Bujqësia Biologjike në Botë, Europë, Ballkan

Po prezantojmë të dhënat globale për bujqësinë biologjiken deri në vitin 2021, të cilat mblidhen nga Instituti i Bujqësisë Biologjike në Zvizër (FiBL) (Forschng Institute für Biologischen Landbau”. Ky institut prej vitësh është caktuar nga BE-ja që mbledhë të dhënat nga të gjitha vendet e botës në lidhje më bujqësinë biologjike dhe tregun biologjik.

Shënim: Ky institute ka zbatuar në Shqipëri projektin e madh mbi zhvillimin e bujqësisë biologjike për 10 vjeçarin (2001-2011). Financimi nga Qeveria Zvicerane. Zbatues vendas në Shqipëri ishin Instituti Bujqësisë Biologjike,Durrës, Shoqata e prodhimeve biologjike “Bioadria”, “Shoqata e Shqiptare e Marketingut” dhe trupa certifikimit biologjik “Albinspekt”

Në shkallë botërore sipas standartit biologjik menaxhohen 75 milion ha.Kjo llogoritet 1,6% e sipërfaqes bujqësore botërore.

Më poshtë prezantohen të dhënat e fundit sipas kontinenteve dhe vendeve të ndryshme të botës

• Europa me 17,1 milion ha, zënë 23% të bujqësisë biologjike botërore.

• Ne kontinentin Europian vendet jo anëtare të Bashkimit Europian (BE) bujqësia biologjike përfaqëson 3,4% të sipërfaqes totale bujqësore, dhe ne vendet europiane anëtare të BE-s kjo shifër është 9,2%.

• Amerika Latine 9,9 milion ha ,ose 13,3% të totalit botëror

• Azia 6,1 milion ha ose 8,2 %

• Amerika e Veriut 3,7 milion ha ose 5%

• Afrika 2,1 milion ha, ose 2,8%

• Australia zë një pjesë shumë të madhe, konkretisht 35.7 milion ha, pra afër gjysmën e sipërfaqes botërore.

• Nga vendet e veçanta: Argjentina 4,5 milion ha.

• Uruguaj 2.7 milion ha.

• Lichtenstein ka përqindjen më të madhe të sipërfaqes biologjike, saktësisht 41.6 %.

• Austria 26.5%.

• Zvicra 20%.

Më shumë se sa 10 % të sipërfaqes biologjike e kanë 18 vende të botës.

• Ka vende që kanë bërë progres shumë të shpejtë vitet e fundit.

Përmendim këtu Kilin i cili ka rritje 650 %, 1 ose 35 mijë ha.

• Guinea e Re 322%, ose rritje pse 72 mijë ha

• Argjentina një rritje prej 21.3% ,ose 781 mijë ha.

• Uruguaj, 27.9 %, ose589 mijë ha.

• India, 359 mija ha ,ose 15,6 %.

• Amerika Latine pati gjithashtu një rritje të fortë pre 19,9 %, ose 1,7 milion ha.

• Këto rajone të botës ndiqen nga Europa që për vitin 2020 pati rritje 3,7%, ose plus 600 mijë ha.

• Azia 7,6% ose 430 mijë ha.

Tregu bio në botë dhe konsumatorët më të medhej të produkteve biologjike.

• Rreth 41% të tregut global e ka Amerika, e ndjekur nga:

• Europa me 44.8 miliard Euro.

• Pastaj vjen Kina e cilla konsumon 10,2 milion Euro ushqime biologjike, ose 8,5% të tregut biologjik botëror.

• Për konsum për çdo qytetar në vitin 2020 ishte Zvicra në vend të parë , ku çdo konsumator shpenzoi në vit mesatarisht 418 Euro.

• Treg të gjërë biologjik ka edhe Danimarka 13, Austria11.3% ,Zvicra 10,8%

• Edhe Gjermania ka një treg të fuqishëm të produkteve biologjike.

• Tregu bioligjik njohu një rritje të shpëjtë në periudhën e Pandemisë Covid 19 (në vitet 2019-2021).Kjo ndodhi sepse konsumatorët e panë ushqimin biologjik si një ushqim më të sigurtë për shëndetin dhe me mundësi më të mëdha për të rritur imunitetin dhe rezistencën ndaj virozave të kësaj periudhe.

Bujqësia Biologjike në Ballkan. Në vendet e Ballkanit perendimor sipërfaqia e menaxhuar bio zënë nga 03-05% të sipërfaqes së përgjithëshme bujqësore.

Në Shqipëri produktet biologjike që zënë peshë të madhe në prodhim dhe eksport janë: Bimët mjeksore, Vaji i ullirit, produktet e pyllit.

Burimi i të dhënave Survey, 2022: me grup autorësh, mes tyre:

Dr. Helga Willer, Research Institute of Organic Agriculture FiBL, Frick, Switzerland, www.fibl.org 2 Claudia Meier, Research Institute of Organic Agriculture FiBL, Frick, Switzerland, www.fibl.org 3 Bernhard Schlatter, Research Institute of Organic Agriculture FiBL, Frick, Switzerland, www.fibl.org 4 , e tjerë.

Enver ISUFI

Na Ndiqni në: