SISTEMI I EKSTENSIONIT BUJQËSOR DHE ROLI I TIJ NË PËRSHTATJEN E FERMAVE BUJQËSORE NDAJ NDRYSHIMEVE KLIMATIKE

Shërbimi i Ekstensionit Bujqësor është një element i rëndësishëmnë sektorin e prodhimit bujqësor. Ekstensioni Bujqësor bën tëmundur përcjelljen e informacionit dhe teknologjive të reja tekfermerët me qëllim që ata të përmirësojnë prodhimtarinë e fermave, të ardhurat e familjeve dhe nivelin e jetesës së tyre. Nëpërmjet shërbimit të ekstensionit bujqësor fermerët marringjithë mbështetjen e duhur për përmirësimin dhe ruajtjen e qëndrueshmërisë së prodhimit. Shërbimi i ekstensionit bujqësorrealizon një sërë aktivitetesh si informimi dhe transferimi i tërejave në teknologjitë e prodhimit, zbatimin e programevembështetëse për familjet fermere dhe lidhjen e tyre me tregun.

Ekstensioni bujqësor tani ka një qasje tjetër, ai bazohet nëndërtimin e kapaciteteve nën perspektivën e sistemeve tëinformacionit (Davis dhe Terblanche, 2016), ndryshe nga saveprohej në të kaluarën, ku ky shërbim konsitonte vetëm nëofrimin e informacionit dhe njohurive teknike për fermerët.

Nën këtë perspektive të re drejt të cilës duhet të orientohetekstensioni bujqësor duhet trajtuar edhe një problem madhor në tëgjithë botën, ai i ndryshimeve klimatike, i cili cënon prodhiminbujqësor, fermat bujqësore dhe qëndrueshmërinë e tyre.

Ndryshimet klimatike tashmë janë një problem real, me impakte tëmëdha në të gjitha sistemet ekologjike dhe sektorët ekonomikë, por sektori me shkallën më të madhe të ekspozimit dhe prekshmërinë është ai i bujqësisë.

Pa dyshim që bujqësia është  një nga kontribuesit kryesorë tëndryshimeve klimatike, ku sipas studimeve më të fundit, nëpërmjet modelit të menaxhimit bujqësor dhe pyjor, ajo kontribuon me rreth 24% të lëshimeve të gazeve serrë (IPCC, Climate Change and Land). Por ajo pëson efektet e këtyrendryshimeve, sikurse thamë, më shumë se çdo sektor tjetër.

Strategjitë e zbutjes ndaj ndryshimeve klimatike parashikojnëndërhyrje në të gjithë sektorët ekonomikë, por në mënyrë tëveçantë në bujqësi me qëllim reduktimin e lëshimeve të gazeve me efekt serrë në atmosferë. Zbutja nënkupton të gjitha ato veprimeqë reduktojnë lëshimet e gazeve serrë në atmosferë me qëllimreduktimin e intensitetit të lëshimeve. Përmirësimi i praktikavebujqësore dhe mënyrat e përdorimit të tokës, duke përfshirë edhepyjet dhe mbarështrimin e peshkimit, përbëjnë aspekte tërëndësishme në zbatimin e strategjive zbutëse në bujqësi.

Në mënyrë të veçantë, duke qënë se bujqësia është një ngasektorët me prekshmërinë më të madhe kërkohet zbatimi istrategjive përshtatëse. Përshtatja nënkupton ato veprime që kanësi qëllim shfrytëzimin e mundësive për reduktimin e dëmit tëshkaktuar nga efektet e ndryshimeve klimatike.

Përballimi i efekteve të ndryshimeve klimatike, si ato aktuale dhe pritshme, kërkon një qasje re sektorit bujqësisë, përfshirëprodhimin bimor dhe blegtoral, peshkimin dhe pylltarinë. Kjo qasje e re synon të ndihmojë fermerët të menaxhojnë më mirë sistemetbujqësore ndaj ndryshimeve klimatike dhe t’i përgjigjen mënyrëefektive atyre. Kjo kërkon një veprim të shpejtë nga ana e fermavebujqësore jo vetëm për faktin se bujqësia është sektori me prekshmërinë më të madhe ndaj ndryshimeve klimatike, por ato në tëardhmen do të vazhdojnë të ndryshojnë dhe me ndryshime të mëdhanga një vend në tjetrin.

Për zbatimin e strategjive zbutëse e përshtatëse në bujqësi dheidentifikimin e rrisqeve që vijnë nga ndryshimet e klimës dhemenaxhimin e tyre nga fermerët, është e domosdoshme që ato të jenëpjesë e sistemeve të informacionit zbatuar nga Shërbimi i EkstensionitBujqësor nëpërmjet specialistëve të ekstensionit bujqësor.

Specialistët e ekstensionit bujqësor janë një hallkë e ndërmjetme midis studiuesve dhe fermerëve, të cilët shërbejnë si një urë komunikimi përpërcjelljen e informacionit dhe gjetjeve të kërkimeve në fushën e bujqësisë dhe të ndryshimeve klimatike në veçanti te fermerët, në bazëtë njohurive që ata kanë dhe aftësive të tyre. Kjo për faktin se informacioni është një nga elementët më të rëndësishëm nëpërballimin e efekteve të ndryshimeve klimatike.

Specialistët e ekstensionit bujqësor, njëkohësisht, duhet të ofrojnëinformacion për teknologjitë më të përshtatshme që duhen përdorur nëbujqësi ndaj ndryshimeve klimatike. Pjesë e punës së tyre duhet të jetëdhe informimi, edukimi dhe ndërgjegjësimi i fermerëve për këtëproblem real dhe me pasoja të mëdha në bujqësi.

Gjithashtu, ata duhet të informojnë fermerët për një model të ri tëbujqësisë që ka filluar të zbatohet në shumë vende dhe që ështëBujqësia e Zgjuar ndaj Klimës (Climate Smart Agriculture), model icili është në gjendje të reagojë më mirë dhe më shpejt ndaj impaktevetë ndryshimeve klimatike dhe të minimizojë dëmin që vjen prej tyre nëprodhim.

Specialistët e ekstensionit duhet ofrojnë dhe shpërndajnëinformacione tek fermerët për ndryshimet klimatike, efektin e tyre bujqësi dhe strategjitë e zbutjes e përshtatjes ndaj tyre.

Pikërisht këtu evidentohet edhe roli i shërbimit të ekstensionitbujqësor. Për këtë është e domosdoshme forcohet sistemi iinformimit për fermerët, të gjenden mënyrat, rrugët dhe mundësitë përpërcjelljen e këtij informacioni, të informohen fermerët për ndryshimeklimatike dhe efektet ato do kenë prodhimin bimor dheblegtoral fermat e tyre, të informohen për masat duhet marrinpër përballimin e efekteve ndryshimeve klimatike dhe punohetpër rritjen e ndërgjegjësimit fermerëve ndaj kërcënimive ndryshimeve klimatike.

Për këtë, specialistët e ekstensionit bujqësor duhet të kenë njohuribashkëkohore për ndryshimet klimatike dhe efektet e tyre nëbujqësi me qëllim që ata të jenë në gjendje të ndikojnë te familjetfermere për rritjen e sigurisë ushqimore, nëpërmjet rritjes sëprodhimit bimor, blegtoral, peshkimit dhe pylltarisë dhe tëardhurave prej tyre; në përshtatjen e fermerëve për të reduktuarekspozimin e tyre ndaj rreziqeve afatshkurtra dhe afatgjata, duke rritur kapacitetin e tyre përshtatës dhe qëndrueshmërinë; si dheduke zbutur lëshimet e gazeve serrë duke menaxhuar më mirëtokën dhe bimët dhe duke  shmangur shpyllëzimet.

Specialistët e ekstensionit bujqësor duhet në vazhdimësi të marrintë gjithë informacionin e nevojshëm dhe rezultatet e kërkimeve qëvijnë nga burime të ndryshme dhe nëpërmjet sistemeve tëkëshillimit ta transmetojnë atë tek fermerët me qëllim që ata tërrisin qëndrueshmërinë e fermave të tyre ndaj ndryshimeveklimatike.

Komunikimi i ndryshimeve klimatike te fermerët, i ndryshimeve tëpritshme të klimës dhe strategjive të përshtatjes e zbutjes tashmëpërbën një nevojë dhe një domosdoshmëri.

Në kontekstin e Shqipërisë fermat janë të vogla dhe operohet me një parcelizim të theksuar të tokës bujqësore gjë e cila i bën atomë të prekshme ndaj fenomeneve të ndryshimeve klimatike. Prandaj për këtë, duhet punuar me fermerët në zonat rurale me qëllim që ata të përshtaten me ndryshimet e shpeshta të motit dheme dukuritë e motit ekstrem.

Kushtet e motit dhe veçanërisht dy parametrat kryesorëtemperatura dhe reshjet do të ndryshojnë në vazhdimësi, shpejtësiae ndryshimit të tyre do të ndryshojë nga një vend në tjetrin dhepërshtatja ndaj tyre përbën një sfidë në kushte lokale. Pikërshtkëtu evidentohet dhe rëndësia e sistemeve të informacionit.

Fermerët duhet të jenë të informuar se si klima po ndryshon dhe sipo ndikon ajo në bujqësi, cilat janë shfaqjet e motit ekstrem dhe simund të identifikojmë risqet që vijnë prej tyre dhe ajo që është mëe rëndësishme çfarë duhet të bëjnë fermerët për tu përshtatur me to në kushte lokale dhe cilat janë praktikat bujqësore që duhenndjekur në përgjigje të ndryshimeve klimatike. Këto dhe shumëpyetje të tjera duhet të jenë pjesë e punës së specialistëve tëekstensionit bujqësor me fermerët.

Puna e parë që duhet të bëjnë specialistët e ekstensionit ështëidentifikimi i rreziqeve të ndryshimeve klimatike në zonat ku atapunojnë dhe vlerësimi i cënueshmërisë së fermave.

Për këtë ata duhet të jenë në gjendje të argumentojnë se si ka ndryshuar klima dhe moti në dekadat e fundit në zonën e tyre. Gjithashtu ata, bazuar në të dhënat e literaturës duhet të tregojnëse si mund të ndryshojë klima në të ardhmen. Evidentimi indryshimit të klimës në zonat ku ata punojnë është i rëndësishëmpër të identifikuar se çfarë rreziqesh klimatike priten të ndodhin nëzonën e tyre dhe cilat kultura bujqësore apo kafshë nëmbarështrim prekin dhe tu ofrojë fermerëve mjetet e nevojshmepër identifikimin e risqeve klimatike.

Për të bërë këtë lloj analize klimatike atyre do t’ju duhet që tëkenë në dispozicion seri historike me të dhëna klimatike për tëpaktën në tre dekadat e fundit, të cilat mund të sigurohen nga disaburime informacioni, por burimi kryesor mbetet shërbimimeteorologjik kombëtar, Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) pranëUniversitetit Politeknik Tiranë. Pranë këtij instituti, mund tëmerren të dhëna edhe për shfaqje ekstreme të motit nga Buletini iNdodhive Hidrometeorologjike, pjesë e të cilit janë Buletini mbiRreziqet Natyrore, Buletini për Rreziqet nga Zjarret etj, të cilëtjapin informacione të vlefshme për të gjithë territorin e vendit përdukuritë ekstreme të motit dhe që mund të përdoren përmenaxhimin e rrisqeve që vijnë prej tyre.

Grumbullimi dhe analizimi i të dhënave klimatike dhe të dukurivetë motit si dhe vlerësimi i risqeve që vijnë nga luhatjet e tyre, duhet të jetë pjesë e përhershme dhe një proces i vazhdueshëm ipunës së specialistëve të ekstensionit.

Një burim tjetër i rëndësishëm informacioni mbi ndryshimetklimatike dhe dukuritë ekstreme të motit janë të dhënat që vijnënga studime e raporte nga universitetet, institutet kërkimore apo institucione të tjera, të cilët  bëjnë kërkimë për çështjet e ndryshimeve klimatike.

Burim tjetër janë informacionet agrometeorologjike të cilat dalinnë formën e buletineve dhe mund të përdoren për këtë qëllim.

Analizimi i të dhënave meteorologjike është puna kryesore qëduhej të bëjë një specialist ekstensioni. Ai duhet të jetë në gjendjetë vlerësojë temperaturat mesatare vjetore, shumën vjetore tërreshjeve, lagëshinë relative të ajrit, ngricat etj, dhe të argumentojëse si ato kanë ndryshuar gjatë kohës. Kjo analizë nuk është shumëe lehtë se p.sh., shuma vjetore e reshjeve mund të sillet rrethvlerave mesatare por ajo që ka ndryshuar mund të jetë shpërndarjadhe kjo është shumë e rëndësishme në lidhje me kulturat qëmbjellin fermerët në atë zonë. Kjo për faktin se mungesa e tyremund të përkojë me një fazë fenologjike të zhvillimit me nevoja tëmëdha për ujë apo për lagështi ajrore nga një bimë e caktuar. Nëse identifikojmë një situatë të tillë mund të përcaktojmë edherrezikun që i vjen prodhimit nga mungesa e reshjeve.

Një tjetër burim i rëndësishëm informcioni lidhur me ndryshimetklimatike dhe dukuritë ekstreme të motit  janë të dhënat që vijnënga vrojtimet e vetë fermerëve. Ata kanë përvojën dhe janë nëgjendje të japin informacione të vlefshme për ndryshimet e motitsi thatësirat, përmbytjet, breshërin, zjarret etj. Ky informacionduhet tërhequr nga fermerët nëpërmjet intervistimeve sepse nëkëtë mënyrë rritet interesi i tyre dhe për ndryshimet e ardhshmeklimatike.

Shumë e rëndësishme në këtë analizë që duhet të kryhet ngaspecialistët e ekstensionit është identifikimi i burimeve tëinformacionit dhe marrja e tij.

Në analizën e identifikimit të rreziqeve të ndryshimeve klimatikedhe vlerësimit të cënueshmërisë së fermave specialistët e ekstensionit do ti ndihmojë hartimi i kalendarëve të mbjelljeve.Vendosja në kalendar e bimëve kryesore që do të mbillen dhemuajt e vitit kur ato kultivohen do të ndihmojë të përcaktojnëperiudhën kur shfaqen ngjarje ekstreme klimatike, të cilatshënohen gjithashtu në kalendar sipas muajve me një shenjë tëcaktuar. Në kalendarin e kërcënimeve të motit shënohen të gjithainformacionet e marra nga burime të ndryshme për dukuritëekstreme të motit.

Në këtë mënyrë, duke krahasuar kalendarin e mbjelljeve me kalendarin e kërcënimeve të motit, specialistët e ekstensionit do tëjeni në gjendje të identifikojnë që për një kulturë të caktuar nëcilën periudhë të zhvillimit pritet një kërcënim i caktuar nga njëdukuri e dëmshme e motit si thatësirë, përmbytje, rrëzim i bimëvenga shirat e dendur, ngrica, etj.

Sigurimi i këtij informacioni është i rëndësishëm për fermerët pasii orienton ata të përshtasin praktikat e menaxhimit gjatëaktiviteteve të ndryshme bujqësore.

Përshtatja e fermave ndaj ndryshimeve klimatike kërkon punë tëvazhdueshme me fermerët, kjo për faktin se kushtet klimatike dhedukuritë e motit janë në ndryshim të vazhdueshëm dhe fermatduhet të ndryshojnë, pra të përshtaten dhe ky është një proces ivazhdueshëm. Kjo kërkon një punë të vazhdueshme ngaekstensionistët dhe fermerët.

Një tjetër moment i rëndësishëm në punën me fermerët ështëkomunikimi i ndryshimeve klimatike dhe i hapave që duhet tëbëjnë fermerët për menaxhimin e riskut që vjen nga ndryshimetklimatike. Metodat e komunikimit mund të jenë të ndryshme sikontakte individuale me fermerët, vizita të grupuara në fermë, demonstrime në terren, shpërndarja e fletëpalosjeve, posterave, broshurave etj. Gjatë komunikimeve fermerët informohen edhepër praktikat dhe teknologjitë e reja që duhet të përdoren nëprocesin e përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike.

Si përfundim mund të themi që shërbimi i ekstensionit në bujqësidhe specialistët e ekstensionit në veçanti, kanë një rol tërëndësishëm  në përshtatjen e fermave ndaj ndryshimeveklimatike. Ata mund të ndihmojnë fermerët të njihen me konceptine një klime në ndryshim të vazhdueshëm, me efektet e saj nëbujqësi, të ndihmojnë fermerët të vlerësojnë ndikimet e ndryshimeve klimatike në fermat e tyre dhe tu propozojnë atyrepërshtatjet e nevojshme duke përdorur praktika e teknologji të rejabujqësore.

Parë në këtë këndvështrim, përshtatja e bujqësisë ndajndryshimeve klimatike do të kërkonte ngritjen e strukturave tëposaçme administrative pranë institucioneve të bujqësisë, me njëpersonel të kualifikuar, me fokus ndryshimet e klimës, ndikimetnë bujqësi dhe përshtatjen ndaj tyre si dhe konsiderimin e këtijproblemi si një detyrë funksionale të specialistëve të ekstensionitbujqësor pranë Agjensive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor(AREB-eve).

Prof.Dr. Albert Kopali

Departamenti i Mjedisit dhe Burimeve Natyrore

Na Ndiqni në: