Historiku i kultivimit te bimës se misrit ne Shqipëri, popullatat lokale te misrit, vlera, ruajtja dhe shfrytëzimi i tyre ne përmirësimin gjenetik.

Prof.Ass Kostandin Hajkola

QTTB Shkodër

“Ne familjen e graminaceve bëjnë pjese shume gjini, numri i te cilave arrin nga 450-530, ndërsa speciet janë afro 5000. Ne gjininë Zea, qe përfshihet ne grupimin e graminaceve me te rëndësishme si bime ushqyese për njeriun, gjejmë Zea Mays ose misrin, origjina e te cilit përben akoma sot një problem, për disa versione akoma te pa zgjidhura për botanistët, pasi ajo është e panjohur ne gjendje te egër, porse është e qarte, qe bima te jete kultivuar qe ne periudhën parakolumbiane”. (R. Bartolini)

“Emërtimi i pare shkencor “Zea Mays” i përket natyralistit ta madh suedez, Lineut. Ne greqisht fjala Zea do te thotë “jete” (A.Domi). Sipas J.P.Gay “Misri është e vetmja bime, nder kulturat e mëdha, qe nuk gjendet ne gjendje te egër. Prej mijëra vjetësh është njeriu, qe, pasi e krijoi misrin e mban atë ne jete.” Ndërsa sipas  Dupont Ph. “Misri  është një prej trashëgimive kryesore, qe na ka lënë qytetërimi parakolumbian  i Amerikës Qendrore. Ata e kane kultivuar 5000 vjet para erës se re dhe konsiderohet një nder tre drithërat e pare te kultivuar ne bote.”

Ne përpjekje për përcaktimin e origjinës gjenetike te bimës se misrit, botanistët për një kohe te gjate grumbulluan dhe herbarizuan bime te shumta. “Ne fund te shekullit te XVIII-te, sipas Weatherwax. P. dhe Randolph L.F., kur u gjeten gjinitë e afërta me misrin Tripsacum dhe Euchlaena, interesi për këtë problem u përteri”.

Ne vazhdën e këtyre kërkimeve sipas R.Bartolinit “Disa e konsiderojnë misrin një forme shume te ngjashme e Euchlaena mexicana e Meksikës (bime e kultivuar, me emrin Teosinte, si foragjere, ne zonat me te ngrohta te Amerikës), prej se cilesndoshta ka rrjedhe nëpërmes një procesi te mutacionit gjenetik, ose te ndryshimeve te papritura e te ndërprera, qe shfaqen ne substancën trashëguese te përmbajtjes gjenetike individuale”

Ne vitin 1978 ne Meksike u gjet një bime tjetër e familjes graminace e cila u emërtua “Misri diploid shumëvjeçar” (Zea Diploperenis-Iltis Doepley et Guzman). Emërtimi paraqet një veçori te rëndësishme te bimës, ku diploiditeti (2n=20), jep mundësinë e kryqëzimit me kulturën e misrit (E.E.Gogin,V.I.Rosinski). Por dhe me këtë gjetje, qe u konsiderua një zbulim i madh botanik i shekullit prejardhja gjenetike e misrit mbeti një dosje e hapur për studim. Për sa i përket vendit te origjinës, tashme prej shume studiuesve është pranuar se është rajoni i Amerikës suptropikale e ne mënyre me te sakte Meksika e Peruja, ku dhe është vërtetuar prania arkaike e misrit (Misri ne vitet ’80).

Hyrja e misrit ne Evrope është atribut i Kristofor Kolombit, te cilin ai e solli ne fillim te vitit 1493 ne Spanje, kur u kthye nga udhëtimi i tij i pare ne Amerike. Bima e re ose “mais”, siç e quanin banoret e kontinentit te ri, sipas W.C.Galinat” u përhap ne Evrope, Afrike e Azi gjate shekullit XVI me ane te detarëve te mëdhenj”

Ne Shqipëri misri daton te jete kultivuar rreth mesit te shekullit XVII, sipas një relacioni te F Bardhit te vitit 1641 fillimisht ne fshatin Blinishtë (zona e Zadrimës, Lezhe) i njohur me emrin sorgus (Xhepa S). Ne fakt mbërritjen e kësaj kulture ne vendin tone duhet ta kërkojmë qe ne mesin e shekullit 16-te, pasi ne disa zona si Luginat e Dibrës, fushat e Elbasanit etj,  taksa e drithit jepej edhe si misër (me emërtime kollomboq, grurë Misirietj). Nga ana tjetër, numri i madh i popullatave lokale te kultivuara deri ne vitet 50 te shekullit te kaluar ne një territor te vogël si Shqipëria, janë tregues te hershmërisë se kultivimit te kësaj bime jetike. Numri i madh i popullatave është i lidhur me faktin se rrugët e introduktimit te tyre kane qene te ndryshme, nga lindja dhe nga perëndimi.

Hapat e pare te seleksionimit me bimën e misrit janë zgjedhjet empirike bazuar ne “shenjtërimin e farës”. Fara e misrit tradicionalisht përpunohej ne veçanti, ndahej dhe nuk prekej qofte edhe për arsye madhore. Zona dhe fshatra te veçantekishin popullatat e tyre. Me këtë  fare konsolidonin edhe praktiken e kultivimit duke synuar vjeljen e kapacitetit te saj. Shpërndarja dhe vlerësimi i “performancës” se këtyre  farave kryhej nëpërmjet lidhjeve fisnore apo miqësore, gjithnjë ne funksion te zgjedhjes se asaj popullate qe jepte prodhim te larte e te qëndrueshëm. Numri me i madh i popullatave ndeshet ne zonat malore. Kjo për faktin e një diversiteti me te madh te faktorëve klimatike por edhe praktikave te kultivimit. Dominojnë popullatat lokale me cikël te shkurtër, strukture qelqore te kokrrës. Ngjyra e kokrrës dominuese është e verdha.

Deri ne vitet 50 te shekullit te kaluar, këto popullata kane qene baza te kultivimit te misrit ne Shqipëri. Fillimet e para tëseleksionimit shkencor te popullatave i gjejmë ne vitet 30, ne teknikumin bujqësor Lushnjë. Është punuar kryesisht mbi popullatat Sulove e Yzberish, si me te përhapurat ne zonën e ulet fushore. Ne vitet e luftës se dyte botërore deri ne vitet 50, disa shkencëtare te huaj janë marre me koleksionimin e popullatave dhe ruajtjen e tyre ne qendrat e resurseve gjenetike, ne Gjermani, ish Jugosllavi dhe ish Bashkimin Sovjetik.

Pas viteve 50 te shekullit te kaluar, ka filluar vlerësimi paraprak dhe përdorimi i popullatave lokale ne krijimin e hibrideve te para të tipit Top-kros. Ne vitet 60, ne strukturën e mbjelljeve te misrit kane dominuar popullatat e përmirësuara nëpërmjetzgjedhjes individuale apo masive, si dhe hibridet top-kros me prejardhje, popullate lokale x hibrid i huaj. Hibride me baze popullate x popullate nuk kane pasur sukses pasi heterozi ne këto raste ka qene i ulet, qe nuk justifikonte shpenzimet përprodhimin e farës. Vetëm ne fillim te viteve 70 u be e mundur te kalohet ne kultivimin e misrave hibrid, produkte te kryqëzimevendërmjet linjave inbrede. Ne vitin 1977, për here te pare Shqipëria ka mbjelle 99 % te sipërfaqes se misrit me fara hibride. Linjat kane qene kryesisht te huaja, mirëmbajtja dhe shumëzimi i tyre është kryer ne institucione kërkimore (IMO dhe ILB). Prodhimi i farës hibride realizohej ne ekonomi te prodhimit te farave, përpunimi dhe shpërndarja behej nga ish ndërmarrjet e farave. E gjithë kjo infrastrukture ka vazhduar te funksionoje deri ne fillim te viteve 90. Nga ana tjetër, institucionet kërkimore, IMO Shkodër dhe katedra e përmirësimit gjenetik ne ILB Kamëz, me programe te mirëfillta kërkimore, aplikonin skema seleksionimi qe rezultonin me krijimin e linjave dhe hibrideve te reja, me kapacitet prodhues e përshtatshmëri te larte për kushtet e Shqipërisë. Ne këtoprograme janë përfshire edhe popullata lokale si germoplazme fillestare ne krijimin e linjave te reja. Ne përgjithësi linjat me prejardhje nga popullatat lokale kane shfaqur mjaft dobësi. Aftësia e ulet kombinateve, vitaliteti i ulet pas 4-5 incukteve, rrëzimi ne vegjetacion, aftësi prodhuese e ulet si komponentëprindëror kane qene disa karakteristika “negative” qe përjashtonin përdorimin e tyre direkt. Megjithatë, me metoda te ndryshme seleksionimi (rikryqëzimet, krijimi i pool-ve sintetike), këto linja me origjine popullata lokale  janë përfshirene formulat e hibrideve te thjeshte apo tre linjash. Këtu mund te përmendim, Rozafa 113 B, Rozafa 116 B etj.    

Tradicionalisht, misri ne Shqipëri është kultivuar dhe shfrytëzuar kryesisht si drithë buke. Tani ky destinacion është ne përmasa te kufizuara, kryesisht ne disa zona malore te vendit. Megjithatë konstatohen  qe edhe ne zona tjera preferohet konsumi human i misrit (kryesisht si buke misri).

Si ne shume vende te botes edhe ne Shqipëri misri konsiderohet një kulture bujqësore me mjaft interes. Fale kushteve te favorshme pedoklimatike (me përjashtim te reshjeve) kultivimi tij është shtrire nga bregu i detit deri ne lartësitë 1000 m mbi nivelin e tij ne sipërfaqe qe ka arritur maksimumin ne vitet 70-80 nga 100-150 mije ha. Rendimenti ne shkalle vendi para përdorimit te farave hibride ka qene i ulet, ne nivelet 1.5-2.0 ton/ha. Pas futjes se farës hibride, rendimenti është 2-3 fishuar, natyrisht duke aplikuar edhe teknologji me efikase. Ne 20 vitet e fundit Shqipëria mbjell rreth 55-60 mije ha dhe realizon një prodhim mesatar 5.5-7.0 ton/ha. Rendimenti maksimal është i vitit 2020  dhe ka kaluar mbi 7 ton/ha. Një nga tendencat pozitive te këtyre 10 viteve te fundit është zgjerimi i sipërfaqes se mbjelljes se misrit me destinacion silazh me kalli. Si një nga format e konsumit maksimal te vlerave qe ka bima e misrit, kjo praktike e kultivimit ka tendence te zgjerohet edhe për faktin e një sipërmarrje me te madhe te rritjes e mbarështimit te blegtorisë, kryesisht gjedhit.

Gjendja aktuale e resurseve gjenetike te misrit

Pas futjes masive te hibrideve te misrit ne praktiken e kultivimit, epërsive qe ato treguan ne rritjen e prodhimit, popullatat lokale u mënjanuan nga përdorimi si material faror dhe teknologjik. Megjithatë, duke pasur parasysh se ato janë produkt i njëpërshtatje shekullore me faktorët klimatik e teknologjik, atyre iu është kushtuar një vëmendje e veçante nga institucionet kërkimore. Ne Shqipëri, pas viteve 70 janë realizuar disa misione koleksionimi. Me i plote është ai i realizuar ne vitet 74-76, ku janë koleksionuar mbi 600 popullata lokale, kryesisht nga IMO dhe ILB. Ne harkun kohor 1974-1990, ato kane qene pjese e germoplazmes se misrit  ne ruajtje, e tipit ex-situ. Pas karakterizimit dhe vlerësimit agromorfologjik te tyre, një pjese e tyre është eliminuar pasi i përkisnin te njëjtës popullate. Gjate këtyre viteve është konstatuar se një pjese e popullatave kane reduktuar variabilitetin gjenetik brenda popullatës. Kjo përmungese te kushteve për konservimin afatmesëm apo afatgjate, nga shumëzimi herëpashershëm i tyre  ne numër te kufizuar individësh për popullate etj. Ne vitet 94-95, është bere njëkoleksionim i dyte nga ish IMO Shkodër,  kryesisht për disa popullata qe kishin “humbur” ne koleksionin e viteve 74-76. Ne ketë koleksionim u grumbulluan 52 popullata ne vendorigjine. Me ngritjen e Bankës Gjenetike te Bimëve, fillimisht pranëESHFF, pastaj me krijimin e Qendrës se Resurseve Gjenetike pranë Universitetit Bujqësor Tirane, ruajtja e këtyre burimeve gjenetike te misrit kaloi ne formatin e konservimit afatgjate. Ne këtë format ruhen  245 popullata me 2500-3000 kokrra përpopullate, incukt linja te krijuara 450, me 250 kokrra përaksesion. Përveç tyre, koleksioni i punës (linja te introduktuarapo linja ne krijim) ka qene shume i pasur, me mbi1000 aksesione. Ne vitet e fundit ne mungese te kushteve te duhura për ruajtje dhe me mungesa financimi për ti rigjeneruar here pas here, një pjese e mire e tyre tashme janë pa aftësi mbirëse, praktikisht te papërdorshme.  Metodat baze te aplikuara ne krijimin e linjave te reja janë: rikurent SRR, rikryqëzime, pool-e sintetike, MAS etj). Pas viteve 2000 janë realizuar koleksionime te pjesshme nga Qendra e Resurseve Gjenetike pranë Universitetit Bujqësor Tirane, mbështetur nga projekte te ndryshme duke “koleksionuar”një pjese te popullatave ne vendorigjinen e tyre, megjithe problematikat dhe vështirësi e “virgjërisë”  dhe pastërtisë gjenetike.  

Koleksionimi i popullatave lokale te misrit është shoqëruar me rigjenerimin e herëpashershëm për te ruajtur aftësinë mbirësedhe ruajtjen e tyre. Ne vazhdimësi janë kryer studime e vlerësime te shumta, agromorfologjike, gjenetike, ekonomike etj. Natyrisht qe jo i gjithë koleksioni ka shfaqur interesa për vazhdimësinë e studimeve te tyre pasi ne tërësinë e koleksionit ka popullata te dubluara, te afërta gjenetikisht, disa edhe me probleme vitaliteti ne rigjenerim. Për te gjitha aksesionet e popullatave lokale te misrit ish IMO dhe QTTB Shkodër ne bashkëpunim me Bankën gjenetike te Shqipërisë ka kryer karakterizimin për disa tipare agromorfologjike (jo te gjitha sipas deskriptoreve ndërkombëtare te unifikuar), duke kontribuar ne plotësimin e pasaportës me te dhëna baze.

Perse duhen burimet gjenetike te misrit?

Me masivizimin e përdorimit te Hibrideve te misrit ne fillim te shekullit te kaluar u vërejt përdorim relativisht i kufizuar i germoplazmes se misrit, heqje dore nga përdorimi i popullatave lokale. Shfrytëzimi i fenomenit te heterozit, krijimi i incukt linjave elite dhe  hibrideve komercial nga një numër i kufizuar popullatash (kryesisht ato amerikane) mbarti fenomene te padëshiruara ne  praktiken e prodhimit bujqësor. Rendja kryesisht pas linjave me aftësi kombinative te larte çoi ne ngushtimin e bazës gjenetike (përdoret vetëm 5 % e variabilitetit, Hallauer et al). Kjo dukuri dhe efektet e  bashkëveprimit genotip x mjedis kane pasur pasoja deri ne komprometimin e prodhimit. Disa shembuj me poshtë ne vendin tone tregojnë se sa te renda kane qene pasojat e rendjes vetëmpas aftësisë se larte prodhuese.

prekja masive  nga helmintosporioza (H.Maydis, Raca T) ne fillim te viteve 70-te,
vrugu i duhanit ne vitet 60-te,
virozat ne bimën e patates,
filokserën ne bimën e hardhisë
xhuxhezim te linjave inbrede, komponentë prindërore te hibrideve  te misrit ne fundin e viteve 80-te.

Vlerat gjenetike te popullatave te misrit

Te dobishme:

Stabiliteti agronomik
% e larte e tyre me cikël shume te shkurtër vegjetativ
Tregues kimike te kokrrës me interes: yndyra 3-7.8 %, proteina 9-14 %, amidoni 65.0-76.0 %, lizina 0.200-0.370, triptofani 0.04-0.09, Metionina  0.100-0.160 %, Amiloza 23.8-29.7, Amilopektina 70.3-76.2 %
Ngjyra e kokrrës e bardhe dhe struktura qelqore
Material fillestar me interes ne krijimin e pool-ve gjenetike

Dobësitë:

Qëndrueshmëri e ulet ne rrëzim gjate vegjetacionit ne kushte klimatike me shume reshje apo erë.
Rezistence e ulet ndaj blozës (Ustilago sp.) sidomos popullatat me kokërr te bardhe.
Prodhimtaria e ulet
Vështirësi ne përdorimin e drejtpërdrejte për krijimin e linjave, kane tolerance te ulet ndaj incuktit dhe paraqesin vlere te ulet te aftësisë kombinative.

Megjithatë, duke pare karakteret e dobishme është e nevojshme te përdoren metodat me te mira për te shfrytëzuar alelet e favorshme te këtyre popullatave sikurse janë : seleksionimi rikurent (ne vijimësi), krijimi i pool-ve sintetike gërshetuar me metodën e rikryqëzimeve.

Mendoj se menaxhimi, ruajtja dhe përdorimi i burimeve gjenetike te misrit është kompleks dhe i vështire, pastaj ka edhe një kosto te larte. Ka ardhur koha te aplikojmë skema te reja ruajtjeje. Teknika e “Core collection” mund te ishte një zgjidhje racionale ne problematiken e menaxhimit e te konservimit te burimeve gjenetike. Shembuj te shumte ka nga institucione te ndryshme ndërkombëtare ne bime si bishtajoret, fasulja, graminacet, elbi, misri etj.

“Core collection” (bërthama baze) është afërsisht si krijimi i pool-ve gjenetike:  grupime te afërta gjenetikisht te ekotipeve dhe popullatave ne një. Me ketë praktike reduktohet numri i aksesioneve ne ruajtje, por arrijmë te konservojmë pothuajse plotësisht variabilitetin gjenetik brenda dhe ndërmjet popullatave lokale. Kriteret  ne krijimin e “Core Collection”-it te misrit janë: afërsia gjenetike e aksesioneve (distancat gjenetike). Për këtë i paraprijnë tiparet agromorfologjike, aftësia kombinateve, analiza me marker molekular.

Besoj se tashme ka ardhur koha për te pare mundësinë e aplikimit te rigjenerimeve “on farm”, ne funksion te ruajtjes se origjinalitetit, Ruajtjes se variabilitetit gjenetik, përftim te materialit gjenetik për konservim, studim dhe shkëmbim. Përveç kësaj një pjese e këtyre resurseve kane interesin ekonomik te përdorimit direkt te tyre si material mbjellës e prodhues ne procesin e zhvillimit te komuniteteve specifike rurale ne funksion te turizmit dhe te ushqyerit ekologjik.

                       Mrekullia e natyrës                                  dhepërmirësimi gjenetik

Disa nga popullatat lokale për zona specifike, përshkrimi morfologjik i tyre

Ne evolucionin e tyre bimët, kafshët qofte edhe njeriu, kane siguruar mbijetesën e tyre duke perfeksionuar sistemet e tyre “imunitar” ndaj faktorëve shkatërrues ne bashkëjetesën e pashmangshme. Bimët ne arealin e jetesës se tyre atakohen gjithmonë nga faktorët biotike dhe abiotike te dëmshëm për rritjen dhe zhvillimin normal te tyre. Ne procesin evolutiv ato kane krijuar sistemet e tyre te mbrojtjes. Po kështu edhe vete patogjenet perfeksionohen gjate evolucionit. Ne ketë beteje perfeksionimi gjithnjë mbijetojnë ato forma qe rezistojnë, pra, trashëgojnë veti e tipare te qëndrueshme ne ekosistemet.  Resurset gjenetike autoktone zotërojnë cilësi shume te vlefshme sidomos ne drejtim te përshtatjes. Popullatat autoktone te misrit ne Shqipëri paraqesin një variabilitet gjenetik te gjere dhe dinamik. Është kjo arsyeja qe burimet gjenetike autoktone ekotipe, popullata, raca ngelin ne qendër te kërkimeve si mjete apo vlera te pazëvendësueshme ne hartimin dhe aplikimin e programeve te përmirësimit gjenetik. Jo vetëm ne Shqipëri por ne te gjithë boten është shtruar me force ruajtja studimi dhe përdorimi i burimeve gjenetike. Ato marrin sot përparësi jo vetëm ne kuadrin e një ekonomie tregu ku ato mund te shfrytëzohen ne mënyre direkt por edhe si një rezervuar i pashtershme germoplazme për sot dhe për brezat e ardhshëm për te përballuar sfida e vështirësi ne procesin e zhvillimit.

Ne Shqipëri kane mbizotëruar popullata misri me cikël te shkurtër vegjetativ.  Kjo ka qene e diktuar nga disa faktorë se pari mungesa e ujitjes dhe kullimit detyrojnë mbjellje te vona. Ne lartësitë mbi 600 metra ku gjendet edhe shpërndarja me e madhe e popullatave autoktone cikli i tyre i shkurtër përcaktohet nga faktorët klimatike dhe ekspozicioni ndaj dritës. Persa i takon zonave fushore ne Shqipëri nuk ka pasur ndonjë diversitet te madh te popullatave te misrit, me se shumti kane qene 8-10 popullata qe nga veriu deri ne jug ne pjesën e ulet fushore.

Një tipare tjetër i rëndësishëm  i popullatave autoktone te misrit ne Shqipëri ka qene ngjyra e kokrrës e bardhe. Ky tipar ka qene i dëshirueshëm për faktin se misri është përdorur për buke dhe kjo ngjyre ka qene me e preferuara, por edhe e shoqëruar me strukture qelqore te kokrrës. Ne tërësinë e popullatave rreth 40 % e tyre janë me kokërr te bardhe.

Përdorimi i misrit për buke ka diktuar edhe tiparin e kokrrës qelqore pasi ajo paraqet disa epërsi kundrejt kokrrës miellore. Epërsitë qëndrojnë kryesisht ne rritjen e përmbajtjes se proteinave dhe cilësive buknxënëse te miellit me prejardhje te kokërr qelqore. Mbi 70% e popullatave autoktone te misrit ne Shqipëri janë te grupit me kokërr qelqore ose ½ qelqore. Natyrisht qe kjo nuk ka qene rastësi pasi me këtë tipare lidhen edhe treguesit e tjerë si tolerance me e larte ndaj faktorëve limitues te prodhimit si thatësira, sëmundjet e dëmtuesit. Pra ky grup popullatash ka qene me rezistent se ato miellore pavarësisht se aftësia e tyre prodhuese ka qene me e ulet.

Rajoni i Shqipërisë veriperëndimore është nder me te pasurit me popullata misri. Pjesa me e madhe e tyre i përket 2 racave te misrit,  “Montenegrin” dhe “Tete rreshteshi qelqor

Disa nga popullatat kryesore ne Shqipëri, arealet e origjinës dhe kultivimit

Nr

Popullata

Vend

origjina

Lartësia mbi nivelin e detit

Areali i përhapjes

Ngjyra e kokrrës

Struktura e kokrrës

1

Reç i Bardhe

Reç, M. e Madhe

400-600

M. Madhe, Mali i Zi

Bardhe

Qelqore

2

Reçi verdhe

Reç, M. e Madhe

400-600

M. Madhe

Verdhe

Qelqore

3

Vermoshi

Vermosh

800-1000

Kelmend

Bardhe,

Verdhe

Qelqore

4

Çelike

Dukagjin

300-500

Malësia

Dukagjin

Bardhe

Qelqore

5

Oblike

Ana e Malit, Shkodër

200-300

Shkodër,

Mali i Zi

Bardhe

Qelqore

6

Fare Krajë

Krajë, Mali i Zi

600-700

Shkodër,

Mali i Zi

Verdhe

Qelqore

7

Gushtak

Dibër, Puke,

600-800

Dibër, Puke, Zona malore te ndryshme

Verdhe,

I kuq

Qelqore

8

Dukat

Malësia e Vlorës

400-600

Malësia e Vlorës

Verdhe

½ Qelqore

9

Zhambaku

Sarande

200-600

Sarande, bregu detit

Verdhe

Qelqore

10

Filat

Korçe

700-900

Korçe, Kolonje, Përmet etj

Verdhe

Qelqore

11

Fare kuqi, Padesh

Tropojë

400-600

Malësia e Gjakovës, Tropojë

Verdhe

Qelqore

12

Mashkullore

Gjirokastër

300-700

Gjirokastër, Tepelene,

Verdhe

Qelqore

13

Sulove

Elbasan

200-600

Elbasan,

Bardhe

½ qelqore

14

Yzberish

Tirane

200-800

Tirane, Kavajë, Kruje

Bardhe

½ qelqore

15

Bullgari

Kruje

100-400

Kruje, Lezhe, Shkodër, Durrës

Bardhe

½ qelqore

16

Ungre  

Mirdite

400-800

Mirdite

Bardhe

½ qelqore

17

Gostile

Kukës

400-600

Kukës

Verdhe

½ qelqore

Literatura

1. Agricultural Biodiversity, Weblog, http://agro.biodiver.se/
2. Bertolini M et al, 1991, “Breeding actuvity of the maize stacion of bergamo: Synthetic gene pool-s and inbreds in the period 1975-1989, Maydica 36, pp 87-106.
3. Brkic I, 1996, “Oplemenjivacka vrijednost samooplodnih linia kukuruza posritlom iz razlicitih heteroticnih skutina. Agric. Inst. Osijek, Crotia.
4. Boyat A, 2002, “RFLP diversity and relationships among tradicional European maize populations”, Theor.Appl.Genet. nr 105, pp 91-99.
5. CIMMYT maize program, 1993, Germplasm Bank-Genetic Resources, preservation, regeneration, maintainance and utilization”.
6. Çapaliku L et al , 1996 “Maize, and maize improvement in Albania”, XVII conference of Eucarpia Ostober, 20-25, 1996,   Thessaloniki, Greece
7. Hajkola K et al, 2002,” Variacioni gjenetik i përmbajtjes se vajit ne kokrrën e misrit”          Bul.Shk. Nr 52, Ser. Shk. Nat, Un. “L Gurakuqi”, Shkodër
8. Leka I, 2004, “Variacioni gjenetik i përmbajtës se amidonit dhe fraksioneve te tij ne disa popullata misri te vendit”Bul. Shk.Bujq. Nr.2, Tirane  .
9. Leka I et al, 2004, “Variacioni i popullatave te vendit per polimorfizmin e bandave elektroforetike te proteinave”,Bul.Shk. Nr 54, Ser Shk Nat, Un. “L Gurakuqi”,Shkoder.
10. Hajkola K, 2003, “ Ruajtja dhe shtimi burimeve gjenetike, faktor baze te suksesit ne permiresimin  e bimes    se misrit” , Workshop ESHFF  Trane.
11. Hajkola K, 2006,“Burimet gjenetike te bimes  se misrit, menaxhimi dhe përdorimi i tyre si material fillestar, Workshop FAO-IMO, Shkoder.
12. Crossa J, 1989, “Methodologies for estimating the sample size required for genetic conservation of outbreeding crops”, Theor. Appl. Genet. 77,pp 1536-161.
13. FAO, 2008, “Strengthening sustainable use of genetic resources for fond and agrikulture in Albania”, TCP/ALB/3012 (D) Referime ne Workshop.
14. Garnier P, 1992, “ Contribution a l`etude de la variabilite genetique inter et intrapopulation chez le mais. Valorisation d`informations agromorphologiques et enzymatiques”, These du doctorat. INA-Paris_Grignon
15. Gay J P. 1984, “Fabuleux Mais” (historie et avenir d’une plante) AGPM, Paris.
16. Geric I et al, 1989, “Races and populations of maize in Yugoslavia” IBPGR, Rome.
17. Hajkola K et al, 2008, “Variabiliteti gjenetik i disa popullatave te  misrit per tolerance ndaj thatesires”,  Konferenca Nderkombtare e Biologjise UT, Tirane.
18. Hallauer A R, 1988, “Modern maize breeding”, Euromaize Workshop. MRI, Z.Polje, Beograd, pp 1-20.
19. IPGRI, 1992, “Farmers, genebanks and crop breeding” pp 19-29.Rome.
20. Kaan F, et al, 1982, Etude de populations europeen de mais pour qualques caracteres d`interet agronomique”, Agronomie 2 (6) 557-582.
21. Robert E H, 1989, “ Seed storage for genetic conservation”, Plant Today, vol.2, Nr 1, pp 12-18.
22. Hallauer A R et al, 1988, “ Corn and corn Improvement”, Sprague G F, Dudley J W, ed Madison, Wisconsin, USA.
23. Gallais A, 1990, “ Theorie de la selection en amelioration des plantes”, Edition Masson, Paris.
24. Gallais A et al, 1993, “Une exemple de gestion des resources genetiques en vue de la selection”, colloque en homage a Jean Pernes, Paris, pp 477-490.
25. Crossa J et al 1993, Statistical genetic consideration for maintening germplazm Collection”, Theor.Appl. Genet. Vol. 43, pp 673-678.
26. Laçej H et al, 1980, “Rezultate te punes gjenetiko seleksionuese me misrin ne vendin tone”, BSHB, Nr 4, Tirane.
27. Leng E R et al, 1962, “Maize of southeastern Europe and its potential value in breeding programs elsewhere”, Euphytica 11, pp 263-272
28. Osja A et al, 2000, “ Misri ne Shqiperi, arritjet dhe perspektiva”, Tirane.
29. Permeti M et al, 1987 “Linjat baze e permirsimit gjenetike te misrit”, ILB,Tirane
30. Querrie S et al, 1996, “Molekular marker metod to dissect drought resistence in maize”, Eucarpia XVII Konf. Thessaloniki, Greece.
31. Raporte teknike dhe shkencore te IMO Shkoder 1974-1976, Arshiva IMO, Shkoder.
32. Raporte teknike dhe shkencore te IMO Shkodër 1994-1996, Arshiva IMO, Shkoder.
33. Raporte teknike QTTB Shkoder, 2007-2011, Arshiva QTTB Shkodër.
34. Salillari A et al, 2004 “Gjenetika Bimore”, Botim i UBT-Tirane.
35. Salillari A et al, 2005 “Misri, Gjenetika, Permirsimi, Prodhimi I fares dhe Marketingu”, Tirane.
36. Salillari A et al, 2007, “Resurset gjenetike” Tirane.
37. Salillari A, 1980, “ Baza  gjenetike e misrave te vendit dhe vlera e tyre per krijimin e linjave te pastra” Teme Disert. ILB Tirane.
38. Salillari A, 1990, “Studime ne fushen gjenetike dhe permiresimit te misrit”, Diser. UB, Tirane.
39. Salillari A, 1997, “ Misri nje miniere bimore” Tirane.
40. Xhepa S et al, 1962, “Hibridet e misrit ne Shqiperi”, BSHB, nr2, Tirane.
41. Xhuveli L et al, “Permiresimi gjenetik i bimeve” ILB Tirane.

Na Ndiqni në: