FDE, një tjetër sukses në prodhimin e grurit

Në mbarë vendin ka nisur procesi i korrjes së grurit dhe një gjë e tillë po zhvillohet edhe në Fermën Didaktike Eksperimentale (FDE) në Valias të Tiranës, fermë nën administrimin e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Për mbjelljen e këtij drithi shumë të rëndësishëm, afatet e sipërfaqet e mbjella me këtë produkt, apo kultivarët e ndryshëm të tij, flet për Ubgreen.al, Ali Rasha, specialist agronom.

Gjatë vjeshtës së vitit 2020 në FDE, Rasha tregon se janë mbjellë me grurë 18.9 ha sipërfaqe toke, në tre parcela të fermës. Ai saktëson se 0.5 ha është mbjellë si fushë eksperimentale. Sipas tij, në parcelën nr 1 është mbjellë grurë në një sipërfaqe prej 10 ha, në parcelën 2 është mbjellë grurë në një sipërfaqe prej 8.4 ha dhe në parcelën e tretë (fushë eksperimentale) është mbjellë 0.5 ha tokë me grurë, një proces që u zhvillua në periudhën 14 -16 nëntor 2020. Specialisti shton se një sipërfaqje 16 ha, është mbjellë me varietetin UBT- 2 , gjeneracion‘’Elitë’,  si dhe varietetit Troboroza me një sip 3 ha, gjeneracioni ‘’Elitë’’  me destinacion prodhim fare dhe konsum të brendshëm për blegtorinë. I pyetur për objektivat qa ka kjo fermë në këtë sektor, Rasha saktëson së synojnë të kenë një prodhimtari të nivelit të lartë, ku në të gjitha parcelat me kultivarin UBT -2, të arrihet pritshmëri rendimenti afër 60 kv/ha dhe në parcelat me kultivarin Troboroza, ky rendiment të jetë në kufirin mbi 65 kv/ha.

Gruri, kjo kulturë kaq vitale në jetën e gjithësecilit, sipas Rashës ka një fushatë korrjeje të planifikuar  nga data 24 deri në 26 qershor të këtij viti ndaj dhe vëmendja në këtë sektor është më e madhe aktualisht. Ai shpjegon se korrja e grurit zgjat 2 deri në 3 ditë dhe se sipas të dhënave, do të korren 18.4 ha grurë si dhe 0.5 ha parcelë eksperimentale. Ali Rasha, njohës i mirë i sektorit të bujqësisë tregon se FDE synon të ketë një prodhim të përgjithshëm prej 1100 kv grurë.

Specialisti agronom thotë se risia e këtij viti është se në një  sipërfaqe prej 0.5 ha është ngritur parcela e fushës eksperimental në këtë fermë, e cila është unike në llojin  e saj në vendin tonë, me 7 kultivarë të ndryshëm, ku studentët e masterit shkencor pranë Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit, po zhvillojnë edhe temat studimore për mbrojtjen e diplomës.

 

Ndihmoi për informacionet Ali Rasha,  Drejtori FDE-së, agronom i lartë dhe Mssc në Administrim Publik.

 

 

Na Ndiqni në: