4 Tetori shënon ditën botërore të kafshëve, një datë e cila fillimisht u celebrua si e tillë në vitin 1931 në Firence të Italisë, në një konventë të ekologjistëve. Në këtë ditë në forma të ndryshme festohet për jetën e kafshëve dhe ngjarje të veçanta planifikohen dhe organizohen në të gjithë globin.
4 tetori u zgjodh si Dita Botërore e Kafshëve, pasi përkon me festën që festohet ndaj Shën Franceskos (Giovanni Francesco di Bernardone), i cili ishte një adhurues i natyrës dhe mbrojtës i kafshëve.
Megjithatë, kjo ditë festohet tashmë në të gjithë botën, nga të gjithë adhuruesit e kafshëve, pa dallim feje, kombësie apo prejardhjeje. Në këtë ditë në të gjitha vendet organizohen takime të ndryshme, konferenca, takime me nxënës të shkollave, ku flitet rreth lidhjes dhe dashurisë që kafshët kanë për njerëzit, për dashurinë që këta të fundit duhet gjithashtu t’u dhurojnë kafshëve.
Dita Botërore e Kafshëve mbahet çdo vit më 4 tetor për të tërhequr vëmendjen e qeverive, por edhe qytetarëve për rëndësinë e respektimit të jetës shtazore.
4 Tetori është një mundësi e mirë për të kujtuar miqtë tanë kafshë të të gjitha llojeve. Ashtu si edhe njerëzit, edhe kafshët gëzojnë të drejtat e tyre.