Disa fakte befasuese rreth drurit

Disa fakte befasuese rreth drurit

 

Të gjithë duan të jetojnë në një shtëpi të bukur, miqësore me mjedisin dhe të sigurtë.           Ndërtimi i një shtëpie prej druri plotëson të gjitha kërkesat që ka një investitor në lidhje me kushtet e shfrytëzimit të një banese dhe nuk ka dyshime në qëndrueshmërinë dhe përfitimet shëndetësore të një shtëpie prej druri.

Sot ne duam të tregojmë për faktet që do ju bëjnë të shikoni ndërtesat prej druri në një mënyrë krejtësisht të re. Druri ka qenë një material i preferuar për ndërtimin e shtëpive për shumë shekuj.

Jo vetëm shtëpitë dhe tempujt, por të gjitha qytetet u ndërtuan prej druri. Shumë legjenda tregojnë për lidhjen e fatit të njerëzve me drurë të ndryshëm që janë në gjendje t’i japë njeriut vitalitet dhe energji të madhe. Shumë kohë më parë, kalorësit preferonin të flinin në shtëpi të veçanta prej druri përpara një beteje të madhe. Druri është një material i gjallë. Kur ndërtimi i një shtëpie përfundon, të gjitha dhomat janë duke marrë frymë dhe të mbushura me jetë. Ato shkëmbejnë me mjedisin. Ndryshe nga betoni apo plastika, druri ka një energji të gjallë.

  1. Në krahasim me materialet e tjera sintetike druri është më i preferuar sepse ka një ndikim të mirë në organizmat e gjallë. Ky fakt konfirmohet edhe nga eksperimentet e shumta, një prej të cilave është një eksperiment i famshëm mbi minjtë. Gjatë këtij eksperimenti, dy minj u vendosën veçmas nga njëri-tjetri, njëri miush në një shtëpi të vogël prej druri dhe tjetri në një shtëpi të vogël betoni, të veçuara nga njëra-tjetra. Interesant është fakti se miu në shtëpinë prej druri mbeti i fortë dhe i lëvizshëm, ishte aktiv ndërsa miushi që u vendos në shtëpinë prej betoni, refuzoi të hante pas dy javësh të eksperimentit.
  1. Në vitin 2011, një shkollë austriake ndërmori një studim për të hetuar ndikimin e drurit në shëndetin e nxënësve dhe përparimin e tyre në studime. Ata morën një grup studentësh me nota të mira në lëndë të ndryshme dhe me rezultate të ngjashme me njëri-tjetrin dhe më pas i ndanë studentët në dy grupe. Në fund, nxënësit që studionin në klasën e ndërtuar prej druri treguan një përparim shumë më të mirë në krahasim me nxënësit që studionin në klasën e bërë tërësisht prej struktura gipsi dhe linoleum.
  2. Kur planifikojmë të ndërtojme një shtëpi nga druri, do të jetë interesant fakti se si druri rregullon natyrshëm lagështinë brenda shtëpisë. Për shembull, nëse moti është i nxehtë, atmosfera në shtëpinë prej druri do të jetë e freskët dhe e këndëshme. Përkundrazi, shtëpia prej druri do t’ju mbajë ngrohtë gjatë dimrave të ftohtë, prandaj ndërtimi i shtëpive prej druri siguron një cilësi më të mirë të ajrit të brendshëm.
    1. Shkencëtarët kanadezë kanë zbuluar se ngjyrat e ngrohta natyrale dhe tekstura e drurit ngjall një ndjenjë rehatie dhe ngrohtësie emocionale.
    2. Sipas disa eksperimenteve të kryera në Japoni, ku shkencëtarët testuan qëndrueshmërinë e shtëpive prej druri në situata ekstreme, shtëpitë prej druri treguan rezistencën më të madhe ndaj tërmeteve, në krahasim me shtëpitë prej betoni dhe tullash. Për shkak të elasticitetit të veçantë natyror, konstruksionet prej druri shkatërrohen me më shumë vështirësi gjatë fatkeqësive natyrore si përshembull tërmetet.

     

  3. Punoi Erald KolaDep: Industrisë së Drurit

     

Na Ndiqni në: