Shumë njerëz preferojnë të konsumojnë avokadon dhe ta kenë atë pjesë të një regjimi të rregullt ushqimor të tyre, kjo edhe për shkak të sugjerimeve të dietologëve si një produkt tepër i ushqyeshëm. Vlerat ushqimore për një masë prej 80g avokado janë si më poshtë:
152Kcal / 627KJ
5g proteina
6g yndyrë
5g karbohidrate
6g fibra
360mg kalium
56mg vitaminë E
Avokadot janë të pasura me vlera ushqimore. Ato janë një burim i shkëlqyeshëm i yndyrës së pangopur dhe vitaminës E. Janë gjithashtu një burim i mirë i folatit. Ato furnizojnë më shumë fibra të tretshme sesa frutat e tjerë dhe përmbajnë një numër mineralesh të dobishëm duke përfshirë hekur, bakër dhe kalium.
Konsumimi i avokados ndihmon në shëndetin e zemrës. Avokadot janë të pasura me yndyrë dhe 60% e kësa sasie janë yndyrna të pangopura, që ndihmojnë për t’u mbrojtur kundër sëmundjeve të zemrës dhe presionit të ulët të gjakut. Ato janë gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i kaliumit, folatit dhe fibrave, e të gjitha këto shihen si përfitime për zemrën dhe sistemin kardiovaskular.
Avokadot mund të ndihmojnë në uljen e kolesterolit. Vajrat e furnizuar nga avokado përfshijnë acid oleik dhe acid linoleik dhe këto yndyrna të pangopura rekomandohen si pjesë e një diete të ekuilibruar për të ndihmuar në menaxhimin e kolesterolit.
Avokadot mund të ndihmojë në rregullimin e oreksit. Nuk ka dyshim se përmbajtja e kalorive në avokado është më e madhe se frutat dhe perimet e tjera. Sidoqoftë, studimet kanë treguar se përmbajtja e yndyrës dhe fibrave në avokado çon në ndjenjat e ngopjes e cila ndihmon në rregullimin e oreksit.
Avokadot mund të ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të syve. Krahas përfitimeve të mësipërme, avokado është një burim i pasur i vitaminës E mbrojtëse, si dhe karoteneve, duke përfshirë luteinën dhe zeaksantinën, të cilat mendohet se ndihmojnë në mbajtjen e syve të shëndetshëm.