E ardhmja është “Ekonomia Blu’’

Nxënës, studioni në degën biologji marine dhe akuakulturë në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Departamenti i akuakulturës dhe peshkimit dhe laboratori i akuakulturës dhe peshkimit me qendër në Durrës, realizuan një fushatë takimesh me maturantë të shkollave të mesme të përgjthshme dhe profesionale, publike dhe private në disa zona të vendit si në Durrës, Kavajë, Shijak, Manëz etj.

Qëllimi ishte që të jepeshin sa më shumë njohuri mbi degën e studimit të biologji- marinës dhe akuakulturë në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit mbi programet që  ofrohen, në mënyrë që të rinjtë e të rejat të kenë si mundësi zgjedhjeje një nga alternativat e tyre për studim, në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Stafi i këtij departamenti i njohu ata me kompetencat profesionale që siguron ky drejtim studimi, ku të diplomuarit, do të jenë specialistë në:

  • Projektimin, zbatimin e sistemeve të prodhimit dhe menaxhimin e fermave te akuakulturës.
  • Hartimin e planeve të menaxhimit dhe menaxhimin e peshkimit detar, bregdetar në ujrat e brendshme dhe peshkimit sportiv.
  • Në vlerësimin e cilësisë së ujrave apo bentosit, vlerësimin e zonave të peshkimit dhe të zhvillimit të akuakulturës.
  • Në vlerësimin, kontrollin dhe mjekimin e shumë patologjive që prekin sistemet e akuakulturës në mënyrë qe të kenë ekonomi të shëndetshme.

Programi i studimeve i kësaj dege që ofrohet, është i vetmi në vend, ashtu siç është edhe diploma me të cilën Universiteti Bujqësor pajis të specializuarit dhe që është e vetmja që njihet jashtë kufijve të Shqipërisë .

Pedagoët/et u treguan maturantëve për mundësite që kanë ata për studim, në Masterin Shkencor, i cili paraqitet me programin akuakulturë dhe peshkim; në Masterin Profesional, i cili ka në fokus të studimit teknologjitë e prodhimit të akuakulturës; për studimet e doktoraturës; me profilin shkencat e akuakulturës dhe peshkimit që ata mund të ndjekin në degën e akuakulturës dhe peshkimit etj.

Sigurisht këto janë disa tregues, por stafi akademik u shpjegoi maturantëve që të studiojnë në këtë fakultet sepse ata kanë mundësi për master jashtë vendit, ku edhe mund të ndjekin me ndihmën e pedagogëve të këtij fakultetit:

-Master shkencor në biologji marine në Universitetin e Padovës (Itali).

-Master shkencor në biologji marine dhe ekologji në Universitetin e Splitit (Kroaci).

-Master shkencor në akuakulturë të qëndrueshme në Universitetin e Plyemouth në Britaninë e Madhe.

Megjithëse ende në kohë pandemie, stafi akademik i fakultetit falenderon drejtuesit dhe mëuesit e shkollave të sipërpërmendura, për gatishmërinë që dhanë për të mundësuar bashkëbisedimin me të rinjtë, që ndihmuan të prezantonim programin dhe mundësitë e punësimit që ky specialitet ofron. Takime dhe diskutime u zhvilluan në shkollat e mesme Durrës tek gjimnazet e përgjithshme ‘’Naim Frashëri’’, “Leonik Tomeo”, “ Frymë Dashurie”” Olsi Lasko”, ‘’Top School”, “ Rilindja”, ‘’Migjeni” , ‘’Eneida”, ‘’Konica”, “Iliria”, “Talenti”, në shkollën e mesme profesionale “Hysen Çela”, gjimnazi “Këneta” për të vijuar me gjimnazet në Kavajë: “Aleksandër Moisiu” e ‘’Luzi i vogël”; me shkollën profesionale “26 Marsi”; shkollën e mesme të bashkuar  “11 Shkurti” në Synej të Kavajës; shkollën profesionale ‘’Charles Telford Ericson”; në shkollën e mesme të përgjithshme “16 Shtatori ” në Shijak , në gjimnazin “Manëz” në zonën e Manzës ku ishin edhe maturantët e Sukthit.

Stafi akademik u ndal edhe në gjimnazet e Durrësit duke qenë se aty do të ndërtohet porti më i madh i rajonit dhe për të cilin do duhen edhe kapacitetet e nevojshme që të punojnë si specialistë peshkimi, në menaxhim peshkimi apo në sektorë të tjerë të detit që universiteti dhe dega ofron.

Njihuni në vijim me punën e kryer nga stafi në gjimnazet e ndryshme të zonës së Durrësit, Kavajës dhe Shijakut.

Vlen të theksohet se mundësitë e punimit janë maksimale duke qenë se vëmendja në mbarë botën është përqëndruar tek deti që është e ardhmja e burimeve proteinike për njerëzimin, por jo vetëm tek deti por edhe tek akuakultura, tek fermat që ngrihen dita- ditës dhe që mbarështojnë lloje të ndryshme, e kjo kërkon nevojën për specialistë që të kontrollojnë rritjen dhe menaxhimin e këtyre llojeve të peshqve. Kërkohen gjithashtu specialistë peshkimi nëpër agjensitë e ndryshme detare, nëpër inspektoriate, kompani private apo në ministritë respektive. Pra, siç e shihni, e ardhmja e tokës, si dhe e ardhmja e vendit tonë është Ekonomia Blu.

 

Dr. Enkelejda Buda
Departamenti i Akuakulturës dhe Peshkimit, Fakulteti i Bujqesisë dhe Mjedisit,UBT.

Na Ndiqni në: