Sëmundja e krimbit të zemrës (Dirofilarioza), është njësëmundje serioze, ndonjëherë fatale që shkaktohet ngaparaziti i gjakut Dirofilaria immitis. Në qentë e infektuarkrimbat adultë lokalizohen në zemër, arterie pulmonare dheenët e mëdha të gjakut. Rrallë, krimbat adultë mund tëgjenden në pjesë të tjera të sistemit të qarkullimit të gjakut. Femrat adulte janë 15-36 cm të gjata dhe 3 mm të gjëra. Meshkujt janë rreth gjysma e madhësisë së femrave. Tek njëqen në kohën e diagnostikimit të sëmundjes mund të jenë tëpranishëm deri 300 krimba. Adultët mund të jetojnë nëzemër deri 5 vjet dhe gjatë kësaj kohe, femrat prodhojnëmiliona pasardhës të quajtur mikrofilarie. Këto mikrofilariejetojnë kryesisht në enët e vogla të qarkullimit të gjakut.
Cili është cikli jetësor i krimbit të zemrës?
Cikli jetësor i krimbit të zemrës është i ndërlikuar; parazitika nevojë për mushkonjën si bujtës të ndërmjetëm përpara se ajo të mund të përfundojë ciklin e saj jetësor tek qeni, pramushkonja është pjesë përbërëse e ciklit jetësor të krimbit tëzemrës. Rreth 30 lloje mushkonjash mund të transmetojnëkrimbin e zemrës. Cikli jetësor fillon kur një mushkonjëfemër pickon një qen të infektuar dhe bashkë më gjakunmerr dhe mikrofilariet të cilat zhvillohen më tej për 10 – 30 ditë në aparatin tretës të mushkonjave dhe më pas kalojnë nëgojën e saj. Në këtë fazë, Dirofilaria është në stadin e larvësinfektive dhe infekton qentë pasi pickohen nga kjomushkonjë. Larva infektive migrojnë në qarkullimin e gjakut, në zemër dhe enët e gjakut, maturohen e kthehen nëadultë dhe duke duke prodhuar mikrofilariet brenda 6 –7 muaj.
Ku gjendet sëmundja e krimbit të zemrës?
Dirofilarioza është e përhapur në të gjithë botën, kudo kujanë të pranishme mushkonjat. Rreziku i infektimit është mëi madh në periudhat aktive të mushkonjave.
Si përhapet sëmundja e krimbit të zemrës?
Meqenëse transmetimi kërkon mushkonjën si bujtës tëndërmjetëm sëmundja nuk përhapet drejtpërdrejt nga qeni nëqen. Rastet më të shumta të Dirofilariozës përkojnë me sezonin e mushkonjave. Numri i qenve të infektuar dhekohëzgjatja e sezonit të mushkonjave janë të lidhuradrejtpërdrejtë me incidencën e sëmundjes së krimbit tëzemrës.
Si e dëmtojmë krimbat e zemrës qenin?
Zakonisht duhen disa vite përpara se qentë të shfaqin shenjatklinike të infeksionit. Për rrjedhojë, sëmundja diagnostikohetkryesisht te qentë e moshës 2-8 vjeç. Sëmundja është e rrallëte qentë e moshës më pak se 1 vjeç, sepse mikrofilarieve u duhen 5 – 7 muaj për t’u kthyer në adultë pas infektimit. Fatkeqësisht, në kohën kur shfaqen shenjat klinike, sëmundja zakonisht ka avancuar shumë.
Adultët e D.immitis bllokojnë zemrën dhe enët kryesore tëgjakut që dalin nga zemra, duke përfshirë arterien pulmonareato gjithashtu pengojnë funksionimin normal të valvulave tëzemrës. Duke bllokuar enët kryesore të gjakut pengohet dhefurnizimi me gjak i organeve të tjera veçanërisht emushkërisë, mëlçisë dhe veshkave. Zvogëlimi i rrjedhjes sëgjakut dhe shpërndarjes së oksigjenit shkakton keqfunksionim të këtyre organeve.
Shenjat klinike të sëmundjes së krimbit të zemrës varen nganumri i krimbave adultë të pranishëm, lokalizimi i tyre, dheshkalla e dëmtimit që kanë pësuar zemra, mushkëritë, mëlçiadhe veshkat. Shenjat klinike më të dukshme të sëmundjes sëkrimbit të zemrës janë kollë e thatë, frymëmarje e shpeshtuar, rënie në peshë, anemi dhe dobësim i gjendjes sëpërgjithshme të organizmit. Të gjitha këto shenja janë më tëdukshme pas ushtrimeve dhe ndonjëherë qentë e infektuarrëndë mund të ngordhin papritur gjatë stërvitjes. Në raste tëavancuara, problemet e shkaktuara në zemrër do të sjellinformimin e ashitit dhe të edemave.
Mikrofilariet (krimbat e pa maturuar) qarkullojnë në të gjithëtrupin, por mbeten kryesisht në enët e vogla të gjakut dhemund të bllokojnë rrjedhën e gjakut. Qelizat që furnizohennga këto enë gjaku, në këtë mënyrë privohen nga lëndëtushqyese dhe oksigjeni. Mikrofilariet dëmtojnë kryesishtmushkëritë dhe mëlçinë duke shkaktuar kollë dhe cirrozë tëmëlçisë. Veshkat gjithashtu mund të preken gjë që sjellakumulim të toksinave në organizëm.
Si diagnostikohet sëmundja e krimbit të zemrës?
Diagnostikimi i krimbit të zemrës bëhet gjithmonë duke marrë gjak nga qeni dhe me anë të teknikave serologjike(testi i antigjenit, ELISA) evidentohet prania e tij. Grafia e toraksit rekomandohet për të vlerësuar shkallën e dëmtimit tëzemrës dhe mushkërive. Testet e gjakut (numërimi i plotë iqelizave të gjakut dhe biokimia e serumit rekomandohengjithashtu përpara trajtimit të sëmundjes në mënyrë që tëvlerësohet prania dhe shkalla e dëmtimit të organeve.
Si trajtohet sëmundja e krimbit të zemrës?
Shumë qen diagnostikohen kur sëmundja ka avancuarshumë, kjo do të thotë se krimbat e zemrës kanë shkaktuardëme të konsiderueshme në zemër, mushkëri, enët e gjakut, veshkat dhe mëlçi. Qentë në këtë gjëndje kanë prognozë tekeqe. Trajtimi kundër krimbave adultë konsiston nëinjektimin e Melarsominës (Immiticide®) i ciliadministrohet me një seri injeksionesh. Pas dozës fillestarebëhet një periudhë pushimi 30-ditë dhe më pas 2 doza tëtjera jepen 24 orë larg njëra-tjetrës. Gjithashtu qentëtrajtohen me antibiotik (Doksiciklinë) dhe rekomandohetpushim total. Pushimi i plotë është thelbësor pas trajtimit. Krimbat adultë ngordhin brenda pak ditësh dhe fillojnë tëdekompozohen, ndërsa shkatërohen ato kalojnë në mushkëridhe enët e gjakut. Ky proçes zgjat disa javë deri në muaj dhekjo është periudha ku shfaqen komplikacionet pas trajtimit sipasojë e fragmenteve të krimbave të ngordhur. Kjo është njëperiudhë e rrezikshme, kështu që është absolutisht thelbësoreqë qeni të mbahet sa më i qetë dhe pa u ushtruar për 1 muajpas injektimit të dozës përfundimtare. Qentë me problem tërënda mund të kenë nevojë dhe për dieta speciale, diuretikëdhe medikamente për të përmirësuar funksionin e zemrës. Edhe pasi krimbat e zemrës janë vrarë me sukses, disa qenmund të kërkojnë trajtim gjatë gjithë jetës për insufiçencë tëzemrës (ACE-bllokues, beta-bllokuesit ose glikozidekardiake dhe dietat speciale pa kripë).
Si mund ta parandalohet Dirofilarioza?
Ka medikamente të posaçme të cilat parandalojnëDirofilariozën si dhe mbrojnë qenin nga pickimi imushkonjave. Është veterineri ai që përcakton progaminparandalues më të përshtatshëm kundër krimbit të zemrës.
Shto Koment