“Transformimi Digjital i Shërbimeve Publike në Shqipëri”

 

Vendi ynë ka kaluar një transformim dixhital në ofrimin e shërbimeve publike për të rritur efikasitetin,
transparencën dhe aksesin në qeverisjen elektronike. Digjitalizimi i Shqipërisë ka përparuar me një ritëm
relativisht të kënaqshëm, ku shumica e bizneseve dhe punonjësve përdorin kompjuterë për aktivitete që
lidhen me punën. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka rritur numrin e shërbimeve
elektronike të ofruara online, konkretisht 1200 shërbime në portalin e-Albania, me ndikim në 1,781,700
përdorues, përfshirë qytetarë, biznese dhe punonjës të administratës.
Shumë vende të ndryshme, qofshin këto të zhvilluara apo në zhvillim, po i japin përparësi inovacionit të
digjitalizimit në administratën dhe shërbimet publike, në të cilën dhe ne si vend nuk mbetemi pas.
Digjitalizimi i shërbimeve ka zëvendësuar proceset manuale me ato dixhitale për t'u ofruar qytetarëve,
bizneseve shërbime më të shpejta, më të lehta dhe më cilësore. Prirja e qeverisë në vendin tonë në këtë
drejtim është thelluar vitet e fundit, duke marrë parasysh rritjen e numrit të shërbimeve, që ofrohen online
nëpërmjet portalit e-Albania dhe mbylljen e të gjitha sporteleve fizike që ofronin shërbimet publike.
Gjithashtu, duhet marrë parasysh përmirësimi i shërbimeve publike dhe proceseve të administrimit publik
përmes digjitalizimit, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në mirëqeverisjen. Zhvillimi i digjitalizimit të
shërbimeve publike online në vend mund të konsiderohet si një “maratonë” e nisur, që dëshmojnë
vazhdimësinë, qëndrueshmërinë e politikave publike, por në përballje me problematika dhe sfida për të
ardhmen. Gjithëpërfshirja kërkon një infrastrukturë të qëndrueshme të rrjeteve të internetit, garantimin e një
aksesi të shpjetë dhe të përballueshëm për të gjitha shtresat sociale të popullsisë dhe zonave rurale, që
kërkojnë të marrin dhe aplikojnë shërbimet online.

M.Sc Ermelinda SATKA
Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit
Departamenti i Menaxhimit të Turizmit Rural

Na Ndiqni në: