo për faktin se përgjigjet fenologjike të bimëve ndaj temperaturës janë të qarta dhe të dukshme si dhe ndryshimet fenologjike mund tëvrojtohen me lehtësi. Bimët mund të konsiderohen si instrumenta meteorologjikë të vlerësimit të kushteve klimatike duke qënë se i përgjigjen në mënyrë direkte variacioneve të klimës dhe ndryshimeve klimatike.
Të gjitha llojet bimore në të gjitha fazat e ciklit jetësor të tyre kanëkërkesa të diferencuara për faktorë klimatikë dhe për temperaturënnë veçanti. Temperatura është një nga faktorët më të rëndësishëm qëndikon në shpejtësinë zhvillimit të bimëve dhe për pasojë nivelin e prodhimit kur bëhet fjalë për bimët bujqësore.
Njohja e fenologjisë së bimëve të kultivuara ka një rëndësi të madhenë modelet e kultivimit të bimëve dhe kohën e menaxhimit tëpraktikave bujqësore. Ndërhyrjet agronomike që bëhen nëkultivimin e bimëve mund të jenë të suksesshme vetëm në se atokryhen në sipas fazave fenologjike.
Vendosja e një raporti të drejtë ndërmjet stadeve të zhvillimit të bimëve të kultivuara dhe kushteve klimatike përcaktohet nga zgjedhja e fermerëve. Vendimet që merren në këtë drejtim përcaktojnë nivelin e prodhimit të pritshem si nga ana sasiore dhe cilësore. Zbatimi i praktikave të përshtatshme bujqësore kërkon një njohje të mirë tëfenologjisë së bimëve.
Aspekt i rëndësishëm i vrojtimeve fenologjike është monitorimi i bujqësisë ndaj rreziqeve klimatike. Variacione të forta të ritmeve fenologjike të bimëve, shkaktuar nga ndryshime klimatike, ndikojnë prodhimtarinë e bimëve. Prandaj, me qëllim vlerësimin e efekteve të variacioneve klimatike mbi prodhimin duhet të përdoren analizat e tipit fenologjik. Ndryshimet klimatike kanë efekte të shumëfishta si nëmjedisin fizik ashtu dhe në atë biologjik.
Sikurse cituam më sipër, fenologjia është një indikator me anë të sëcilës mund të bëjmë të mundur përcaktimin e impakteve tëndryshimeve klimatike mbi ekologjinë e një lloji bime të kultivuar, duke qënë se dukuritë dhe variacionet klimatike kanë ndikim mbi tëgjitha fazat fenologjike të bimëve.
Studime të shumta evidentojnë faktin se periudha vegjetative e bimëve është zgjatur në dekadat e fundit me 2 – 5 ditë çdo 10 vjetduke nisur nga 1970. Kjo për faktin se ka një rritje të temperaturës dimërore dhe pranverore por dhe të tempraturave në verën e vonshme.
Një rritje e temperaturës herët në pranverë, në kushtet e ngrohjesglobale, bëjnë që bimët të hyjnë më shpejt në fazën vegjetative. Kjonënkupton që bimët pranverore duhen mbjellë më herët. Por këtuduhet bërë kujdes, sepse bimët mund të mbijmë më herët, por mundtë ndodhë që periudhat e mëvonshme të shoqërohen me ngricat e vonshme dhe të papritura të pranverës dhe kjo mund ti dëmtojërëndë ato. Për këtë duhet bërë një analizë e serive të të dhënavemeteorologjike për të parë se rreth cilës periudhë sillet rastisja e ngricave të fundit në atë zonë.
Nga ana tjetër duhet bërë kujdes se një mbjellje më e hershme mundtë bëjë që bimët të mbijnë më herët por mund të mos u plotësohenkërkesat për gjatësinë e ditës dhe kjo mund të shkaktojë anomali tekato duke i penguar të kalojnë në fazën riprodhuese.
Gjithashtu, duhen vlerësuar dhe fazat fenologjike të mëvonshmesepse rritja e temperaturës p.sh., dhe një thatësirë e zgjatur nuk lejonqë të ndodhin ndryshimet morfo-fiziologjike, pra kalimin e bimëvenë fazat fenologjike pasardhëse. Sigurisht tek bimët e kultivuara kjodo të shkaktojë rënie të prodhimit.
Shaqja e fazave fenologjike është një dukuri gjenetike, ndërsashpejtësia më të cilën ato zhvillohen varet nga faktorë mjedisorëkryesisht klimatikë si temperatura, drita dhe rreshjet, të cilët jnë trefaktorët kryesorë por dhe faktorët ushqimorë. Ndryshimet në nivelete temperaturës, dritës, përmbajtjen e CO2, lagështinë e tokës, disponibilitetin e ushqesve shkaktojnë ndryshime në fenologjinë e bimëve.
Ndryshimet klimatike, sipas disa studimeve, janë duke ndryshuarfenologjinë e shumë bimëve. Variacionet vjetore të temperaturës po modifikojnë ndodhitë biologjike stinore dhe modelet fenologjike tëbimëve si rritjen dhe riprodhimin e tyre.
Tashmë është i verifikuar impakti i ndryshimeve klimatike mbidukuritë fenologjike në pranverë si mbirja e bimëve, çelja e sythavete drufrutorët, koha e lulëzimit etj., dhe, sipas një studimi, sezoni ipolenizimit të disa bimëve fillon me një mesatare prej rreth 10 ditëmë herët se në vitin 1960.
Ajo që vërehet në lidhje me temperaturën është fakti që ka një rritjetë temperaturës minimale gjatë dimrit dhe në pranverën e hershme e cila ka impakte mbi bimët e kultivuara. Por kjo po shoqërohet me një rënie në nivelin e rreshjeve.
Sipas një studimi të kryer për shfaqjen e fazave fenologjike të disakulturave shumëvjeçare në Europë (Gjermani) është vënë re se fillimi i sezonit të rritjes së pemëve frutore është shpejtuar më 2,3 ditë/dekadë, lulëzimi i qershisë 2,0 ditë/dekadë dhe lulëzimi i mollës2,2 ditë/dekadë, me një rritje të temperaturës mesatare vjetore tëajrit me 1.4 °C, gjatë viteve 1961-2000 (Frank-M Chmielewski, Antje Müller, and Ekko Bruns, 2004).
Në hapësirën europiane me vreshta (Itali, Francë, Gjermani) ështëvrojtuar në përshpejtim i ritmeve fenologjike. Kjo ndikuar nga rritjae temperaturës e cila i ka përshpejtuar fazat fenologjike tëvarieteteve të ndryshme me një mesatare 3-6 ditë si përgjigje për1°C rritje temperature në 30-50 vitet e fundit.
Po kështu datat e mbjelljes të disa kulturave bujqësore janëpërshpejtuar; p.sh. për tërshërën në Gjermani (1959–2009), mbjelljaka avancuar me 0,2 ditë/dekadë, lulëzimi me 1,9 ditë/dekadë, maturimi me 3,3 ditë/dekadë dhe korrja me 2,1 ditë/dekadë (S. Siebert and F. Ewert, 2012).
Po kështu koha e lulëzimit të grurit dimëror ndërmjet 1985 dhe2014, në pjesën më të madhe të Europës ka përparuar me dy deri nëkatër ditë/dekadë.
Në këtë rast një nga opsionet kryesore të përshtatjes është zgjedhja e kultivarëve të bimëve që kanë kërkesa më të larta termike për tëpërballuar shkurtimin e fazave të rritjes së bimëve, pasi kjo do tëreduktojë efektet negative mbi rendimentin.
Ndryshimet në regjimin e nxehtësisë dhe atij të rreshjeve do të sjellëpasoja të dukshme edhe në shfaqjen e patologjive të ndryshme tebimët e kultivuara, si duke rritur frekuencën e shfaqjeve tësëmundjeve kërpudhore ashtu dhe shfaqjen e dëmtuesve të rinj. Ndryshimet klimatike do të ndryshojnë dinamikat e rreziqeve ngapatogjenët e parazitët. Ndryshimet në ritmet fenologjike do ti bëjëbimët më të prekshme nga sëmundjet e dëmtuesit. Për këtë nevojitetnjë vlerësim i rreziqeve që vijnë nga patogjenë dhe parazitë që mundtë shfaqen dhe mund të përbëjnë kërcënim për prodhimin në faza tëndryshme fenologjike.
Pra, ndryshimet klimatike modifikojnë modelet fenologjike tëbimëve duke zhvendour ritmin e shfaqjes të dukurive fenologjike tebimët. Kjo i bën ato më të ekspozuara ndaj faktorëve mjedisorë sirritja e temperaturave, thatësirat e zgjatuar, shpërthime tësëmundjeve e dëmtuesve, me pasoja mbi shëndetin e bimëve dheprodhimin.
Prandaj duke vrojtuar fenologjinë e bimëve dhe duke e korreluar atëme faktorët e klimës ne mund të përcaktojmë ndjeshmërinë e bimëve, në varësi të së cilës përshtasim teknologjitë e kultivimit dhetë optimizojmë menaxhimin e praktikave bujqësore.
Duhet të bëjmë zgjedhjen e duhur varietore, duke zgjedhur varieteterezistente e më tolerante, fazat fenologjike të të cilëve duhet tëpërkojnë në një periudhë të tillë që të shmangin periudhat e rreziqeve të dukurive ekstreme të motit.
Një ndihmë të madhe në këtë drejtim mund të japë ndërtimi ikalendarëve fenologjikë, nëpërmjet të cilëve ne mund tëpërcaktojmë në nivel të kulturave bujqësore në një fermë rrisqet e ndryshme të dukurive ekstreme të motit dhe prekshmërinë e tyre.
Por duke qënë se ndryshimet klimatike dhe rritja e temperaturavenuk janë uniforme në çdo zonë, studimi dhe gjetja e lidhjevendërmjet kushteve mikroklimatike lokale dhe fazave fenologjikepër çdo varietet të kultivuar janë të rëndësishme për të zbatuar masatpërshtatëse në nivele lokale.
Tashmë është e qartë se ndryshimet klimatike janë një realitet nëveprim me shfaqje variabilitetin e theksuar klimatik, ndryshimin e stinëve dhe dukurive ekstreme të motit dhe fenologjia e bimëvemund të ndryshojë në përgjigje të tyre prandaj është e nevojshme tëstudiohet.
Aktualisht ka pak studime për impaktin e ndryshimeve klimatikembi fenologjinë e bimëve e sidomos bimëve të kultivuara dhe kjoparashtron nevojën e zgjerimit dhe thellimit të këtyre studimeve,duke qënë se përfaqëson një aspekt të rëndësishëm në prodhiminbujqësor dhe sigurinë ushqimore.
Si përfundim mund të themi që, duke vrojtuar reagimin fenologjik tëbimëve në raport me ndryshimet klimatike dhe duke e përdorurfenologjinë si një indikator të ndryshimeve klimatike duhet tëpërshtasim teknologjitë e kultivimit dhe praktikat bujqësore me anëtë të cilave ti përgjigjegjmi ndryshimeve klimatike me qëllimmenaxhimin e risqeve që vijnë prej tyre dhe reduktimin e humbjevenë prodhim si në aspektin sasior ashtu dhe cilësor.
Prof.Dr. Albert Kopali
Departamenti i Mjedisit dhe Burimeve Natyrore