Portokalli kuq, siç njhet gjerësisht në gjuhën popullore “portokalli me shegë”, apo “portokalli mbretëror” përfaqëson një frut gati ekzotik mjaft të pëlqyer nga konsumatori shqiptar dhe jo vetëm. Ky frut tërheqës, që së jashtmi ngacmon me shijen e veçante dhe freskin e lëngut, është bërë mjaft i kërkuar dhe konsumohet gjërësisht, sidomos për vetitë dietike si një produkt i pasur me vitamina e minerale dhe dobi të shumta kurative. Fruti dallon nga agrumet e tjera, me një shije karakteristike tëveçantë miksimi, i ëmbël dhe i thartë në nota të mandarinës, rrushit dhe shegës, Ngjyra e tulit është shumë e pazakontë për agrumet dhe sipas varieteteve, prezantohet e kuqe, e kuqe e errëtdhe ndonjëherë pothuajse vjollcë.
Pak historik
Informacioni i parë për portokallet e kuqe (si gjaku), daton në vitin 1646, falë botanistit Giovanni Battista Ferrari, i cili tregon gjatë qëndrimit të tij në Filipine, se pa dhe shijoi një frut portokalli me tul të kuq dhe aromë të ngjashme me atë të rrushit.
Agronomi sicilian Giuseppe Inzenga (1815-1887) në librin Citrus Siciliani, përshkruan lloje të ndryshme portokalli të karakterizuara nga ngjyra e kuqe, e përshkruar gjithashtu dhe në një foto nga Bartolomeo Bimbi në shekullin e 18-të. Shumë autorë pajtohen se portokallet e gjakut kanë origjinë mesdhetare, nga varietetet e lashta “Sanguineli”.
Varieteti ‘Tarok‘ që është më i njohuri nga portokallet e kuq, u zbulua në fillim të viteve 1900 në provincën e Sirakuzës, por u përhap shpejt deri në jug të malit Etna, ku ekzistojnë kushtet më të mira për shprehjen e potencialit të tij gjenetik. Ky varietet i njohur shumë në Siçili, u përhap edhe në vendet përtej Italisë.
Të dhëna specifike
Frutat e grupit të Portokallit të kuq, nga jashtë kanë një lëkurëportokalli të ngjyrosur lehtë me hije të kuqe, e karakterizuar nga një porozitet i lehtë deri të lëmuar. Ngjyra e kuqe në tul është për shkak të pranisë së pigmenteve të tretshme në ujë, antocianineve, me shije ideale e saposhtrydhur, ku aroma e saj është e ngjashme me atë të mjedrës ose qershive.
Vajrat esencialë të nxjerrë nga portokalli i kuq kanë karakteristika unike, përmbajtja e lartë e karotenoideve karakterizon atë në veçanti dhe e bën mjaft të nevojshëm përdorimin e tyre, si frut. Pjesa e brendëshme është me tul në ngjyrë tërheqes në ngacmues, ku nuanca diferencon sipas varieteteve. Ngjyra e kuqe, here here është me nuancë të thellë si e gjakut, ndaj shpesh në identifikimin e disa varieteteve ndeshim në literaturë terma përshkruese si; “sanguinelat dhe gjakosharet”.
Ndër varietetet më të zakonshme:
Portokalli Tarok, i cili ka një lëkurë të hollë, të lëmuar dhe rezistente dhe ngjyra e tij her e verdhë dhe e kuqe e lehtë,ndryshon nga pjekja e hershme dhe ajo e vontë (periudha e vjeljes, Dhjetor-Prill). Shija është e jashtëzakonshme kur është plotësisht e pjekur.
Portokalli Sanguinel (gjakoshar), piqet nga Shkurti deri në Prill dhe vitet e fundit është ndër varietetet më të njohura në tregjet evropiane, për shkak të ngjyrës së tulit dhe lëngut të tij, mjaft të reklamueshëm.
Portokalli Moro ka një lëkurë portokalli me nuanca intensive të kuqe në njërën anë. Tuli, si dhe varietetet e tjera, nuk ka fara dhe ka ngjyrë të kuqe në të errët. Ky varietet, krahasuar me të tjerët, ka një shije më intensive dhe një ngjyrë më të ndezur me nuancë. Periudha e pjekjes është Dhjetor – Mars.
Materiali nga Prof.As.Dr. Adriatik Çakalli
Universiteti Bujqësor, Tiranë.
Shto Koment