orensteiner - www.pixabay.com

Biogazi, një zgjidhje e nevojshme për të nxitur tranzicionin energjitik të BE-së

Arritja e synimit ambicioz të BE-së për 55% të emetimeve të CO2 deri në 2030-ën, do të kërkojë ndryshime thelbësore në sektorin e energjisë. Është me rëndësi të madhe promovimi i të gjitha lëndëve djegëse të qëndrueshme dhe infrastruktura e tyre.

Biogas është një transportues fleksibël dhe i besueshëm i energjisë së rinovueshme, një mundësues i reduktimeve të ndjeshme të emetimeve të CO2 dhe largimit të karbonit.

Më 11 qershor “Bioenergy Europe’’ lëshoi raportin e saj statistikor për vitin 2021 mbi biogazin (2021 Statistical Report Biogas), në bashkëpunim me Shoqatën Evropiane të Biogasit (EBA). Raporti përfshin trendet e fundit të konsumit dhe prodhimit të biogazit në Evropë.

Raporti shoqërues i politikave evropiane paraqet rekomandimet më të rëndësishme për të promovuar sektorin e biogazit si aktorin kryesor në tranzicionin e energjisë të BE-së. Tregu i biogazit u rrit në mënyrë të qëndrueshme në vitet e fundit me një normë rritjeje prej 2% midis viteve 2018 dhe 2019. Sidoqoftë, sipas të dhënave më të fundit, BE ende mbështetet në gazin me prejardhje fosilore.

Trendet e fundit nga viti 2014 e deri në ditët e sotme, tregojnë një rritje të vazhdueshme të përdorimit të gazit natyror. Në vitin 2019 gazi natyror kapi një vlerë 23 herë më të madhe përdorimi sesa biogazi. Këto zbulime kërkojnë një ndryshim rrënjësor në hartimin e politikave dhe investimeve për të promovuar depërtimin e alternativave të ripërtëritshme si biogazi dhe biometani, që ofron një zëvendësues të qëndrueshëm dhe të zbatueshëm të lëndëve djegëse me prejardhje fosilore.

Biogas është një karburant i gjithanshëm, i rinovueshëm, i përdorur kryesisht për prodhimin e energjisë elektrike (57%), por është provuar të jetë një zgjidhje shumë efektive edhe për prodhimin e nxehtësisë. Për më tepër, kur përmirësohet deri në biometan, ai gjithashtu mund të injektohet në rrjetin ekzistues të gazit ose të përdoret si një karburant i rinovueshëm për të mbështetur dekarbonizimin (reduktimin e karbonit) e sektorit të transportit, i varur shumë nga lëndët djegëse me natyre fosilore.

Krahasuar me karburantet me prejardhje fosilore të BE-së, biogazi mund të kursejë deri në 240% të emetimeve të GHG (Green House Gases) në atmosferë dhe biometani deri në 202% sepse gazrat e fuqishëm serrë, të tillë si metani, që do të ishin emetuar përmes fermentimit të pakontrolluar të mbetjeve organike dhe mbetjeve bujqësore janë reduktuar.

Mbetjet dhe bujqësia (në vetëvete) janë dy burimet më të rëndësishme të emetimeve të metanit sot. Përdorimi i biogazit ul varësinë nga mbetjet me bazë minerale duke rritur eficensën materiale.

Duhet bërë më shumë për të promovuar konsumin e biogazit që ndihmon ne energjinë elektrike të rinovueshme dhe të njohë këto emetime të ruajtura. Në funksion të paketës së ardhshme të lançuar nga Komisioni Europian “FIT for 55” në verën e vitit 2021, biogazi duhet të njihet për përfitimet e tij si aktori kryesor në tranzicionin e ekonomisë me karbon të ulët dhe një ekonomi efikase rrethore (pra atë brenda BE-së).

Kjo përfshin promovimin e prodhimit, gjetjen e tregut dhe integrimin e sistemit të biogazit, me objektiva të detyrueshëm të BE 2030 për kërkesën për gaze të rinovueshme prej të paktën 11% në termat e përmbajtjes se energjisë së gazit me prejardhje fosilore.

Deklaratë nga Jean-Marc JOSSART, Sekretari i Përgjithshëm i “Bioenergy Europe”: “Sot më shumë se kurrë është koha të përfitojmë nga faza aktuale e rimëkëmbjes post-COVID për të promovuar një kornizë të qëndrueshme të politikave dhe investime të sigurta për të njohur rolin e biogazit si një zgjidhje e shpejtë në sistemin energjetik të BE-së. Gazi me natyrë fosilore, ndërsa rritet ndjeshëm në vitet e fundit dhe ndoshta në vitet e ardhshme, është në mënyrë të papërshtatshme dhe jo i pajtueshëm me objektivat e 2050-ës. Prandaj, përpjekjet e veçanta për të rritur ndjeshëm përdorimin e biogazit dhe biometanit, janë të një rëndësie të madhe”.

Deklaratë nga Susanna PFLÜGER, Sekretare e Përgjithshme, Shoqata Evropiane e Biogazit (European Biogas Association): “Biogazi është pjesë e zgjidhjes për të arritur neutralitetin e klimës deri në vitin 2050-të, në një mënyrë të shpejtë dhe me kosto konkurruese. Zhvillimi i një përzierjeje të ekuilibruar të energjisë së rinovueshme, do të jetë thelbësor në përpjekjet tona për të dekarbonizuar ekonominë e BE-së dhe për të çuar drejt ndryshimit të qarkullimit të saj. Legjislacioni i ardhshëm “Fit for 55″ i lançuar nga Komisioni Europian, duhet të përqafojë këtë qasje dhe të sigurojë mbështetjen përkatëse të politikave për të gjitha alternativat e rinovueshme”.

Bashkëlidhur:
Raportin Statistikor 2021 nga BIOENERGY EUROPE.

Referenca:
https://www.europeanbiogas.eu/biogas-a-necessary-solution-to-foster-eus-energy-transition/
https://bioenergyeurope.org/article/309-biogas.html

 

Dr. Edmond DEMOLLARI
Departamenti i Shkencave Agronomike, Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit, UBT.

Na Ndiqni në: