sasint - Pixabay.com

Ekonomia e gjelbër

Ekonomia e gjelbër është një koncept i ri në terminologjinë mjedisore, i cili gjithnjë e më shumë po gjen zbatim në promovimin e çështjeve të mbrojtjes së mjedisit dhe zvogëlimit të ndikimit në mjedis nga sektorët e ndryshëm zhvillimorë.

Po ashtu, ekonomia e gjelbër mund të konceptohet edhe si një vizion i ri zhvillimit ekonomik nëpërmjet së cilës gjenerohet një rritje ekonomike e qëndrueshme me ndikim pozitiv në jetën sociale dhe në mbrojtjen e mjedisit, duke u bazuar në parimet e zhvillimit të qëndrueshëm.

Eksperiencat e deritanishme tregojnë se të ashtuquajturat politikat të gjelbra në të gjithë botën lidhen drejtpërdrejtë si me problemet urgjente mjedisore, të cilat janë më të rëndësishme në shumicën e shteteve, ashtu edhe me nivelin social, ekonomik dhe inovativo-teknologjik.

Thelbi i zhvillimit të qëndrueshëm është sigurimi i rritjes ekonomike, e cila bën të mundur harmonizimin e marrëdhënieve njeri-natyrë dhe ruajtjen e mjedisit për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm.

Ballkoni kopësht.

Është një model inovatorizmi që mund të shërbejë për mbjelljen e perimeve gjatë gjithë vitit, duke përdorur enë prej balte, shishe plastike apo enë të tjera të papërdorshme, duke maksimizuar hapësirat në dispozicion dhe është një mundësi e pashfrytëzuar deri më tani.

 

Xhelal Shuti 
Federata Kombëtare e Pyjeve dhe e Kullotave Komunale

Na Ndiqni në: