Disa këshilla për shërbimet në grurë gjatë muajit Mars

Pas nje periudhe kohe relativisht te gjate, gruri zonënMesdhetare fushore vendit tone, nga faza e vëllazërimit, me ngritjen e temperaturës mesatare mbi 100 C, do kaloje ne fazën e ngritjes. Kjo është faza e rëndësishme, pasi përcaktohen disanga elementët e prodhimit tij. Sherbimet e kesaj periudhe, jane te lidhura ngushte me realizimin e objektivave. Me poshtepo rendisim disa nga sherbimet me te rendesishme

Plehrimi azotik gjitha shërbimet grurë janë lidhurangushtë me fazat e zhvillimit bimës. muajin Mars,  gruri zonën Mesdhetare fushore kalon fazën e ngritjes, gjatë ciles nevojat për azot janë maksimale, dhe ndikimi i tij rendiment është përcaktues. dy tabelat e mëposhtme jepenfazat e zhvillimit grurit, elementët e prodhimit përcaktohen cdo fazë, sasia dhe koha e përdorimit plehrave azotike (përqindje sasise se planifikuar)

 

FAZAT E ZHVILLIMIT TE GRURIT DHE PERCAKTIMI I ELEMENTEVE TE PRODHIMIT

 

 

 

PLEHRIMI AZOTIK I GRURIT  PER ZONAT MESDHETARE FUSHORE

(koha e përdorimit dhe sasia përqindje sipas fazave zhvillimit)

 

 

Lesimi.

Efekti i kësaj mase agroteknike është i dukshëm. Studimet e kryera edhe ne vendin tonë tregojnë se lesimi rrit rendimentin 10-20%

Momenti më i përshtatshëm i kryerjes së tij, korrespondon me vëllazërimin e grurit, herët në pranverë. Lesimi në këtë periudhë ndikon pozitivisht, në nxitjen e vëllazërimit, në luftimin e barishteve të këqija të sapo mbira, në shkriftimin e tokës së ngjeshur nga reshjet e shumta, në ngrohjen e tokës, në ruajtjen e lagështirës dhe në mbulimin e plehrave azotike që përdoren në këtë periudhe

Lesimi është një masë e cila nuk duhet përdorur në tokë të ngrirë dhe kur toka përmban sasi të madhe lagështie. Në raste të tilla mund të shkaktojë dëme në bimë. Lesimi bëhet gjithmonë perpendikular me rreshtat e grurit dhe në fazën e vëllazërimit mund të bëhet pa hezitim, sepse një përqindje minimale e bimëve të dëmtuara, kompensohet nga efekti pozitiv që ka kjo masë në zhvillimin e bimës.

Luftimi i barishteve të këqia

Sot, luftimi i barishteve të këqija në grurë, në mënyrë efikase bëhet vetëm nëpërmjet përdorimit të herbicideve të ndryshëm. Kjo nuk do të thotë se duhen injoruar masa të tilla agroteknike si qarkullimet bujqësore, plugimi i përshtatshëm i tokës, përdorimi i farave të zgjedhura e cilësore etj që konsiderohen mjete të rëndësishme për minimizimin e infeksionit.

Sipas studimeve të bëra në shumë vende dhe në vendin tonë, barërat e këqija shkaktojnë një ulje të ndjeshme të prodhimit që vlerësohet me një mesatare 25 %, por në raste të veçanta kjo është shumë më e lartë. Gruri infektohet nga një shumëllojshmëri speciesh të klasës Dicotiledone (speciet gjethe gjera) dhe monocotiledone (gjethengushta të së njëjtës familje me grurin). Të dytat janë më të vështira për tu luftuar. Për të patur sukses në luftimin e tyre, përvec trajtimeve që mund të jenë bërë me përpara (para mbjelljes, apo ne fazën e 2-3 gjetheve), trajtimet e tanishme janë shumë efektive. E rëndësishme është koha e kryerjes (jo më vone se 20-25 Mars),preparati (ka lloje të shumta në treg), doza e tij, cilesia e spërkatjes që kërkojnë këshillat e specialistëve te zonës.

Kullimi.

Nëvartësi të sasisë së rreshjeve, nuk duhet hequr vëmëndja nga mbajtja në funksion i sistemit të kullimit për të larguar ujrat e tepërta, pasi ato përvec të tjerave, mund të bëhen shkak i nxitjes  dhe zhvillimit të sëmundjeve të ndryshme (kalbëzimi, septorioza, hiri etj)

Prof.Dr. Foto Kashta

Grupi mesimor Bimet e Arave UBT

koment

  • Sa i dobishëm ky artikull,sidomos kohët e sotme kur fermerët vendas duhet ta kultivojnë vetë,se po vështirësohet çështja e importit dhe tregtisë me jashtë.
    Por,sa keq që fermerët shqiptarë nuk po marrin asnjëherë vëmendjen e merituar,as nuk i siguron shteti financiarisht!!!

Na Ndiqni në: