Zëvendës Rektorja për Marrëdhëniet me Institucionet dhe Publikun në UBT, Romina Koto mori pjesë sot në panelin për Bujqësinë dhe Sigurinë Ushqimore, së bashku me përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë dhe Parlamenti.
Koto bëri një prezantim rreth UBT, ku theksoi rëndësinë, vlerat, kapacitetet, kontributin dhe prioritetet e UBT në sektorin bujqësisë, ushqimit, mjedisit, administrimit të territorit dhe mbarështimit të pyjeve.
Ajo pëmendi programet e studimit, bazën eksperimentale (FDE) dhe laboratorë të akredituar në funksion të mësimit dhe kërkimit shkencor për të tretët.
Përpos këtyre, Koto theksoi se gjithnjë e më tepër po lipset nevoja e ekspertizës së profesionistëve të UBT dhe ndihma e të rinjve në zhvillimin, diversifikimin dhe integrimin rural e bujqësor të vendit.
Po ashtu, zv. Rektorja shtoi se UBT, në kuadër të ndërkombëtarizimit, po punon gjithnjë e më tepër për zgjerimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit me vende të ndryshme të botën, ku aktualisht janë arritur mbi 70 të tilla. Këto të fundit jo vetëm mundësojnë shkëmbimin e studentëve përmes projekteve Erasmus, Ceepus, Cost apo Appear, por edhe njësimin e diplomave dyale të përbashkëta. Me rëndësi është dhe hapja e programeve të doktoraturës, ku aktualisht numërohen 25 studentë.
Stafi i UBT i pranishëm në panair vizitoi çdo stendë të sipërmarrësve të ndryshëm, duke i kushtuar rëndësi të veçantë prezantimit të studentëve tek ta dhe krijimit të mundësive për intershipe apo punësim. Nga ana tjetër, edhe pala tjetër u tregua e gatshme për bashkëpunim dhe shprehu interes të madh në këtë drejtim, duke u ankuar për mungesën e specialistëve bujqësorë në kompanitë e tyre.
Shto Koment