A është i modifikuar moti i këtij dimri?!

Ky dimër sapo ka hedhur pas muajin e tij të parë, Dhjetorin, ndërkohë që vetëm dimër nuk po shohim gjëkundi në Evropë. Moti i ngrohtë ka kapluar si asnjëherë kontinentin tonë. Ndoshta ky është një çrregullim prej ngrohjes globale.

Por, a mundet që po përjetojmë një mot të modifikuar këtë dimër?!


1. Çfar është modifikimi i motit? Modifikimi i motit është manipulimi apo ndryshimi i qëllimshëm i tij.  Forma më e zakonshme e modifikimit të motit është mbjellja e reve, e cila rrit sasinë e shiut ose borës, zakonisht me qëllim të rritjes së furnizimit lokal me ujë. Modifikimi i motit mund të ketë gjithashtu qëllim që të parandalojë shfaqjen e motit të dëmshëm, si breshri ose uraganet;  ose atë të provokimit të motit të dëmshëm kundër armikut, si një taktikë e luftës ushtarake ose ekonomike.


2. Ka ndodhur ndonjëherë që të kontrollohet moti?Operacioni ‘Popeye’ ishte një operacion shumë i klasifikuar i drejtuar nga ushtria amerikane në 1967-1972. Qëllimi ishte zgjatja e musoneve në Azinë Juglindore.  Reshjet imtensive prishën logjistikën taktike të ushtrisë vietnameze.  Operacioni ‘Popeye’ besohet si praktika e parë e suksesshme e teknologjisë së modifikimit të motit në luftë. Në “Modifikimin e mirë të motit” të botuar në mars 1997, majori i Forcave Ajrore (SHBA) Barry B. Coble dokumenton ekzistencën e shkencës së modifikimit të motit ku ai jep zhvillimet që kanë ndodhur në SHBA por dhe vendet armike.

Përpjekja e parë e kontrolluar dhe e monitoruar shkencërisht e njohur përgjithësisht nga komuniteti meteorologjik si modifikim i motit ndodhi në vitin 1948 nga Dr. Irving Langmuir, i cili eksperimentoi për herë të parë me mbjelljen artificiale të reve për të prodhuar shi. Shumë vende në mbarë botën e praktikojnë tashmë modifikimin e motit. Rusët kanë qenë prej kohësh të interesuar të përdorin modifikimin e motit si një mënyrë për të kontrolluar problemet që shkaktontë breshëri atje.

Në vitet 1990 u lëshua një direktivë nga shefi i shtabit të Forcave Ajrore Ronald R. Fogleman për të ekzaminuar konceptet, aftësitë dhe teknologjitë që Shtetet e Bashkuara do të duhej të kishin, për të mbetur forca dominuese ajrore dhe hapësinore në të ardhmen, përfshirë edhe kontrollin e motit.

Në janar 2011, disa gazeta dhe revista, duke përfshirë “Sunday Times” dhe “Arabian Business”, raportuan se shkencëtarët e mbështetur nga qeveria e Abu Dhabit, kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe, kishin krijuar mbi 50 stuhi artificiale shiu midis korrikut dhe gushtit 2010 pranë Al Ain, një qytet që shtrihet afër kufirit të vendit me Omanin dhe që është qyteti i dytë më i madh në Emiratet e Abu Dhabit.  Stuhitë artificiale të shiut thuhet se kanë shkaktuar ndonjëherë edhe breshër, stuhi dhe ciklone, duke i çuditur shumë banorët vendas.

Kinezët kanë thënë se mund të kontrollojnë motin dhe se Lojërat Olimpike Dimërore (2008) atje nuk do të pengoheshin nga kushtet e këqija të motit. Kina ka gjithashtu një zyrë qeveritare (Zyra e Modifikimit të Motit në Pekin), e cila varet nga zyra kombëtare e kontrollit të motit.


3. Konventa e OKB-së për Modifikimin e Mjedisit!Modifikimi i motit, është trajtuar nga “Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara 31/72, Konventa TIAS 9614 mbi ndalimin e teknikave ushtarake ose të çdo përdorimi tjetër armiqësor të modifikimit të mjedisit”  Konventa u nënshkrua në Gjenevë më 18 maj 1977;  ka hyrë në fuqi më 5 tetor 1978;  ratifikuar nga Presidenti i SHBA Jimmy Carter më 13 dhjetor 1979;  dhe ratifikimi i SHBA i depozituar në Nju Jork më 17 janar 1980. Në vitin 1975, SHBA dhe Kanadaja nënshkruan një marrëveshje (nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara), për shkëmbimin e informacionit mbi aktivitetin e modifikimit të motit.


4. Teorite konspirative. Modifikimi i motit, së bashku me inxhinierinë klimatike, është një temë e përsëritur në teoritë e konspiracionit. Teoria supozon se gazet e djegura nga motorët reaktivë të avionëve janë ndryshuar kimikisht për të modifikuar motin dhe fenomene të tjera atmosferike. Modifikimi i gjurmëve të avionëve reaktivë në qiell bazohet në faktin e hedhjes së grimcave në atmosferë me qëllim pakësimin (përmes reflektimit mbrapsht) te rrezatimit diellor që futet në tokë. Teori të tjera përpiqen të implikojnë infrastrukturën shkencore, siç është Programi Kërkimor Auroral (SHBA) etj.


5. Situata e sotme gjeopolitike. Lufta në Ukrainë dhe varësia e Evropës nga burimet energjitike ruse janë tashmë një fakt real. Ushtria ruse është më shumë se kurrë në emergjencë për të gjetur një zgjidhje për mbylljen sa më shpejt të luftës. Ndërkohë që ndër asrsyet kryesore të disfatës së ushtrisë gjermane në luftën e II botërore në frontin lindor jepet edhe moti (shkrirja e tokës bëri që balta të ishte një pengesë e madhe duke vonuar apo penguar përparimin). Kjo mund të ketë sjellë të njëjtën pasojë sot me ushtrinë ruse në Ukrainë (e sigurt është se ka ndryshuar planet e luftës atje).

Nga ana tjetetër Evropa pritej të kalonte një dimër të acartë, i cili deri më sot nuk duket gjëkundi. Rusia e kishte argument të parë ‘acarin e madh që do përjetonin evropianët’, dhe po shpresonte shumë në një nënshtrim të plotë ndaj gazit aq të nevojshëm rus.

Për shkak të embargos së vendosur, barra kryesore për furnizim të Evropës me energji do të binte mbi aleatet e sajë dhe kryesisht SHBA-në. Një barrë kjo me pasoja të mëdha ekonomike dhe strategjike. Ndaj rruga më e lehtë mbetej përdorimi i shkencës dhe teknologjisë për ta kthyer motin në një aleat… Siç shihet, ka shumë palë të interesuara këtu; Evropa, SHBA, Rusia por dhe Kina.

Nisur nga fakti që acari nuk ka ardhur deri tani, të bën të kuptosh se vendet e BE-së kanë qenë dhe mbeten më të interesuarit për të kaluar një dimër sa më të ngrohtë. Në mos vetë ato, aleati straegjik  (SHBA) mund të jetë thirrur për të ndihmuar në kalimin e një dimri artificalisht më të butë se zakonisht. Ndërkohë që po shohim se si një dimër shumë i acartë ka pushtuar vetë SHBA dhe Kanadanë (dy vendet e zhvilluara me më shumë burime energjitike në botë) të cilat nuk kanë asnjë problem me ngrohjen e popullatës së tyre. Rusia mbetet vendi më i zhgënjyer këtu me dimrin që po tregohet shumë ‘zemergjerë’, dhe krejt kundër parashikimeve të tyre.


6. Bilanci energjitik i planetit. Bilanci energjetik i Tokës i referohet ekuilibrit midis sasisë së rrezatimit diellor në hyrje dhe rrezatimit që del nga planeti. Ai bilanc vendos shumë për fatin e motit në tokë. Në një periudhë 1-vjeçare, fluksi i përgjithshëm mesatar i energjisë drejt Tokës dhe nga Toka drejt hapsirës duhet të balancohet, ndryshe temperatura mesatare globale e Tokës do të ndryshojë. Duke patur gjithnjë e më shumë gaze serrë në atmosferë (përfshirë gjithnjë e më shumë avuj uji) temperatura globale pritet të rritet gjithnjë e më shumë. Një bilanc i caktuar energjie në planet ofron edhe situata specifike meteorologjike, duke kapërcyer zhvillimet normale në këtë drejtim.

Ndonëse bilanci i energjisë së planetit mbetet një sfidë e madhe për tu menaxhuar artificialisht, kontrolli pjesor i motit mund të arrihet tashmë. Logjikisht, modifimi i motit nuk ndikon në bilancin e energjisë së planetit, por ndodh që zhvendos ngjarjet klimatike nga një rajon në një rajon tjetër. Ndaj, kjo mund të jetë arsyeja (hipotetike) që në Evropë të kemi një dimër të pranvertë ndërsa në Amerikë një acar të vërtetë. Shkenca e manipulimit të motit apo çrregullimi i klimës prej ngrohjes globale duket se këtë dimër mbeten aleatët më të vlefshëm për kontinentin tonë.Sot, më shumë se kurrë më parë, mjetet dhe mënyrat për të kontrolluar motin janë në duar të shkencës por edhe vendimarrjes politike, ndaj ne mundet që po përjetojmë një dimër me mot të modifikuar artificialisht.

Përgatiti Avdulla DIKU

Na Ndiqni në: